Meri Mezini: Parulla që burgosi një familjar të pafajshëm dhe mori në qafë një fis

111
Sigal

Si e tjetërsuan parrullën “T’u qepemi maleve dhe kodrave dhe t’i bëjmë pjellore si fushat”

-Parulla e tjetërsuar “T’u qepemi maleve dhe kodrave, t’i bëjmë pjellore si gratë”.

NOA

Ishte njëra nga parullat që shkruheshin me punë vullnetare nga rinia para viteve 1990. Ishte pikërisht viti 1975. Më kujtohet ajo ditë si tani. Atë mëngjes më zgjoi zëri nënës, po qante. E njihja atë zë, ajo qante me vargje, ishte një llojë melodie do ta quaja pasi ishte gruaja që qartë më bukur thoshnin  gjithë njerëzit e atij fshati. Ajo qante me ligje. Hodha jorganin me të cilin isha mbuluar dhe vrapova drejtë dhomës me oxhak.

Ç’a të shikoja!

Gratë e lagjes ishin ulur në minderat rreth oxhakut dhe të gjitha shikonin arkivolin, të cilin e kishin vendosur në mes të dhomës. Babai im, bërtita unë dhe ju hodha arkivolit sipër. Ai  kishte ndaluar frymëmarrjen e tij. Bërtita sa zë kisha, dhe ju hodha nënës në qafë. Isha fëmija i fundit, e vogla e babit më thërriste ai, atë vit isha në klasën e dytë fillore. Babai vuante nga azma dhe nga veshkat, kishte ditë i shtruar në spitalin e qytetit të Tepelenës. Familja ime kishte ardhur nga Malëshova fshati Kala dhe u vendosën për një jetë më të mirë në Dragot, atë fshat afër qytetit e quanin Stambolli i vogël. Nëna më mori pranë, më shtrëngoi fortë në gji dhe më thotë. Babai na la bija ime, ai do iki në qiell dhe s’do kthehet më kurrë, do na mungojë e vogla ime. Ngashërimat e saj u bashkuan me të  bërtiturat e mija, e doja shumë babanë, madje më shumë se nënën. Qaja dhe dridhesha. Bënte shumë ftohë pasi ishte data 21 janar i vitit 1978. Pas pak hyri vëllai i vogël, i cili ishte disa vite më i madh se unë, më kapi për dore më përqafoi fortë. Dalim më thotë dhe dolëm në oborrin e shtëpisë dhe të dy u ulëm në gurët që ishin si stola rreth manit ku ne lëkundeshim në lisharsja, të cilën na e kishte lidhur babai. Ajo ishte lodra më e bukur e fëmijërisë. Fëmijëria ime nuk ishte e bukur, por nuk e ndjenim se dashuria e prindërve e motrave, vëllezërve ishte shumë e madhe. Babain e varrosën në varrezat e fshatit. Atë mbrëmje të trishtë më zuri gjumi herët, pasi kisha qarë shumë. Kaloi një javë dhe babai bënte shtatë ditë i vdekur. Atë ditë erdhën prap njerëz midis tyre ishte dhe vëllai i nënës time, ai punonte traktoristë në atë kohë më fshatin tonë. Më keni mua nuk ju lë vetëm thotë dhe na morri në krahët e tij të dy, mua dhe villain e vogël pasi motra ishte martuar largë në veri të Shqipërisë, kurse vëllai i madh kishte pak vite që kishte shkuar në Lukovë dhe jetonte atje familjarishtë. Largësia bëri që motra nuk harriti të vinte në varrimin e babait. Njerëzit hëngrën drekën dhe u larguan duke na lënë ne pjestarët e familjes në rutinën e përditshme me boshllikun e krijuar nga mungesa e babait. Një mëngjes u ngrita e tmerruar nga disa zëra, midis tyre dëgjova zërin e dajos. Zëri i dajos dëgjohej deri brenda. Ai bërtiste dukej mirë që po zihej me dikë. Nuk ju lejoj nuk ju lejoj të prishni shtëpinë e motrës, më vrisni mua po deshët. Dola në oborrin dhe ça të shikoje, gjysma e shtëpisë ishte rrëzuar, gardhi që ndante pjesën nga komshiu ishte prishur i tëri. Dajon e kishin kapur dy burra për krahu dhe po e qëllonin. Gjaku i kish mbuluar fytyrën. Nëna ishte futur në mes dhe nuk i ndante dot burrat. Unë bërtita aq shumë sa u mblodh gati gjysma e fshatit. Nuk zgjati shumë dhe vjen një makinë policie, punonjësit me uniformë në vënd të merrnin dy burrat që kishin gjakosur dajon morën dajon dhe e prangosën.

Makina tip xhipsi e policisë iku.

Nëna qante, na shtrëngonte si zogjtë në krahët e saj mua dhe vëllanë. Vdiq babai juaj dhe k’ta maskarenjtë duan të vjedhin vatanin thotë nëna e përlotur. Ata shtynë gardhin dhe vunë ngjitur me murin e shtëpisë. Nuk zgjati as dhjetë minuta dhe vjen vajza e xhaxhait tim. Nëna ime kishte rritur pasi ai ishte divorcuar dhe vajzën e tij e rritën prindërit e mi. Liria ishte një grua e fortë. Ajo prishi gardhin dhe me spatën në dorë ju afrohet burrave dhe ju thotë: Prekeni gardhin prapë, do t’u vras ju dhe veten. Ajo na doli zot dhe nuk guxuan më t’i afroheshin as gardhit, as shtëpisë, fal asaj gruaje dhe punëtorëve u ngrit muri për gjithë natën. Familja ime tashmë humbi qetësinë. Të nesërmen nëna shkon në polici të interesohej për dajon, se ndoshta do ta lironin, por mori lajmin e keq. Ai do dënohej, do burgosej. Unë mbarova mësimin dhe shkova me vrap në shtëpi; e dija që do gjeja nënën dhe dajon aty po jo. Dajua ishte burgosur. Dhe akuza e ngritur mbi të nuk përputhej me të. Ai u dënua 7 vite burg pasi në atë kohë mizerabël do ta quaja sot që jam e rritur. Sistemi i kalbur i komunizmit të dënonte dhe pa  të drejtë. Komshinjtë tanë kishin sekretarin e Byrosë në komitetin ekzekutiv njeriun e tyre dhe sigurishtëne nuk kishim njeri t’na dilte  për zotë .Që të na merrnin tokën dhe e morën e vendosën gardhin ku deshën, duhej të pengohej dalja e dajos nga burgu pasi ai ishte i vetmi person që do t’u hapte probleme. Sajuan sikur ai kishte thënë diku, T’u qepemi maleve dhe kodrave dhe t’i bëjmë “T’u qepemi maleve dhe kodrave t’i bëjmë pjellore si gratë”. Ai kishte shtrembëruar parullën që në të shkruhej;”T’u qepemi maleve dhe kodrave dhe t’i bëjmë pjellore si fushat”. Nuk e kishte thënë kurrë një fjalë të tillë. Për këtë fjalë të ndryshuar sipas tyre kishte ndryshuar fjalën Fushat me Gratë kopsitja e letrave burgosi një të pafajshëm. Dënimi i dajos ishte fatal ai kishte lënë gruan e re të sëmurë me dy fëmijë të vegjël në fshatin Hormovë fillikat vetëm. Të gjithë flisnin për këtë dënim të pamerituar, këtë burgosje të padrejtë të një njeriu punëtor të asaj krahine. Shumë jetë të lënduara për një shtyrje gardhi. Dy jetim ngelën vetëm, për 7-të vite me rradhë për një parullë që ja sajuan. Atë e burgosën në burgun e Burrelit. Jeta e nënës time u rëndua ajo tashmë kujdesej dhe për fëmijët dhe nusen e dajës. Kush nuk e njihte Nënë Lolonë kështu i thërrisnin të gjithë në Dragot. Ishte doktoreshë popullore që shëronte me fjalët e saj të ëmbla, dhe fjalët e Kuranit shumë njerëz. Kaluan vitet dhe ai mbaroi ato vite maskaradë në atë burg të ftohtë, i cili u sëmurë në ato dhoma të ftohta, dhe shumë vite me rradhë u kurua, por nuk ja doli sëmundja brenda mushkrive, i mori jetën. Nënën e rëndonte gjithmonë ndjenja e fajit pasi ai ishte penalizuar vetëm se na mbrojti ne. Kohë e egër që lëndoj shumë familje, kohë që la gjurmë dhe te unë që sot po e rrëfej dhe e shkruaj me dorën time këtë fragment që nuk do ta harroj kurrë. Fëmijëria jonë ishte jo mirë për të gjithë, pasi varfëria flinte në çdo derë të fshatit, sidomos te unë ku isha një vajzë jetime pa baba dhe nëna për të mbijetuar çohej natën ngrinte çarrqet me hekur të kapte ndonji dhelpër apo kunadhe. Ajo i rripte vetë dhe lëkurën e thante dhe e shiste, të blinte ushqime për ne dhe fëmijët e dajës.

Unë dhe vëllai e ndihmonim me duart tona të vogla mblidhnim lulet e kamomilit.

Sa herë shifja vajzën e dajës ajo merte lulen e kamomilit dhe i këpuste një e nga një fletëzat e vogla dhe më thoshte, ta shofim do dali babi nga burgu, i këpuste me dorën e saj të vogël një po një jo, dhe më thoshte del s’del, lulja gjithmonë i dilte (Del) Ajo priste çdo fundjavë të jatin bashkë me vëllanë e vogël po ai u vonua doli mbas 7 vitesh ata dy fëmijë u rritën vetëm me sakrifica të mëdha të nuses dajos, heroinë e quaj sot. A ka varrë të varrosi ato plagë të shkaktuara nga sistemi në atë kohë? Nuk ka qënë i vetmi dajua im në atë kohë, sistemi bëri shumë viktima.