Edhe pse situata dukej në përmirësim, dje rastet me koronavirus në Bundesligë janë shtuar ndjeshëm. Pritet që futbollit në Gjermani të rinisë më 18 maj, por gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar 10 lojtarë pozitivë me koronavirus.
Ky lajm raportohet nga “Kicker”, ndërkohë që Kosova Press raporton se në listën e të prekurve është edhe shqiptari Skerdilajd Curri.
Ai është ish-futbollist i Shqipërisë, i cili ka rezultuar pozitiv në testin e dytë. Në këtë mënyrë klubi Erzgebirge Aue ka vendosur që të izolojë të gjithë stafin dhe të ndalojë përkohësisht stërvitjen.