1.
…Kur prijësi naiv dhe injorant të karvaneve Haxhi Mileti, i cili një ditë ngarkohet nga Sulltani të çojë gjysmë milioni shami për mbulim fytyre dhe trupi në krahinat e Ballkanit të banuara nga shqiptarët kryengritës. Ky mision ndërlidhet me përpjekjen e përgjakshme të osmanëve, që ato territore, të cilat ata i kishin pushtuar në Mesjetën e vonshme në Ballkan dhe Europën qendrore dhe të cilave u kishin dhënë autonomi relative, tani të futeshin nën tutelë edhe në aspektin fetar, shkruan një autor gjerman në vitin 2015, në gazetën «Süddeutsche Zeitung”.
…
«Sjellësi i fatkeqësisë», në mos ishte, është edhe sot prezent me xhaminë e re. Kur Kadare rrëfente, për rezistencën e shqiptarëve përpos një invazioni fetar, që erdhën nga lindja.
Edhe si dikur në ditët e sotme, ai vjen sërish nga udha e lindjes. Dhe ka atë fytyrë. Dhe atë titull si libri i Kadaresë: “Sjellësi i fatkeqësisë” është ai Haxhi Mileti, jo më tridhjetëvjeçar, i martuar dhe prapë që nuk e ka as për jetën dhe gratë. Që në vend të merret me punët e shtetit, merret me punësit e feve. Është Haxhi Mileti, dora vetë, që s’do i binte në mend se mund të ekzistojnë gra të pambuluara. Edhe pse disa janë të pikëlluar edhe «europianet» i pret ajo, që tashmë ka mbuluar territore të tëra, shamia. Dhe kur Kadare thoshte se për Haxhiun ishte realitet i pranuar, që «raca njerëzore përbëhet prej dy pjesëve: një e mbuluar dhe një e pambuluar». Ne shqiptarët hyjnë te e dyta,por me fjalë se Haxhi Mileti është sërish nën urdhëra, nga sulltani i ri. Ai ka ardhur në Ballkan. Nga ajo udhë ku erdhi më parë.Tani Haxhi Mileti ka lënë karavanët e dikurshëm dhe thuhet se po ndërton xhamira.
2.
-Ti,si një profet Kadare, na parashtrove, që në mesviteve ‘80 udhëtimin e Haxhi Miletit , ndër viset e Ballkani.
Dhe karvani niset në rrugën e gjatë, i shoqëruar nga oficerë, ushtarë, spiunë, dhe një ditë Haxhiu sheh çfarë s’ka parë kurrë, gra pa shami. Ato të cilat qeshin në publik. Nuk ulin shikimin, por e shikojnë atë, një burrë të huaj, drejt në sy.Gra që janë krenare për flokët, që i tregojnë hapur dhe lëvizin pa ndrojtje. A i sheh këto Haxhi Mileti? Ky përjetim e trazon atë, pa humbur kohë ai dëshiron që këto gra të përdala të marrin dënimin e Allahut dhe të rojtarëve të tij. Prandaj ai rend shpejt dhe nuk ndalet për të përmbushur misionin e sulltanit të ri. Kështu, që në shumë vende të botës, thuhet se është parë, karvani i Haxhi Miletit. Fantazma e tij. Nuk duket më festja e kuqe e Haxhi Miletit, por flamuri gjysmë hëne, në dyertë dhe strehët e xhamive të reja. Shteti turk prej shumë vitesh ka ndërtuar xhami në shumë vende të botës. Presidenti, si Haxhi Mileti dikur, por pa karvanin e tij me shami. Invazioni i ri është ndryshe. E presin me këngë, lule dhe flamuj gjysmë hëne. Dhe nën zhaurimën e lutjeve,përurohen xhamitë e reja. Me një kosto ndërtimi prej 35 milion $, ndërtoi xhami në Kirgistan. Por ky Haxhi Milet nuk vete e vjen, vetëm ndër fqinjë. Nga Rusia në Qipron Veriore, nga Anglia në Filipine, ka shumë xhami të ndërtuara ose në ndërtim nga Presidenca e Çështjeve Fetare dhe Fondacioni Danet. Xhamia Qendrore e Kembrixhit, në Angli, u ndërtua për 30 milionë dollarë. Fondacioni Fetar Turk (TDV), i krijuar në vitin 1975 deri në 2017 ka ndërtuar jashtë vendit 103 xhami të përmasave dhe kapaciteteve. Ka hapur 22 xhami jashtë dhe 270 xhami në Siri. Dhe kostoja e këtyre ndërtimve shkojnë mbi 400 milion $. Dhe Haxhi Mileti paskish mësuar se koncepti i xhamive është shumë i rëndësishëm në Ballkan. Xhamia e Namazgjasë i përket këtij koncepti.
2.
-Miqtë mirë se të vijnë, dera është e hapur, por të sjellin investime. Fetë nuk kanë më vend. Tek ne, po e po, por në gjithë botën. I ka ndjekur nga streha e tyre, Zoti.
Nuk duam më fe të vjetra, në rendin e ri botëror.T’ju ruajnë ju , që i keni. As asetet e tyre, nuk vlejnë më. Edhe pse më e madhja në Ballkan. ”Selitë e feve, prite kur të kthehen , në seli partish. Sepse e pashmangshme është shëmbja e tyre. Por meqë keni lira për të shpenzuar. Përse “Ertugruli” te ne sjell xhamira. Te serbët investime të rëndësishme. Ne nuk e harrojmë mbështetjen turke sidomos në mbrojtje të teritorreve shqiptare, në shekullin e fundit. Nuk jemi aq bukëshkalë.
Por iku koha e xhamive, sulltan?
Shqiptarët duan investime edhe si detyrim të pushtimit shekullor. E latë si Afrika, këtë vend në 500 vjet pushtim.
Rendi ri botëror i ka hedhur në baltë, fetë e vjetra. Koha e Haxhi Miletëve, në rendin e ri botëror është tejet e vjetëruar. Shqip është e ndryshkur.
Mevlana, ose Rumi thotë, që ti të na marrësh zemrat mjafton një gjest i dorës, por zemrat tona janë marrë me dhimbje dhe mundim…






















