Ish- specialisti i avionëve Mig, Fillota Koruni/ Si replikova me Beqir Ballukun për rregullimin e avionëve Mig-19 PM. Byroja Politike në alarm për gatishmërinë e avionëve ushtarakë

375

Si replikova me Beqir Ballukun për rregullimin e avionëve Mig-19 PM. Byroja Politike në alarm për gatishmërinë e avionëve ushtarakë

Albert Z. Zholi

vijon nga numri i kaluar

Gafat e komandave të aviacionit

Gafat e komandave të aviacionit nuk kanë të sosur në këto 50 vite të aviacionit tonë, që shpeshherë të kujtojnë edhe lojën e “kungulleshkave”. Kështu, për shembull, në vitin 1965 vjen në Rinas nga Kuçova efektivi i një skuadrilje Mig-15, i përbërë me 40 aviatorë, për t’u specializuar për aeroplanët Mig-19. Atëherë parashikohej një skuadrilje Mig-19 S të vinte nga Kina për Kuçovën. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Me vrasjen e kolonel Niko Hoxhës, në tetor të vitit 1965, Komanda e Aviacionit urdhëroi ndërprerjen e specializimit të efektivit të Kuçovës. Skuadrilja erdhi nga Kina, por u vendos në Rinas. Ishte një surprizë për efektivat e aviacionit ose për ta thënë troç: Një luftë e paskrupullt klanesh për të mos e kompletuar bazën e Rinasit me supersonikët Mig-19 ku të komandonte Niko Hoxha! Gafë tjetër më e madhe ishte edhe transferimi i aeroplanëve të sofistikuar Mig-21 nga Tirana në Gjadër. Pra iu dha prioritet veriut, jo kryeqytetit, por mbrojtës ajrore të maleve të Kakariqit, Alpeve të Veriut, fushës së Zadrimës e të tjera, gjë e rrallë në historinë e luftërave botërore të çdo vendi të botës, ku prioritet kryesor i jepet mbrojtjes së kryeqyteteve dhe jo maleve apo fushave. Faktet e mësipërme tregojnë qartë interesat e ngushta të klaneve apo personave të veçantë, që përcaktonin fatet dhe drejtimin e aviacionit dhe jo interesat e mbrojtjes së atdheut.

 Si na i sollën nga Kina me defekte pjesët e Mig-19 PM

Në fund të vitit 1967, erdhën në Rinas nga Kina pjesë këmbimi për llokatorët e Mig-19 PM që kishin difekte, si dhe tre specialistë kinezë për radarë. Ata bashkë me specialistët tanë të lokatorëve, Iliaz Kraja, Rako Çadëri, Nesti Mitri, Stefan Sollaku, Fatmir Babameta dhe Ilo Marjani, vunë në gatishmëri lokatorët që “vuanin për pjesë këmbimi”. Ndërkohë, në atë periudhë kishte filluar ndërtimi i Uzinës së Riparimit të Aviacionit në Kuçovë dhe ajo dërgoi në Rinas tre punëtorë për t’u specializuar për riparimin e lokatorëve të Mig-19 PM. Në vitin 1967, siç tregon inxhinier Nesti Mitri, shef i repartit të radiolokatorëve në uzinë, kishin ardhur pajisjet, aparaturat dhe bangoprovat për riparimin e lokatorëve te Mig-19 PM së bashku me pjesë këmbimi. Dy specialistët kinezë të ardhur nga Rinasi filluan punë në Kuçovë të montonin aparaturat apo bangoprovat. Ata qëndruan një vit në uzinë dhe mandej u larguan për në Kinë.

Pra, planeve që ishin parashikuar edhe për riparimin e Mig-19 PM në uzinën e aviacionit, Komanda e Aviacionit u vuri kryq. Me këtë veprim aviacioni ynë në vend që të vinte vetullat, nxori sytë. Kush ishin fajtorët!? Faji u bë qyrk e s’e veshi më njeri…

EPISODI

“Si replikova me Beqir Ballukun për rregullimin e aeroplanëve Mig-19 PM”

“Ishte fundi i shtatorit të vitit 1966. Shkolla e parë e aviacionit Vlorë nxorri kuadrot e parë të aviacionit nga shkolla shqiptare, pilotët, teknikët dhe specialistët që u përgatitën nga pedagogët tanë. Ishte sukses i madh për aviacionin, ushtrinë, dhe mbrojtjen e atdheut tonë. Me këtë rast ishte parashikuar të zhvillohej një ceremoni festive. Dy javë para se të niseshim për në Vlorë, kryeinxhinieri më njoftoi se në ekspozitë do të paraqitnim dhe “Studimin dhe modifikimin që iu bë avionit Mig-19 PM në qershor të vitit 1965”. Pra, duhej të çmontonim nga avioni Mig-19 PM trarët e raketave dhe pajisjet e tyre. Dhe dy ditë para se të hapej ekspozita me një makinë transporti “Zis”, të ngarkuar me materialet që do ekspozonim, shkojmë në Vlorë. Në ditën që u zhvillua ceremonia festive vjen nga Tirana, anëtari i Byrosë Politike, ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku. Aty ai foli për gjendjen dhe situatën ndërkom-bëtare dhe detyrat e ushtrisë, në mënyrë të veçantë të aviacionit. Dhe kur u afrua para stendës, ku pasqyrohej studimi, modifikimi dhe eksperimentimi i aeroplanit Mig-19 PM me 6 bomba, ministri qëndroi dhe po e sodiste me shumë interes studimi. Ai u shpreh shumë mirë dhe iu drejtua Hajrullah Jubanit: “Kini bërë një punë shumë të mirë, ju lumtë!”. Pas një pauze, ai iu drejtua komandantit të shkollës: “More Babaçe, mua më kanë thënë se ata të Rinasit kanë ndërmend t’i vënë këtij avioni dhe dy armë artilerie në krahët”. Babaçja i tha ministrit: “Jo shoku ministër, ajo që kërkojnë të bëjnë ata nuk mund të realizohet”. Unë u befasova nga kjo përgjigje dhe ngre dorën për të marrë fjalën. Ministri kur pa dëshirën time për të folur, m’u drejtua me buzëqeshje: “Flisni!” Unë iu drejtova ministrit se ato çfarë tha shoku Babaçe nuk qëndrojnë. “Ne të Rinasit e kemi studiuar mirë këtë punë, prandaj dhe e miratuam dhe iu dërguam edhe juve një relacion”. Ministri me buzëqeshje me dorë dhe fjalë mu drejtua: “Hajde këtu djalosh!”. (Në atë kohë ishin hequr gradat në ushtri. Ministri ishte veshur civil, kurse ne ushtarakë me kostumin “kaki” dhe kapele pa tel, të deformuar si të klasës punëtore, të ngjashme si të Leninit në kohën e Revolucionit rus të 1918-tës). Iu afrova ministrit dhe ai me shumë dashamirësi më hodhi dorën e djathtë mbi supin tim dhe m’u drejtua: “Ç’do të na thuash për ato që na tha Babaçja?”. Unë iu përgjigja: “Të gjitha seritë e Mig-19 supersonikë, që nga Mig-19, Mig-19 S, Mig-19 P dhe Mig-19 PM, kanë të njëjtat të dhëna taktiko-teknike, në veçanti në konstruksionin e trupit apo krahëve, etj”. Të dy këta tipa i kishim parë në vitin ’59 në ish-Bashkimin Sovjetik kur studionim Mig-19 PM. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe amerikanët në interceptuesit gjuajtës-bombardues në periudhën e Luftës së Ftohtë”.

Avionët Mig

Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Rinasit me avionë luftarakë MiG-17 dhe avione MiG-19. Avionët luftarakë MiG-19 ishin ‘shtylla’ e kësaj force për shkak të numrit të tyre të madh (mbi 70 avione). Po në të njëjtin aeroport u dislokuan për një kohë të shkurtër avionët luftarakë të sapoardhur nga Kina; avionët luftarakë të tipit F-7A ‘Fishbed C’ të cilët ishin versioni kinez i avionit luftarak sovjetik MiG-21F-13 (modeli i parë i prodhuar në masë). Por pas pak kohe këta avionë (12 në numër) u transferuan në bazën ajrore më të re të Forcave Ajrore Shqiptare; ajo e Gjadrit, ndryshe e njohur edhe si Lezha-Zadrima. Avionët F-7A (MiG-21F-13) u grupuan në një skuadrilje. Gjithashtu, baza ajrore e Gjadrit kishte edhe 2 skuadrilje me avioneF-6S (MiG-19) dhe një skuadrilje me avionë F-5 (MiG-17) si edhe disa avionë mësimorë MiG-15UTI dy-vendësh. Baza ajrore e Gjadrit dallohej nga dy bazat e tjera nga një tunel i nëndheshëm i ndërtuar nën malin e Gjadrit. Edhe pse kishte shumë lagështi, ky tunel përbënte një mbrojte ideale kundër sulmeve ajrore armike. Në periudhën 19501975, Forcat Ajrore Shqiptare ishin një nga forcat ajrore më moderne në rajon, por edhe në botë si për sa i përket pajisjes logjistike, ashtu edhe përgatitjes së lartë të kuadrit që ajo dispononte. Pilotët shqiptarë dalloheshin nga pilotët e tjerë në shkollat e huaja të përgatitijes së pilotëve luftarakë si ato të Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës për aftësitë e larta profesionale që tregonin.

Nuk do të ishte nje koment aspak i fryre nëse do të thuhej që ishin Forcat Ajrore Shqiptare që e pajisën Kinën me teknologji radari. Në vitin 1962Bashkimi Sovjetik furnizoi Forcat Ajrore Shqiptare me 12 avionë luftarakë MiG-19PM, kodi i NATOs ‘Farmer E‘ të pajisur me radarë.Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u miqesua meKinën.Qeveria kineze i bëri një propozim qeverisë shqiptare që ti shkëmbenin avionët luftarakë MiG-19PM me një numër më të madh MiG-19S të prodhimit kinez. Ky propozim u pranua nga qeveria shqiptare dhe të 12 MiG-19PM u shkembyen me avione më pak të sofistikuar të variantit MiG-19S. Këta avione nuk ishin të pajisur me radarë dhe mund të fluturonin vetem ditën në kushte optimale atmosferike. Po në vitin 1962Akademia e Aviacionit u krijua në Vlorë, akademi e cila kishte statusin e shkollës së lartë. Kjo akademi kishte në dispozicionin e saj, avionë mësimore për stërvitjen bazë CJ-6 (Jak-18), avionë luftarakë reaktive MiG-15bis dhe avionë mësimorë dy-vendësh MiG-15UT