Hyqmet Zane: Heshtja dhe harresa për Çamërinë si tradhëti ndaj amanetit të të parëve

30
Sigal

Shprehem me indinjatë dhe trishtim sga heshtja dhe harresa për Çamërinë në këto vitet e fundit që mund të kosiderohet si një lloj tradhëti ndaj amanetit të të parëve tanë. Kam lexuar diku të shkruar nga një patriot çam diçka që ishte me shumë kuptim  dhe në ato pak fjalë ka shumë mesazhe se : “Një çam pasiv është nëj çam pa Çamëri”. Është një thirrje e sinqertëpër angazhim dhe për pjesëmarrje në platformat për trajtimin, futjen në hullinë e axhendave diplomatike kombëtare dhe zgjidhjen e një problemi që ka 80 vjet që ka ndodhur dhe ka gëluar si çështje 34 vjet më parë.

Nuk më ze vendi kur shoh dhe mendoj se çfarë metamorfoze i ka ndodhur çështjes çame që nga ai funddhjetori 1990 kur një taborr intelektualësh me zë u bënë bahskë dhe menduan të formojnë një organizëm për trajtimin dhe zgjidhjen e ëështjes çame. Këtij qëllimi madhor i shërbeu edhe krijimi i Shoqërisë Patriotike Çamëria më 10 janar 1991, po aq sa edhe krijimi i degëve të kësaj Shiqërie në të gjithë Shqipërinë deri në Kuvendin e parë të tij më 17 mars 1991. Doli edhe një gazetë aq shumë e dëshiruar, u ngrit edhe një Institut për Çamërinëdhe tanimë të gjitha këto ose janë bërë jo në funksion të çame, por të kryetarit të PDIU, ose jo ekzistuese.

NOA

Për fatin e madh jo vetëm unë po e po, poe kanë qenë shumë çamër protagonist dhe pjesëmarrës që nga ajo ditë e këshillit të parë kombëtar më 10 janar dhe e kam ndjekur, kam kontribuar, kam folur e shkruar, jam angazhuar dhe debatuar për ecurinë e kësaj pune si një amanet i të parëve tanë. ata ikën dhe  lanë atdheun e tyre pa klthim për t’i shpëtuar masakrave e genocidit grek mbi popullatën e pafajshme të Çamërisë që u përball me synimet e shtetit grek për spastrimin etnik të territorit të Çamërisë me pretekstin e pavërtetë të “bashkëpunimit me nazifashizmin”. Ky ishte vetëm justifikimi që motivoi masakrat edhe me ndihmën e shtabit anglez që ndodhej në Korfuz duke u lënë dorë të lirëandartëve dhe bandave të Napoleon Zervës për të bërë ato masakra çnjerëzore mbi një popullatë të pafajshme e të pambrojtur.

Fakti që shumë pjesëtarë të çamëve u internuan në Itali dhe Gjermani, fakti që shumë djem çam morën pjesën në formacionin miks bashkë me grekët  kundër nazifashizmit, fakti që shumë bij të Çamërisë u bënë pjesë të Brigadave partizane në luftën antifashiste dhe ne kemi 22 e më shumë dëshmorë të asaj lufte dhe një Hero Kombëtar si Ali Demi, është e papranushme dhe shantazhuese të përmendet teza abuzive dhe e pavërtetë greke ndaj çamëve. Edhe për këto të vërteta ka heshtje jo vetëm nga ata që thonë se janë drejtues të Shoqatës Çamëria, por edhe nga qeverisja dhe ata që flasin në emër të luftës.

Ajo që më shtyu të shkruaja këtë artikull është gjendja e sotme e realitetit të organizimit të Shoqërisë Çamëria që duket sikur ka pushuar së ekzistuari. Është një pohim i dhimbshëm, por i vërttetë dhe jo nga pozitat e inateve personale. Por më shumë se kaq fryma e një përçarje që ka mbjellëe quajtura padrejtësisht “partia e çamëve” është e dukshme dhe duket si një sinkron me atë që kërkojnë të interesuarit për mospërmendjen e fjalës çam dhe heshtjen për Çamërinë se na shqetësohen grekët dhe qeverisja vihet në siklet me fqinjin gjarpër ??!!

Mjafton të themi se kemi 3 apo 4 deputetë çamë tek PS dhe ata që përbëjnë PDIU 5 apo 6 të tillë deputetë, përkundër kësaj duhet të themi se ndonjeri prej tyre ka folur  në Parlamentin Shqiptar sa për të thënë që “ja folëm” apo bëhen disa aktivitete si për të thënë “ja bëmë diçka” dhe më pas “ku ishe ?- Asgjëkundi, Çfarë bëre ? – Asgjë”. Pse për këtë ekzistojmë ne si trashëgimtarë të shqitparëve të Çamërisë që u vranë dhe u coptuan, lanë vatanin, shtëpi e katandi dhe erdhën në Shqipëri ? Jo kurrë.

Situatat që po kalon vendi ynë një parathënie e asaj se “edhe ju çamëve ju kemi mangët ne, kemi hallet e popullit”. Këto do i thotë një antishqiptar që, jo vetëm nuk i shërben çështjes mbarëkombëtare, por kanë  qëllime vetëm personale. Ata që duhet të bëjnë detyrën janë Shoqëria Çamëria që ka pushuar së ekzistuari me komandimet që i ka bërë kryetarëve të saj kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi prej disa vjetësh që duuket ka detyrën e kontrollit të saj se sa trajtimin dhe zgjidhjene  çështjes çame. Mjafon të bësh të ditur se përse nuk zhvillohen konferencat e degëve se koha ka ikut me vite, nuk zhvillohet  kuvendi kombëtar i Shoqërisë Çamëria për të kuptuar se gjithëçka është kapur prej fyti nga ata që meritojnë emrin trashëtarë. Kjo ështëpër të thënë me plot gojën se  ka një plan të përbashkët e të mirëmneduar për të heshtur, për të bërë atë që kërkojnë grekët që thonë se “nuk ka çështje çame”, në një kohë që ne jemi trashëgimtarë të Çamërisë me gjak e flamur.

Dukshëm kjo frymë negativiste manifestohet edhe në programet e sistemit shkollor parauniversitar ku në librin e historisënuk përmendet fare Çamëria apo në  në antologjitë e letërsisë nuk ka asnjë autor të letërsisë me orgjinë nga Çamëria, kur ka aq shumë autorë të nderuar që nga Bilal Xhaferi e Bedri Myftari, Resmi Osmani apo Enver Kushi etj. Përse ndodh kjo ? Fakti që kemi ngjarje të shënuara të ngjarjeve dhe ditë të lidnjes dhe vdekjes së personaliteteve të shquara që nuk përmenden fare, a thua nuk kanë ekzistuar dhe jo që janë nderi ynë si edhe me dekroim “Nderi i Kombit” dhe që na bëjnë nder dhe na rrisin autoritetin e përfaqësimit.

Nuk dua të bëj kritizerin, por kjo vjen ngaqë nuk kanë interesa fitimprurëse që të bësh bashkëintelektualë çamë me spikatje në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe që kanë nderim publik. Kjo situatë është një paralizim i funksionimit të Shqoarës Çamëria që ka rënë në një përgjumje dhe mosfunksionim sepse ai që jep të drejtën e kësaj është kryetari i PDIU që edhe në Parlament nuk ka fyt, nuk ka za dhe ka mbetur si minorancë në përfaqësim. Edhe marrëdhëniet mes tyre që janë deputetë çamë nuk ka mirëkuptim, sepse politika e bëri të keqen.

Herë pas here individë çam vetëm ose me familje gjejnë rastin të shkojnë dhe shmallen me dheun e të parëve, derdhin edhe lot në muret e shtëpive të tyre që qëndojnë si dëshmi të ekzistencës së popullatës çame dhe njëherazi edhe të Çamërisë dhe kauzës së saj. Ndaj pyes se përse heshtet, përse harrohet Çamëria ? A nuk është kjo një marrëveshje në heshtje për të bërë siç do Greqia që shkel të drejtat e njeriut dhe gjtithëçka që ndërkombëtarët e kanë aprovuar me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeirut .

Nëse Kancelari gjerman Shrëder, thotë “Një njeri mund ta largosh nga shtëpia e tij, por shtëpinë s’ia largon dot nga zemra”, kjo është e përbotshme mdaj dhe ndodhin luftrat për drejtësi. Por këtë pohim të një gjermani të lartë nuk duan ta kujtojnë apo ta thonë ata qëpretendojnë se kanë merita të mëdha dhe që e vërteta është krejtësisht ndryshe – ata heshtin dhe harrojnë se amaneti është i shtrentë dhe i patjetërsueshëm.