Konferenca e Paqes, si drejtoi delegacionin tonë në Paris, Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

1369
Sigal

ARKIVA/ Konferenca e Parisit, hapet ditari i anëtarit të delegacionit tonë Javer Malos

Konfederencën e Parisit populli ynë e ka përjetësuar në këngë, duke vlerësuar së tepërmi qëndrimin e delegacionit tonë, atje. Por çfarë ndodhi konkretisht në këtë konferencë të rëndësishme të Parisit, e cila u zhvillua fill pas luftimeve?

Në seancën e një gushtit i dyti e mori fjalën kryetari i delegacionit jugosllav, Kardeli. Ai vuri në dukje se jo të gjitha përfundimet në të cilat kishte arritur Këshilli i Ministrave ishin të drejta. Në lidhje me kufirin italo-jugosllav, projekti i Këshillit të Ministrave bazohej mbi vijën e quajtur “franceze” duke e lënë Triesten jashtë hinterlandit jugosllav. “Prandaj, përfundonte Kardeli, Jugosllavia nuk mund ta konsiderojë të drejte faktin që pa pëlqimin e saj, vendoset mbi fatin e popullit të saj dhe mbi një territor që u çlirua nga forcat e saj si dhe nga ato të popujve që jetojnë atje”. Ne na u duk atëherë, dhe kështu iu duk gjithë gazetarëve të huaj se, shigjetat e Kardelit, ndryshe nga ato të Evatit, drejtoheshin në gjokset e Bernezit, të Bevinit dhe të Bidosë. Në të vërtetë ato drejtoheshin edhe mbi përfaqësuesin sovjetik.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf