Kastriot Bezati: Ali Pashë Tepelena ka vajtur në Frashër dhe ka qëndruar në sarajet e Sulejman bej Sulejmanbejlliut

892
Sigal

DOSIER/ Flet historiani Kastriot Bezati: Frashëri– simbol i atdhedashurisë, diturisë dhe kulturës në Shqipëri

 “Frashëri do të mbetet për jetë vend i shenjtëruar i Shqipërisë”, – ka shkruar Mihal Gramenua, i cili, në dimrin e vitit 1907, për 10 ditë, nga 1 deri më 10 dhjetor, qëndroi me Çerçiz Topullin e luftëtarët e Çerçiz Topullit në Frashër, në shtëpinë e atdhetarëve dhe në Teqen bektashiane të Frashërit dhe kur u largua, kur ishte mbi Frashër, në malin e Kokojkës, shkroi vargjet: “Si ty, o Vithlehem e Mekë e Arabisë, / Ku janë lindur Muhamet e Krisht’ i  Krishtërisë, / Për mua është Frashëri, vend i Perëndisë,/Tek është lindur Naim Beu, zëmër e Shqipërisë!”. Frashëri, emrin e ka marrë nga pema pyjore “Frashër”, ndërsa krahina, Dangëllia, e ka marrë emrin në fillim të shekullit XVII nga fjala turke “Dag-ili”, që do të thotë “Malësi”. Në shek XIV krahina quhej “Malakas” dhe qendra e saj ishte fshati “Malakas”, fjalë kjo që në rrënjë ka fjalën shqipe “Mal” në kuptimin “Malësi”. Frashëri ngrihet 1030 m mbi nivelin e detit, me hapësirë gjeografike 15.5 km2, e barabartë kjo me 7.2 % te hapësirës së krahinës së Dangëllisë (214 km2) dhe me 1.7 % të hapësirës gjeografike të trevës së Përmetit (929 km2).

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf