Inxh. Emin Muliu: Sot nuk mund të ndërtohet një Fierzë e dytë, ajo kërkon njerëz të aftë dhe punë kolosale

709
Sigal

Flet inxh. Emin Muliu: Sot 65 vjet nga krijimi i Ndërmarrjes Hidro-elektro shqiptare

Takimi me inxhi. Emin Musliu dhe me Akademik Edmond Pinguli ishte një kënaqësi e veçantë. Në bisedën me atë mësova shumë gjëra që për mua ishin utopi për shumë vite. Të dy ata ishin enciklopedi me vete. Të ditur, kurajoz, plot virtyte, prej tyre mësova se si mund të jetë i thjeshtë dhe njëherësh i madh një intelektual i vërtetë. Realizimet e tyre hidroenergjetike, kryesisht marrja pjesë në ndërtimin e hidrocentralit më të madh të “Fierzës”, më krijoi bindjen se me të vërtetë inxhinierët tanë nuk kanë pse të ulin kokën (përkundrazi), por të qëndrojnë ballë lartë përballë inxhinierëve më të zotë të ndërtimeve hidroenergjetike kudo në botë. Edhe sot “Fierza” qëndron ashtu krenare për të treguar gjenialitetin e inxhinierëve tanë të mrekullueshëm të një vendi të vogël. Edhe sot, ky hidrocentral për  lartësinë e digës qëndron ndër hidrocentralet më të mëdhenj në botë (ndoshta sot i dhjeti), duke i rezistuar kohës dhe lartësuar emrin e inxhinierëve shqiptarë që sot kërkohen në çdo skaj të globit.

Albert Z. ZHOLI

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf