24 partizanet e Tërbaçit që dolën malit për liri

1219
Sigal

Të gjitha këto rrokën armët dhe luftuan përkrah vëllezërve të tyre për çlirimin e Atdheut

Populli i Tërbaçit të Vlorës si gjithë Labëria dhe vendi mori pjesë i tëri, qysh në fillim dhe kontribuoi me gjithçkapati për LANÇ. Të gjithë shtëpitë e fshatit u bënë baza të rëndësishme për lëvizjen NÇL. Në çetën territorialemorën pjesë 206 vetë në të gjithë etapat. Në formacionet e rregullta partizane u radhitën 203 partizanë, ranëdëshmorë për çlirimin e atdheut 61 bij e bija të fshatit dhe 10 viktima.

Nga 203 partizanë që dolën malit për liri 24 prej tyre ishin gra e vajza. Të tilla qenë:

Taze Çelaj, Anifc Dodaj, Xhevo Abazaj, Fato Xhakaj, Shanë Çelaj, Rexho Abazaj, Merushe Hodaj, NinoSkënderaj, Myrvete Abazaj, Naile Xhakaj, Bejushe Gjokaj, Hajdine Nikaj, Lala Hoxhaj, Shyqrete Hoxhaj, JetaAbazaj, Rahime Abazaj, Refije Merkaj, Fato Abazaj, Esma Merkaj, Zeliha Abilaj, Hava Çelaj,Ervehe Rrokaj,Inxhi Hoxhaj dhe Hato Gjikaj.

Të gjitha këto rrokën armët dhe luftuan përkrah vëllezërve të tyre për çlirimin e Atdheut. Është tepër e vështirë qësot të përshkruash ato motive që i bënin vajzat të luftonin si djemtë dhe burrat. Por gjithçka përmblidhet në njëmotiv të vetëm: ideali i lirisë.

Shumë prej vajzave tërbaçiote ngjeshën armët dhe dolën malit nga urrejtja që kishin për zaptuesit e vatanit, po dhepër të marrë hakun e vëllezërve, prindërve apo të afërmve të tyre të vrarë në luftën kundër nazifashizmit dhebashkëpunëtorëve të tyre. Kështu vepruan Shanë Çelaj, që doli partizane për të marrë hakun e xhaxhait Resul VeliÇelaj, ish komandant i batalionit ” Halim Xhelo”, vrarë në përleshje me nazistët gjermanë në qafën e Kiçokut nëdhjetor 1943; Zeliha Abilaj la fëmijën te nëna e saj dhe shkoi të luftonte, të merrte hakun e të zëvendësonteTafilin-vëllain e vetëm; Taze Çelaj të xhaxhait dhe të dajos Mumin Selami nga Kallarati një nga heronjtë eToponosë së Vlorës; Merushe Hodaj për vëllanë Myrton; Letja Hoxha për të marrë hakun për babanë etj.

Vajzat tërbaçiote përkrah partizanëve e partizaneve të krahinave të tjera kanë luftua me guxim e trimëri, duketreguar shembull të lartë sakrifice e heroizmi në të gjitha luftimet e zhvilluara në zona të ndryshme të vendit.

Dy prej tyre ranë dëshmore në lule të rinisë në fushat e betejës për çlirimin e atdheut. Taze Çelaj doli partizanebashkë me shtatë pjesëtarë të tjerë të vëllezërve Çelaj. Ajo u inkuadrua në grupin e tretë të Mallakastrës, batalioni iparë, kompania e tretë. Mori pjesë në shumë luftime me gjermano-ballistët në fshatrat e Vlorës e të Mallakastrës.Për zotësi e aftësi luftarake ajo u caktua komandante skuadre, detyrë të cilën e kreu me nder, në çdo luftim si nëKasnicë dhe Patos. Trimëri të rrallë, guxim – tregoi Tazia në luftën e përgjakshme që u zhvillua ne qafën e Koshovicës kundër një autokolone të blinduar gjermane që vinte nga Vlora më 7 tetor 1944. Aty, ajo për tëshpëtuar shokët u hodh e para në sulm duke thirrur: “Para partizanë”. Në përleshje ra me automatikun në dorë përtë mbetur e pavdekshme. Shkrimtari në librin “shtigjet e lirisë” shkruan: “…duke folur për shokët, për trimërinë e heroinës Zonja Çurre mora vesh se shoqja Taze Çelaj nga Tërbaçi qenka një heroinë e dytë e Labërisë dhe luftoime vetëmohim shembullor………… “.

Anife Dedaj e rritur bonjake qysh në moshën 16 vjeçare doli partizane. U inkuadrua në grupin e tretë tëMallakastrës, me një mitraloz të lehtë në krah luftoi kudo dhe u dallua për guxim e trimëri.

Për aftësi drejtuese u caktua komandante skuadre. Me 20 korrik 1944 Anifeja u zgjodh delegate dhe mori pjesë nëKongresin e Parë të Rinisë Antifashiste që u mbajt në Helmës të Skraparit. Pas kongresit kthehet tek shokët nëbrigadën e 14 sulmuese ku u caktua me detyrë zv/komisare kompanie. Bashkë me partizanët ckompanisë,batalionit e brigadës mori pjesë në luftimet për çlirimin e Gjirokastrës .Delvines e Sarandës.

Siç shkruan ish komandanti i brigadës 14 sulmuese Gjon Banushi, Hanifeja ishte c papërmbajtur. Ajo shquhej përaktet e vetëmohimit dhe cilësitë luftarake,me të cilat kishte shpëtuar disa herë skuadrën apo kompaninë e saj. Tëshumta janë aktet e heroizmit të kësaj vajze 17 vjeçare, por ajo që vulosi heroizmin e saj ishte lufta në Qafën eGjashtës në Sarandë më 7 tetor 1944 ku u ndesh dhëmb për dhëmb me nazistët gjermanë. Aty u shua jeta e saj përtë ngelur yll i pashuar. Anifeja nuk u bë nuse, nuk hodhi vello mbi fytyrë, por hodhi mbi trup vellon e lirisë.

Të dy vajzat partizane të Tërbaçit që ranë në përleshje me armiqtë në të njëjtën datë më 7 tetor 1944 në dy qafa, nëskaje të ndryshme të atdheut për çlirimin e tij frymëzuan rapsodin popullor t’i përjetonte në këngën e vet:

Po Tazja dhe  Anifeja,Të dyja vajza të reja,Luftuan porsi rrufeja,Dhanë jetën në beteja.

Përveç këtyre dy dëshmoreve gjatë operacioneve gjermano-balliste në fshat u vranë edhe 4 gra e vajza të tjera:

Farije Bufaj, e shpallur dëshmore dhe tre viktima: Peshqcshe Demaj, Rikie Bojkoj dhe Meze Zhardaj. Në zjarrin eluftës disa nga vajzat partizane të Tërbaçit morën plagë të rënda. Kështu ndodhi me Xhevo Abazaj(Gjikaj) nëluftën me gjermanët e ballistët në një fshat të Kukësit, të cilën pas betejës e kishte gjetur një fshatar human. Ai ekishte marrë në krahë dhe e çoi në shtëpinë e tij, e mbajti dhe i shërbeu derisa ishin kthyer partizanët,që e dinin tëvrarë, nga kjo plagë ajo mbeti invalidë.

Në luftimet për çlirimin e Kosovës nga 74 tërbaçiotë,  tetë ishin vajza: Fato Xhakaj, Hajdine Nikaj, Myrvete Kapo,Shyqyrete Hoxhaj, Nino Skëndaj, Rahime Abazaj,Rexho Kapo dhe Shanë Çelaj. Ato kaluan shumë vështirësi nëfushat e betejës dhe përballuan sëmundje të rënda siç qe rasti i Fato Shakaj. Kur brigada e 5 sulmuese luftonte nëtokat e Jugosllavisë në vendin e quajtur “Novi Varosh” në dimër të vitit 1945.  Fatua u sëmur rëndë nga tifoja emorrit që mori dhjetëra jetë partizanësh. Ajo qëndroi mëse një muaj në spitalin e improvizuar partizan dhe megjithë vuajtjet e shumta shpëtoi në saj të kujdesit të shokëve e shoqeve dhe banorëve vendas. Idealet e lirisë që ukishte pushtuar zemrat këtyre vajzave bëri që të mos largoheshin nga fronti i luftimeve edhe pse ishin të plagosurae të sëmura rëndë. Me përmirësimin e gjendjes shëndetësore ato shkuan në repartet e tyre dhe luftuan mevendosmëri e trimëri deri në fund. Një akt i paharruar do të ngelet momenti kur partizania Shane Çelaj, e cila nëemër të çlirimtarëve vendosi flamurin e brigadës 5 sulmuese partizane në Mitrovicë të Kosovës, në vitin 1945.

Ç’ krenari! Një vajzë nga Tërbaçi përsërit në kohë të reja bëmat dhe heroizmat e Miro Tërbaçes e të Shote Galicës.

Sa shumë do të gëzohej ajo po të qe gjallë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Po këtë gëzim e krenari përjetuantë gjithë shokët e shoqet e saj të brigadës 5 sulmuese që janë gjallë dhe bëjnë pjesë në organizatën e lavdishme tëveteranëve të LANÇ, ashtu si dhe gjithë shqiptarët, të cilët vazhdimisht kanë qenë me mendje e zemër pranë

Kosovës e kosovarëve.

Brezat c rinj në përvjetorin e 70 të çlirimit të atdheut kanë çfarë të mësojnë nga lufta dhe nga vuajtjet e sakrificat,nga heroizmi e trimëria, nga guximi dhe vendosmëria e 24 partizaneve tërbaçiote dhe atyre nga gjithë Shqipëria qëmorën pjesë në LANÇ.

Mirënjohje, nderim e respekt për to.

Veteran i LANÇ/ Hysni Berdaj