Ramiz Fiçorri: Shpërthimi në pranverën e vitit 1980. Feçorr Shehu vajti i tha Enverit të mos merakosej nga shpërthimi, ai e zboi nga zyra
Shembja e godinës së Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në qendër të kryeqytetit në verën e vitit 1980, është një ngjarje e veçantë jo vetëm si fenomen për publikun kureshtar, por dhe për specialistët xhenierë që projektuan dhe realizuan një shpërthim të vështirë, gjë e cila aplikohej për herë të parë në Shqipëri. Një nga personat kryesore që hartoi dhe realizoi shpërthimin me tritol të godinës së ekzekutivit, është kolonel Ramiz Fiçorri, që në atë kohë ishte Drejtor i Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes. Sot, pas 33 vitesh, ai rrëfen detaje interesante të këtij misioni, detyrën konkrete që mori nga Mehmet Shehu, Kryeministër dhe njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, sherrin e ministrit të Brendshëm Feçorr Shehu me Enver Hoxhën pak momente se të bëhej shpërthimi, ankthin që ndjente për këtë punë me tepër përgjegjësi, e deri tek realizimi me sukses i sajë….
Zoti Fiçorri! Si specialist i njohur xhenier në vend dhe personi që drejtuat hedhjen në erë me tritol të godinës së Komitetit Ekzekutiv të Tiranës në vitin 1980, si i gjykoni veprimet e kësaj natyre të kohëve të fundit, në Tiranë dhe në Vlorë?
…
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf