Llakaj: Si u neutralizua Xhevdet Mustafa dhe misteri i misionit të bandës në Shqipëri

2212
Sigal

EKSKLUZIVE/ Ditari i Llakajt, ish-Shef i Shtatmadhorisë për ‘luftën’ e 22 shtatorit 1982 ndaj Xhevdet Mustafës

“Ishte skenar i përgatitur me urdhër të Enver Hoxhës për të goditur Kadri Hazbiun”

Janë orët e para të operacionit për neutralizimin e ‘Bandës së Xhevdet Mustafës’ që zbarkoi me tre shokë të tij (njëri i sëmurë qëndroi në Itali) mesnatën e 22 shtatorit të vitit 1982 në bregdetin e Divjakës. Mijëra forca ushtrie e policie janë vënë në alarm, ndërkohë, që Enver Hoxha, drejtimin e këtij operacioni nuk ja ka besuar ministrit të Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, por atij të Punëve të Brendshme Hekuran Isai. Në orët e vona të pasdites, banda neutralizohet, ku njëri u dorëzua, ndërsa Xhevdeti dhe shoku tjetër u asgjësuan. Teksa zyrtarisht, atë kohë u tha se, ‘banda kishte mision kryerjen e akteve të rënda terroriste dhe vrasjen e Enver Hoxhës, drejtues të këtij operacioni dhe dëshmi të tjera më vonë e lidhin Xhevdet Mustafën me ‘lojë të Sigurimit të Shtetit për eliminimin e Kadri Hazbiut’. Hollësitë e operacionit e detaje të tjera i jep në vazhdim në ditarin e tij sekret, Veli Llakaj, ish-Shef i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print