Burgu i kalasë së Gjirokastrës jo vetëm për Brahimin, por për shumë njerëz të shquar e patriotë u be kudhra e qendres së urrejtjes për pushtuesit e huaj që jeta e tyre të ishte pjestare e histori e lirisë. E kjo thirrje që ajo që do ngrihej populli për lirinë e tij. Dhe ja një ditë mbas disa vite burg u gjend në ballë të agjitatorëve për liri në labëri e Delvinë.

Në shekuj shqiptarët kanë dhënë gjak e mund për liri e indipendencë në betejat e historisë, por lufta nacional çlirimtare u quajt lufta epokale e lirisë së shqiptarëve me një komb sovran, të lirë e të pavarur. Luftëtarët ishin ata që shkruan historinë e lirisë me gjak e mundime në piedestalin e memories së shqiptarëve që pasqyroi e konkretizoi përfundimisht trashegiminë e përpjekjeve të brezave mbasi Atheu kërkonte trima Dhe kjo rritje për Gjirokastrën erdhi në mëngjezin e 18 shtatorit 1944. Plot përpjekje, mundime e vuajtje e gjak në beteja në çdo skaj të vëndit në gërxhe e bregore që është shkruar historia e ndërgjegjes së brezave e që shërben si udëhrrëfyes në jetën e përditëshme e si mësim për të ardhmen. Shumë rrugë qytetesh mbajnë emra trimash luftetarë që dhanë kontribut të çmuar për lirinë e Atdheut. Ata e shkruan me gjak e mundime lirinë e Atdheut që shkruan një faqe të re në histori. E kështu ishte edhe jeta e një burri të shquar të laberisë, Brahim Miho nga Fushëbardha që me trimërinë e tij la histori për lirinë e Atdheut. Ai kishte dy vënd lindje thoshte gjithmonë, njërën në Fushëbardhë dhe tjetrën në Dunavat të Gjirokastrës. Duke qënë të pushtuar për vëndlindjet e tij e Atdheun e mendonte se jeta e tij ishte e marrë peng nga pushtuesit ashtu si gjithë liria e shqiptarëve. Nëna e tij u largua nga jeta vetëm kur ishte pesë vjeç, e mbas tre viteve vdes edhe i ati. Ai nuk e quante veten jetim se e kishte edhe një nënë tjetër në Dunavat të Gjirokastrës që gjithë jetën nuk e ndau nga djemtë e saj. Ajo ishte Adeti siç e thërrisnin të gjithë. Seadet Meron, një grua trup madhe e shtatlartë nga Dunavati i Gjirokastrës. Ajo krahas djemve të saj, Astrit Mero, Omer Mero, Mërkur Mero e Agim Mero kishte edhe një tjetër fëmijë jetim pa baba dhe pa nënë, Brahim Mihon nga Labëria. Ai vinte nga një miqësi fisesh fisnike prej shtatë brezash, që i kishte bashkuar këtë miqësi të dy fiset bëmat e tyre patriotike Seadeti i porosiste gjithnjë djemtë “të bëheni për vehte dhe për Atdheun”. Por këto porosi ja jepte shpesh edhe djalit jetim. Për Brahimi Mihon kishte edhe diçka tjetër që ai e mbante thellë në shpirtin e tij fëminor, mbasi aty në Dunavat, ku ishin varrezat e qytetit në Xhungë, fisi Mero së bashku me fiset Loloci e Zere kishin varrosur babin e Brahimit, Alim Miho. Edhe Alimi me një veprimtari të pasur patriotizmi që i shkonte për shtat edhe fisit të miqësisë së brezave, Mero. Me vdekjen në shtëpinë e miqve Mero të babait të Brahimit, Alim Miho ata bënë vajet e ceremonitë mortore, varrimin në varrezat e Xhungës së qytetit të Gjirokastrës dhe pastaj shkuan në fshat dhe vendosën se kush do e rriste këtë jetim në moshë të vogël pavaresisht që ata nuk e ndanin nga gjiri i tyre. Vetë ai, kujtonte se ishte miqësuar aq shumë me banorët e kësaj lagjeje, Dunavatin dhe i dukej sikur kishte lindur e po rritej aty. Brahimi nuk e shikonte veten larg nga djemtë e fisit Mero, Loloci e Zere e shumë fise të tjerë të kesaj lagjeje, fise me emër patriotozmi në Gjirokastër. Po ai kujtonte shpesh se krenaria e tij ishte drejtimi i njësisë luftarake për çlirimin e Dunavatit dhe gjithë qytetit të Gjirokastrës, se “doja ti ktheja kësaj lagje një borxh, atë të kujdesit për jetën time’. Dhe vitet kalonin në mjerim dhe jetimi po burrërohej e një ditë u gjënd i burgosur në kalanë e Gjirokastrës për shumë kohë e vite, kalaja ishte kudhra e ideve për liri, ku trimat e lirisë u brumosën me ato ide që jeta e tyre ëndërronte të bëhej realitet. Burgu i kalasë së Gjirokastrës jo vetëm për Brahimin, por për shumë njerëz të shquar e patriotë u be kudhra e qendres së urrejtjes për pushtuesit e huaj që jeta e tyre të ishte pjestare e histori e lirisë. E kjo thirrje që ajo që do ngrihej populli për lirinë e tij. Dhe ja një ditë mbas disa vite burg u gjend në ballë të agjitatorëve për liri në labëri e Delvinë. Asnjëherë nuk do te harronte bashkëpunimin me “marangozin” në krahinën e Kardhiqit, heroin e popullit Muzafer Asqeri nga Dunavati. Në një ditë të shënuar dhjetori të vitit 1942 në fshatin Fushëbardhë ai mes bashkenismëtarëve me shumë shokë si “Çakalli”, siç quhej me pseudonim Dilaver Poçi, komunist i Grupit të Zjarrit të Shkodrës dhe pjestar e firmëtar i 200 komunistëve të themelimit të PKSh, Gani Haloci, Boço Muho, aktori i quajtur Gjini në filmin Skënderbeu që i thyen dorën Skënderbeut, e shumë të tjerë në fshehtësi krijuan çetën e dytë partizane të Jugut të Shqipërisë për çlirimin nga pushtuesit. Kjo ishte edhe si rezultat i propagandës për robërinë nga veprimtarë që shquheshin për idealin e flamurit dhe lirisë së Atdheut. Kjo kohë bashkoi shumë shokë ideali të Brahimit me Muzafer Asqeriun, Muin Bozgo, Kadri Baboçin nga Manalati e Kadri Loloçin, Bedri Spahiun e Sejdi Haxhialiun, Astrit e Omer Meron, Siri e Adil Çarçani, e shumë, e shumë të tjerë. Por miqësia e brezave e Brahimit me fisin Mero i bashkoi përsëri lufta për liri në rreshtat partizane me shumë të tjerë. Brahimi ishte i njohur i banorëve të Dunavatit, e ata e quanin birin e tyre. Sa here vinte në Dunavat nuk ikte pa takuar Kadri Loloci që e quante vëlla të tij apo Astrit Meron, e të tjerë. Bashkë gjithmone e përsëri në batalionin partizan Asim Zeneli ku me çlirimin e vendit Brahimi në radhët e ushtrisë më vonë në pushtetin vendor, Kadriu diplomat për gjithë jetën. Kështu edhe shokët e tij Siri Çarçani, Adil Çarçani, Kadri Baboçi, Astrit e Omer Mero, Muin Bozgo, Boço Muho, Çune Mëhilli, Islam Shehu, e shumë e shumë të tjerë. Gjithmonë tregonte se krahas lirisë së Atdheut, më dukej se kisha një detyrim më tepër për Dunavatin, aty ku më prehej për jetë edhe babai, aty ku me dhanë dorë për fëmiëjrinë. Po ky borxh, do vinte dita që do të kthehej kësaj lagje, jo vetëm, por me shumë trima në luftë për liri per gjithë Atdheun. Vitet kalonin e zjarri i luftës për liri po zgjerohej me bijë e bija nga më trimat e vendit. Ëndrra e lirisë kishte mbushur zemrat e gjithë shqiptarëve dhe po afrohej. Tre herë sulm mbi Gjitokastër për çlirimin nga pushtuesit. Jeta e tij ishte sakrificë dhe trimëri e dëshpërim, kur humbiste shokët në beteja. “Krahas meje, tregon ai, u vranë në Rrëzomë dy vëllezërit Meta, nga Golemi i Kurveleshit. I kisha shokë trima të sprovuar në beteja e për shumë kohë do më dhimbte shpirti dhe i kujtonte gjithë jetën. Dhimbje kur u vra trimi Karafil Bello. Kjo dhimbje kthehej në urrejtje për armikun e frymëzim për trimëri. Dhe ja një ditë marsi në fshatin Senicë të Rrëzomës, një plumb i mallkuar i armikut e plagos rëndë në kokë, e për ca kohë bie në kome. Pa u shëruar mirë, me kokë të lidhur, ikën drejt e në front. …I kisha borxh vendit tim, deri sa të vinte liria dhe për liri isha gati të jepja edhe jetën ashtu si i dhash nga gjaku im i pastër lirisë së Atdheut…… Prandaj më vonë do i këndohej: “Rrëzomë, Sarandë e Delvinë,/ E tregove trimërinë,/ Kudo në gjithë Shqipërinë,/ Në luftë me gjithë djelmurinë”.
Kalaja ishte front i fuqishëm i qëndresës së forcave armike, ajo kala ku nga frëngjitë e burgut ai shikonte mbi qytet për disa vite. Këto beteja ishin një plejadë jete për të, që u skalitën në memorien e tij për gjithë jetën. Në betejën e dytë për çlirimin e Gjirokastrës, në lagjen që përmendet, bien heroikisht partizania mitraliere Haire Suli nga Kuçi.

Por borxhi ishte borxh karshi Dunavatit. I plagosur rëndë, shumë vuajtje e shumë përpjekje e mundime. Adil Çarçani, ish-Kryeministër i Shqipërisë, vinte rrallë në Fushëbardhë, në fshatin e tij të lindjes, por sa herë vinte do të takohej patjetër me Brahimin, t’i kushtonte një kohë të veçantë bisedës me të. Për orë të tëra fliste me të si dy miq të vjetër të një kauze që ishte liria e Atdheut dhe e peshonte fjalën e tij. Se e vlerësonte maksimalisht shokun e tij të rinisë dhe të betejave në luftë.. .. E mori plumbi në kokë, por nuk u dorëzua, jo vetëm që sfidoi vdekjen, por e ndoqi armikun këmba-këmbës, gjer në çlirimin e Atdheut, thoshte ish-Kryeministri që e nderonte si rrallë kënd ne krahinën e Kardhiqit dhe në Labëri. Dhe mbetën miq e shokë edhe në vitet e tjera të mëvonshme të jetës, Ishin dy shokë të së njëjtës llogore! Shumë debate se kush do ta drejtonte njësinë luftarake që do sulmonte nga Dunavati për çlirimin e Gjirokastrës krahas njësive te tjera luftarake në anë të ndryshme mbasi komandant Brahim Miho ishte akoma me plagë të rëndë në kokë. Këmbëngulja e komandantit të plagosur ishte vendimtare. Tre herë sulm nga Dunavati mbi qytet. Kalaja ishte front i fuqishëm i qëndresës së forcave armike, ajo kala ku nga frëngjitë e burgut ai shikonte mbi qytet për disa vite. Këto beteja ishin një plejadë jete për të, që u skalitën në memorien e tij për gjithë jetën. Në betejën e dytë për çlirimin e Gjirokastrës, në lagjen që përmendet, bien heroikisht partizania mitraliere Haire Suli nga Kuçi. Ajo u qep mbi një soletë të ulët për të qëlluar me mitrolozin e saj të lehtë, por armiku e pikasi dhe i mori jetën në lulen e rinisë. Ajo vinte nga një familje çerdhe e luftës për liri, ku vëllai i saj Mehmet Suli në brigadë tjetër, ashtu si pjestarë të tjerë të familjes. E mbuluam me kujdes me gurë, deri në errësirë, për të mos e tërhequr zvarrë të vdekur pushtuesit dhe bashkëpuntorët e tyre. Mbas disa ditë, kur do tërhiqnin kufomën për në fshatin e lindjes Kuç, motra e njohu nga gishtërinjtë e dorës. Atdheu dhe populli është mirënjohës për trimërinë e saj të treguar dhe duhet ta vlerësojë edhe më tepër. Po kështu bien dy trima kuçiotë të tjerë: Qemali dhe Cania, të tre partizanë të kësaj njësie luftarake. Rrethimi gjerman ishte i pa shmangshëm. Para fillimit të betejës në pjesën e sipërme të Dunavatit kishin lënë borizanin mitralier, me që ishte i plagosur në dorë. Me të mësuar për rrethimin ai nisi; “Para partizanë!…”. Bie boria pa pushim dhe kërcet pa pushim mitrolozi. Kështu rrethimi, u ça. Tre herë luftë, tre herë beteja të ashpra e që u lane me gjak e sakrifica, deri sa do të vinte mengjezi i 18 Shtatorit, çlirimi i qytetit të Gjirokastrës. Dhe kështu ia ktheu borxhin Dunavatit komandanti Brahim Miho një nga bijtë trima të Labërisë, së bashku me shumë trima u kthen me lirinë. Dhe kështu Gjirokastra ishte tani e lirë. Aso kohe Shtabi i Përgjithshëm për trimërinë e treguar komandantit Brahim Mihos që drejtoi këto luftime me këtë njësi luftarake, i dërgon dhuratë një pako me paketa cigaresh, me mbishkrimin “Për komandantin trim Brahim Miho” e nënshkruar nga Komandanti i Përgjithshëm. Tërë jetën e tij, koha e luftës ishte një ngjarje e madhe e skalitur në memorie, që e ngacmonte përherë. Ai nuk harroi kurrë trimëritë e partizanëve minoritarë, si komandant i batalionit të tyre në brigadën e 19 Sulmuese. Në çdo zjarr betejash edhe Brahim Miho luftoi me burërri trimash në breza, që me të drejtë u pagezua me emrin burri trim i Labërisë.Më së fundi, ai ishte i lirë, se u realizua ideali i tij, liria e Atdheut e ideali për Flamur. Prandaj, këtë e quante si detyrim për Dunavatin e gjithë Atdheun, prandaj nuk kurseu as gjakun, as vuajtjet e as sakrifica. ….Në ceremoninë mortore, nga më të mëdhatë ndonjëherë në krahinën e Kardhiqit, Kryetari i Komitetit të Veteranëve të Gjirokastrës, vëllai i heroit të popullit Muzafer Asqeri, Dine Asqeri nga Dunavati, para arkivolit do të thoshte: “Fli i qetë biri yne i Dunavatit e i Fushëbardhës dhe gjithë Labërisë ,…së bashku e sollëm lirinë, e trimat si ti koha nuk i harron, por i lartëson e vlerëson. Brahim Miho sot prehet i qetë në vendlindjen e tij, Fushëbardhë duke mbajtur në vehtvete titujt e lartë “Patriot i Shquar”, “Dëshmor i gjallë i Atdheut” e plot urdhëra e medalje. Ai ka mbetur në altarin e lirisë ikona e trimërise, trim i shquar i Labërisë. Prandaj atë e kanë përjetësuar një rrugë me emrin e tij në qytetin e Gjirokastrës që ai e deshte aq shumë. Jeta e tij ishte skalitur në piedestalin e lirisë së Atdheut për frymëzim për breza si simbol dhe ikonë e trimerisë labe.





















