Ish Partizanët: Ja si e çliruam Shkodrën më 29 nëntor të vitit 1944

1713
Sigal

Dëshmitarë okularë të çlirimit të Shkodrës, 39 ish-partizanë. Dokumenti gjerman që konfirmon si ditë çlirimi 29 nëntorin ‘44

Ne, si pjesëmarrës të gjallë në luftimet për çlirimin e Shkodrës, përfundimisht deklarojmë me bindje të plotë se Shkodra u çlirua më 29 Nëntor 1944.

Nga grupi partizan i Shkodrës: Qazim Kapisyzi, Çun Jonuzi, Seit Bushati, Rasim Dedja, Bilalt Parruca, Ciril Pistoli, Kozma Stefi, Mëhill Doçi.

Nga Brigada VI S: Esat Golemi, Maliq Harshova, Janul Dango, Jaup Dabulla, Prof. Xhemil Frashëri, Zagol Skëndo, Lame Çekani;

Nga Brigda XX11 Sulmuese: Sali Verdha, Sadik Bocaj, Nimet Ymeri, Muharrem Kokomani, Ziso Dako, Shaba Rexha, Tahir Minxhozi, Skënder Hajro, Shërbet Karuli, Veniamin Martini, Masar Aga, Taqo Themelko, Nexhmi Menzelxhiu;

Nga Brigada XXIII Sulmuese: Ndreko Rino, Sami Bylibashi, Koço Lako, Nazmi Mezini, Hysen Kurti, Emine Keçi (Çeku), Mustafa Fejzo, Hysen Dashi, Seit Poçi, Adham Frashëri, Flora Lalo

Komisioni, në se dëshiron të jetë realist, duhet të kërkojë në se gjendet radiogrami i Shtabit të Divizionit, me të cilin njoftohet Shtabi i Përgjithshëm se Shkodra u çlirua me 29 Nëntor. Po kështu, edhe procesverbali i mbledhjes së Qeverisë apo kryesisë së LANÇ me 29 Nëntor që vendos organizimin atë pasdreke në sheshin para universitetit ku foli Nako Spiru, i cili midis të tjerave siç u tha, shpalli publikisht çlirimin e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë po në 29 Nëntori. Faktin e çlirimit të Shkodrës me 29 Nëntor e vërteton edhe Dali Nderu, në shkrimin e tij në gazetën “Luftëtari”, Nr. 46 datë 24 Maj 1946

Nga disa dokumente mbi të vërtetën historike të çlirimit të Shkodrës me 29 nëntor

Nga një dokument gjerman: Më 22.11.1944 erdhi në Podgoricë Komandantit i Frontit Veri-Lindor dhe përcaktoi rrugën e tërheqjes. Me 21.11.1944 Divizioni XVII, lëshoi Kotorin. Më 29.11.1944 u lëshua Shkodra.

Nga urimi i ministrit të jashtëm amerikan, Stetinus, me rastin e 28 nëntorit, Festes se Flamurit: “Sot, me rastin e 33 vjetorit të ditës së independencës suaj (populli shqiptar), po sulet të plotësojë çlirimin e Shqipërisë”

Nga fjala e Nako Spirut në pasditen e 29 nëntorit në një miting në Tiranë: “Shokë, në këtë rast Shtabi i Përgjithshëm sapo lajmëron se ushtria jonë heroike çliroi Shkodrën. Shqipërinë e kemi krejt të lirë.”

Nga një urim i gjeneralit amerikan Percy, me rastin e 28 nëntorit, ditës së Flamurit: “Tani pothuajse e gjithë Shqipëria është çliruar”

Dëshmi të reja nga oficeri gjerman

E diel, 25 nëntor 1944

Në zonën e Shkodrës ka sulme të shpeshta dhe të forta të banditëve. Megjithatë, ata u thyen pjesërisht me kundërsulm. Vendosëm të caktojmë një vend për stacionimin e trupave tona që tërhiqen nga Shkodra.

E hënë, 26 nëntor 1944

 Sigurimi në lindje të Shkodrës i forcave tona, në luftimet e ashpra është detyrë parësore. Nga luftimet e zhvilluara deri më tani kanë mbetur 6 të vdekur dhe 12 të plagosur. Për arsye sigurie u dërgua në Shkodër dega e tankeve gjuajtëse. Nga këta, disa myslimanë, në mes tyre edhe një nëntoger, dezertuan me gjithë armë.

E martë, 28 nëntor 1944

Forcat tona zhvilluan një sulm të menjëhershëm me regjimentin e granatahedhësve 523 për të goditur armikun, i cili kishte avancuar deri në afërsi të Koplikut. Vazhdimi i sulmeve natën, kundër rezistencës së fortë të armikut nuk e mundësoi kalimin tonë. Gjatë veprimtarive përqark Shkodrës, humbjet tona ishin tre të vrarë dhe 4 të plagosur. U bë tërheqja e forcave nga Shkodra.

E mërkurë, 29 nëntor 1944

Gjatë mbrojtjes nga avancimet me avionët e armikut, kemi 15 të vdekur dhe 19 të plagosur. Urat që kalojnë në Bunë dhe në Drin u shkatërruan. Praparoja gjendet në Koplik.

E enjte, 30 nëntor 1944

Në pozicionin e rrethimit në verilindje të Shkodrës u vu në veprim FEB 222. Ura në Biocë gjendet në fazën e mbarimit.