Shqiptarët: Marrëdhëniet me popullin grek janë më të këqija se sa ato mes dy qeverisë

617
Sigal

Shqipëria dhe Greqia, perceptimet popullore për marrëdhëniet dypalëshe

 Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare dhe Fondacioni Helen për Politikat e Jashtme dhe Evropiane(ELIAMEP) së bashku, mbështetur nga Friedrich Ebert Stiiftung, kanë iniciuar një projekt studim për të parë së si i perceptojnë popujt e të dyja shteteve marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë. Metodologjia e këtij rasti studimi konsiston në përfshirjen dhe marrjen e mendimit të 1200 qytetarëve, sipas një ndarjeje proporcionale sipas popullsisë në çdo qark. Janë përdorur metoda ballë për ballë dhe intervista të drejtpërdrejta, edhe përfaqësuesit janë ndarë në nëngrupet e gjinisë, moshës, etj

 MARRËDHËNIET MIDIS GREQISË DHE SHQIPËRISË

Të pyetur se si janë marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë përgjigjet kanë qenë këto: 45% mendojnë së janë normale, 22% të këqija, 21% të mira, 6% shumë të mira, 5% shumë të këqija dhe 1% nuk kanë ditur si t’i përgjigjeshin kësaj pyetje.

 MARRËDHËNIET MIDIS QEVERIVE DHE POPUJVE: NJË KRAHASIM

Kur të interesuarit janë pyetur se si i duken marrëdhëniet mes qeverisë së Greqisë dhe asaj të Shqipërisë pjesa më e madhe, pra 52% është shprehur se janë normale, kundrejt 12% që mendojnë se janë të këqija. Ndërsa kur janë pyetur se si i duken marrëdhëniet që ekzistojnë mes popullit grek dhe atij shqiptar 41% janë shprehur se janë normale, 24% që janë të mira dhe 23% që janë të këqija. Kjo nxjerr përfundimin që njerëzit mendojnë se marrëdhëniet mes qeverive janë shumë here më normale dhe të mira se sa marrëdhëniet që ekzistojnë mes popujve grek dhe shqiptar.

 SA TË RËNDËSISHME JANË MARRËDHËNIET MIDIS SHQIPËRISË DHE GREQISË

Kësaj pyetjeje njerëzit e marrë në sondazh i janë përgjigjur kështu: 53% e të intervistuarve janë përgjigjur se marrëdhëniet midis dy shteteve janë të rëndësishme, 23% thonë se marrëdhëniet janë shumë të rëndësishme, 19% thonë se janë pak të rëndësishme dhe vetëm 5% mendojnë që janë aspak të rëndësishme.

 DINAMIKAT KOHORE TË KËSAJ MARRËDHËNIEJE

Për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në dekadën e fundit krahasuar me periudha më të hershme 41% e të intervistuarve mendojnë se janë normale, 30% janë të mira dhe 18 të këqija. Ndërsa për pyetjen se si e shohin zhvillimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen 44% janë përgjigjur se mendojnë se do të përmirësohen, 37% mendon se do të mbeten të njëjta dhe 10% se do të përkeqësohen.

 ÇËSHTJET MË TË RËNDËSISHME

Kur janë pyetur se cilat janë çështjet më të rëndësishme që prekin dhe ndikojnë në marrëdhëniet e dy shteteve të intervistuarit janë përgjigjur se: çështjet e kufirit janë më të rëndësishmet në këtë listë me 46%, duke u pasur nga trajtimi i emigrantëve shqiptarë në Greqi me 30%, Çështja Çame me 29% dhe minoriteti grek me 25%.

 PERCEPTIMI I RREZIKUT

Të pyetur nëse ka ndonjë shtet që përbën kërcënim për Shqipërinë dhe nëse ekziston cili është ai, të intervistuarit kanë dhënë këto përgjigje: 46.4% kanë thënë se Shqipërinë nuk e kërcënon asnjë shtet, 18.5% kanë thënë se e kërcënon Greqia dhe 17.2% Serbia.

 MINORITETI GREK NË SHQIPËRI

Të pyetur se si janë marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe pakicës greke që jeton në Shqipëri përgjigjet kanë qenë këto: 37.5%mendojnë se janë normale, 31.6% mendojnë se janë të mira, 21.7% shumë të mira dhe 6.2% mendojnë se janë të këqija.

Të pyetur për deklaratat se, Greqia ndërhyn në çështjet e brendshme të Shqipërisë mes Kishës Ortodokse, pjesa më e madhe e të intervistuarve kanë thënë që PO.

Gjithashtu pjesa më e madhe e të pyeturve janë në një mendje kur thuhet që, moszgjidhja e Çështjes Çame është një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë.

 EKONOMIA: MARRËDHËNIET EKONOMIKE DHE TË BIZNESIT MES SHQIPËRISË DHE GREQISË

Rreth kësaj teme të intervistuarit janë përgjigjur si më poshtë: 44% mendojnë se marrëdhëniet ekonomike janë normale, 35% mendojnë se janë të mira dhe 9% shumë të mira. Nga këto vetëm 6% mendojnë se janë të këqija.

  PËRFITIMET E PËRBASHKËTA EKONOMIKE

Lidhur me marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe Greqisë të intervistuarit mendojnë kështu: 40% mendojnë se të dyja vendet kanë përfituar njësoj, 29% mendojnë se Greqia ka përfituar me tepër se Shqipëria, 10% mendojnë se ka përfituar vetëm Greqia dhe vetëm 9% mendojnë se Shqipëria ka përfituar më tepër se sa Greqia.

 IMPAKTI I KRIZËS NË GREQI

Të pyetur së sa ka ndikuar kriza ekonomike greke në Shqipëri, përgjigjet kanë qenë këto: kriza aktuale e Greqisë ka pasur efektet e saj negative mbi emigrantët shqiptarë që punojnë në Greqi, ka ndikuar në paratë që dërgohen në Shqipëri nga emigrantët që punojnë në Greqi dhe ka ndikuar mbi investimet greke në Shqipëri.

 PËRVOJA SI EMIGRANTË

“Nëse keni jetuar më shumë se 2 vjet në Greqi si do t’i përshkruanit marrëdhëniet tuaja me grekët gjatë qëndrimit tuaj?”. Kësaj pyetjeje 31% janë përgjigjur se janë të mira, 28% mendojë se janë të mira dhe vetëm 5% mendojnë se janë të këqija.

 INVESTIMI NË PËRMIRËSIMIN E MARRËDHËNIES

Në fund të intervistuarit janë pyetur se kujt nga disa shtete të listuara qeveria shqiptare duhet t’i kushtojë rëndësi për të përmirësuar marrëdhëniet e saj. Pjesa më e madhe mendojnë se qeveria duhet t’i kushtojë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve me Serbinë, duke vijuar me Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën.