Nexhmi Menzelxhi/ 29 Nëntori është maja e lartë e lavdisë atdhetare

594
Sigal

29 Nëntori, Dita e lavdishme e Çlirimit të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë

29 Nëntori është maja e lartë e lavdisë atdhetare dhe e heroizmit nuk shemben dot,me pështymat e mohimit të zi, neofashist berishiano-ballist, agresiv që u maskua, prapa, një lloj “antikomunizmi, që i ngjante atij të kohës së sundimit të Hitlerit. Dhe, çdokush e di, se Historia është shkencë e së vërtetës objektive të pakundërshtueshme e të arkivuar, me të cilën askush nuk ka të drejtë të luaj, sipas qefti, për vota, siç bëri Berisha.

Tre majat e malit të lartë të atdhetarisë kombëtare.

Historia heroike atdhetare e popullit tonë, ka tre Maja të Larta të Malit të Lavdi sonë kombëtare:

E para: 28 Nëntori i vitit 1443, kur Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu, ngriti Flamurin me shqiponjën dykrenore, të betejave shumëvjeçare fitimtare, për çlirim, nga zgjedha e pushtuesit Osman;

E dyta: 28 Nëntori 1912, kur Udhëheqësi ynë i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Ismail Qemali, ngriti në Vlorë, po këtë Flamur dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

E treta: 29 Nëntori 1944, Data, kur Ushtria NCSH, me Divizionin e II-të Partizan, çliroi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, nga pushtuesit nazifashistë dhe tradhtarët kuislingë e kolaboracioniste. Ato patën në ballë të brigadave, partizane, po këtë flamur. Më këtë luftë heroike partizane çlirimtare, në një Front Lufte me Aleatët e Mëdhenj Anglo-Sovjeto-Amerikan dhe popujt antifashistë, Pavarësia e 1912-s, u konsolidua dhe u sigurua edhe më shumë, nën udhëheqjen e Frontit ANC, me PKSH dhe Ushtrinë NCSH, e me në krye Komandantin e Përgjithshëm, gjenerali-kolonel Enver Hoxha. Pavarësia e 1912-s, pas çlirimit, shpesh u kërcënua, nga provokacionet serbo – greke, të kohës, kur nacionalizmi i tyre, ishte bërë i rrezikshëm dhe agresiv, sidomos ai grek, i kohës së Provokacioneve të Gushtit 1949-s.

Pak kujtime jetuar në brigadën xxii”s”, e luftimet për çlirimin e Shkodrës më 29 nëntor1944

Kam qenë, fare i ri, në moshë si partizan. U ndodha, më datë 28 Nëntor te Ura e Mesit të Shkodrës, kur me Brigadën XXII “S”, bashkë me shokun tim, të klasës në Liceun e Tiranës, Lec Lacën, shkodranin trim, komandant toge, në atë kohë. Sapo isha emëruar Përgjegjës i Rinisë së Batalionit të I-rë të Brigadës XXII”S”, pas Kursit politik të Qaf-Murrës; por, ama, kokën e kisha përsëri te kompania ime, që komandohej nga trimi i çartur, si Bajram Dibra. Prandaj isha përsëri aty. Kishim mbërritur aty, pas luftimeve, kodër më kodër, drejt Sheldisejubanit e Rencit, pasi kishim kaluar me sulm Vaun e Dejës, me varka e trape, nen goditjen e artilerisë gjermane. Vazhduam pastaj, përtej me sulme e kundërsulme, atë ditë të shënuar, të 28 Nëntorit 1944, të cilën po e festonim me zjarrin e armëve. Kërcisnin pushkët e mitralozat, nga të dyja anetë. Aty na u vra Irakli Toçi dhe na u plagos Sherbet Harizi. Pa pritur, na erdhi pranë komandanti trim, Muharrem Kokomani, i cili ato dit, pavarësish se ishte caktuar Zv/komanda në Brigadën XXIII “S”, po vazhdonte të drejtonte luftimet, në batalionin tonë, ku kish qenë. Ai kërkoi 6 partizane të zgjedhur për ndihmë, sepse batalioni rrezikohej nga gjermanët, që përpiqeshin të na merrnin krahët. Pas dy-tre orë luftimesh të ashpra, nazistët u tërhoqën, duke lënë aty 7 të vrarë. Pasi, kishin kaluar tre orë, pas mesnatës, se 28 Nëntorit, një shpërthim i fortë u ndie, aq sa na habiti, të gjithëve. U kuptua, se gjermanët po hidhnin në ere urat e mëdha, përreth Shkodrës. Sulmi vendimtar i Brigadës, qe vendimtar. Ai mbështetej fuqishëm nga sulmet e Brigadave të tjera të Divizionit, që edhe ato, po përparonin nga drejtimet e tjera, në mësymjen, për Çlirimit e Shkodrës së rrethuar nga forcat e mëdha të armatosura rëndë, të praparojës së Korpuseve të Armatës naziste, që po organizonte tërheqjen, shkallë-shkallë, nga Ballkani, e kërcënuar nga ndonjë zbarkim i mundshëm Aleat, në kushtet kur Ushtria e Kuqe kish dalë në Karpate.

Sulmi i mëngjesit të 29 Nëntorit i Brigadës sonë, shpërtheu i pari mbrojtjen gjermane, me sulm, i mbështetur nga afër, nga grupi partizan i Shkodrës, dhe njësitë guerile të qytetit, që na orientonin, që të mos binim mbi minat e gjermanit. Kërciste në të katër anët. Raketat dhe fishekët me zjarr, kryqëzoheshin në qiej. Ndihej ende, zhurma e fortë e makinave gjermane të kolonës së praparojës, që vazhdonte drejt Koplikut. Batalioni, u rrethua, menjëherë sa hyri në qytet, nga shkodranët, me përqafime, hare e brohoritëse, gëzimi. U ndez zjarr, populli, nga fjalimi i zv/Komisarit të Batalionit të IV, Irfan Celkupa, i cili mbajti fjalimin e rasti mbi tribunën e rastit, plot drejtues të Pushteti NC të Shkodrës. Batalioni ynë i Parë i Brigadës, gati po në këtë kohë, merrte pjesë, në një pritë me sulm matanë Urës së Maxharit, kundër bishtit të kolonës, së praparojës gjermane, në tërheqje. Armiku, la aty, disa të vrarë e robër, të dorëzuar. Pritje e paparë entuziaste që për ne ajo në familjet shkodrane, që na priten, në mbrëmjen e 29 Nëntorit, me festë, këngë e valle. Qe një gëzim, që do të mbahet mend. Na gëzoi, atë natë aty, fejesa e papritur e Komisarit të Batalionit, Skender Hajro, me zv/komisaren e kompanisë, Kaliroi Toska. Dhe na ngriti peshë edhe kënga e Komisarit, korçarit, Qemal Emini, e shoqëruar me kitare havajane. Dhe pas dy ditësh, pas çlirimit të Koplikut, Brigada e jonë, tashmë në përbërje të Diviziont të VI “S’, u hodh në sulm, për marrjen e Majës së Deciçit. Dhe me pas, tej kufijve, në ndjekje me luftime, të forcave naziste, që vazhdonin tërheqjen. Ne vazhduam deri në Vishegrad, dhe në marsin e ’45- s, në kthim, qëndruam në Kosovë për të mundësuar pavarësinë e saj, por patëm reagimin dhe vendimin e prerë të Aleatëve të Mëdhenj, “për kthim në Atdhe, sepse nuk do të kishte ndryshim kufijsh.” Lavdia e LANÇ dhe datën 29 e shembën me pështyma. Dihet tashmë, e vërtetuar saktësisht, me dokumente historike arkivore, tonat dhe të Aleatëve, apo edhe të vetë “Bundesverit “, të Gjermanisë së sotme Demokratike, nga Këshilltarit, Vvolfram Offman, dorëzuar Shefit të Shtabit Pëllumb Qazimi, ku vërteton se gjermanët liruan Shkodrën pikërisht, më 29 Nëntor 1944. Po kështu disponohen edhe shumë dokumente të tjerë arkivore historike, që i kemi botuar edhe më parë, si dhe Dokumenti i Kuadrove të Brigadave, që kishin marrë pjesë në Çlirimin e Shkodrës, të cilët i kanë jetuar vetë, duke lënë mijëra shokë në Luftën për Çlirim deri më 29 nëntor 1944. Kjo datë historike është sanksionuar përfundimisht me vendim të Kuvendit të Republikës, në vitin 1997, ku u hodhën poshtë, përrallat mohuese, plot mllef neofashist, të Berishës, të gjatë mohimit të kësaj date madhore historike, të lavdishme. Ne, veteranet, këto data i quajmë Ditë Lavdie Kombëtare, për të shprehur atë se, këto data janë si vëllezër “siamezë”, sepse, po cenove njërën, ke cenuar edhe tjetrën, siç ndodhi, p.sh, që nën pretekstin e 100- vjetorit të Pavarësisë se më datën 17 Nëntor, Ditën e Çlirimit të Tiranës, Berisha, me këtë qellim neofashist, organizoi ceremoni pompoze, pikërisht atë ditë, për rivarrosjen e eshtrave të Mbretit të shitur, i cili i shërbeu Pashicit serb, që e mbështeti me ushtarë vrangeliste cariste e topa kur rrezoi me forcë Qeverinë e Fan Nolit dhe më pas, me lëshimet ndaj Musolinit, deri edhe sekrete ushtarake për t’ia falur pavarësisë e vendit. Dhe kur, ky mbret i shitur, që kish vrarë patriotët më në zë të Kombit, pikërisht ditën e agresionit fashist italian, të 7 prillit, ia mbathi, mbi veturën e falur nga Hitleri, duke marrë me vete edhe arkat me florinj duke vjedhur thesarin e shtetit. Kjo u shoqërua më pas, me ngritjen e monumentit të këtij Mbreti të vetëshpallur, mu në mes të Bulevardit të Tiranës.

Pra, në mënyrë donkishoteske ai, është përpjekur gjithnjë, me qëllimin, për të fituar votat e ballisteve dhe të zogistëve, ta mohoje datën e lavdishme të 29 Nëntorit.

Ai, në vite, me këtë fushatë makabre neofashiste, nxiti shkatërrimin e shumë lapidareve e muzeve të LANÇ, deri edhe në cenimin e varreve të dëshmorëve, në Krujë etj..

Ashtu, siç ndodhi, i përkrahur edhe nga Jozefina, deri edhe prishjen e monumentit të “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, duke i shkulur nga sheshi qendror e duke i degdisur te plehrat e Bashkisë. Ne pamë se si, ditët e fundit, për demagogji, na u kapardisën me fjalime pompoze, vinin kurora të Monumenti i Madh i Varreve të Dëshmorëve, pa përmendur, as veteranët e as LANC, e as Luftën e Brigadave Heroike partizane, që i sollën Lirinë e Atdheut dhe që e siguruan Pavarësinë, me LANÇ. Por, Historia është Histori, është shkencë objektive dhe jo, instrument politik lojërash, për votat e neoballisto-zogistëve. Ne veteranët, nuk mund të harrojmë, 1997-n, kur ne shkonim për të nderuar të rënët në Varrezat e Dëshmorëve, policia e tij, na përzinte me shkopinj gome. Apo, po në atë kohë, kur ai nuk kish ardhur, ndonjë herë të vënë vetë kurorë atje, por siç, deklaronin veteranë që panë këtë skene, kish ndodhur, qe kurorën e sillnin bodigardët e tij, pa e vene gjëkundi, ia dorëzonin administratës së varrezave. Vetëm në 17 nëntorin që shkoi e pamë të vendosë kurorë bashkë me Bashën. Kjo është njëlloj si të përpiqesh të shembësh malin me pështyma! Dhe në mbyllje, por, ne veteranët e LANÇ kemi besim se me përkrahjen e Qeverisë “Rama”, atë të Organizatës së Veteranëve të LANÇ, atë të Dëshmorëve, atë të Invalidëve të Luftës, atë të pushtetit lokal socialist, simbolet dhe muzetë e LANÇ, do të restaurohen. Dhe, se, në një të ardhme të afërt, edhe statusi i Veteranit, që ka mbetur “Kokoshi një thelë”, do të ngrihet aty ku e meriton!