Atdheu apelon: “Të largojmë të Keqen, të mos Largohemi nga e Keqja; që ka pushtuar Atdheun, të sotmen dhe të nesërmen e tij”!
Vendet e BE, më të zhvilluara dhe të përparuara, kanë të punësuar në Administratën e shtetit = 15 % të Popullsisë!
Në disa vende, ky numër është edhe më i vogël.
*Ndërsa Shqipëria ka të punësuar në Administratën e saj = 25 % të popullsisë, me as 2 milion shqiptar të mbetur- tregonte këtë shifër, jo pa shqetsim e dhimbje dje edhe Agron Xhaferaj, emigranti në Itali…

Vendi zbrazet, administrata e shtetit fryhet…
Një grup pensionistësh, militantë të thekur si: Bexho Rrapishtja, Xhevo Bexga, Aldo Ferra, Teno Driza dhe një takëm, ishin mbledhur si përditë edhe sot në “kuvendet e ditës”, në lulishtet e lagjeve, “Çole” dhe në “Llonxhë”, të qytetit të Vlorës, sa dhe të drithëruar shfaqeshin se mos ju shkojnë edhe atje tek stolat e zhgarravinosura dhe ju çojnë faturën poshtë B…si pronari plazhit, i truallit dhe i stolave; dhe fatura hidhet në system!
Bexhua me republikën në kokë dhe qeresteja trokë me gazetën në dorë që është pro qeverisë, kalon serbes në trotuar, pret me kënaqësi t’i qaset ndonjë mikrofon i Tv-s; për të dhënë edhe Opinonin e tij.
Kur e pyet gazetarja për mundësimin e ngritjes së pensioneve. “Analisti” e hedh vështrimin përtej detit, prapa malit?
“Mundet të rriten edhe pensionet, po janë të kushtëzuara nga kontributet, sepse kontributet këtu bëjnë poshtë, e si mund të bëjnë pensionet lartë”, arsyeton “Avokati” avokot, i pa zgjedhur i qeverisë. Si mund t’i ngrejë pensionet qeveria”?!
E njohin edhe origjinasit dhe shokët e tij padronazhistin e verbër: Votën Qorre, Janko Bazon e shkretë, puthadorë e këpucëfshirës!
Mirpo këto ditë, edhe sot qysh në mëngjez edhe: Janko avokotit, Bexho Rrapishtës, Xhevo Bexgës, Aldo Ferrës, Teno Drizës… u ishin ngritur kujkujset në qiell dhe pyesnin-deri te Alo Bashkimi: “Ku i gjeti kontributet qeveria për ngritjen e pagave të Ministrusheve, Deputetkave, dhe Gjyqtarkave në 7 milion rrogat, ku nuk i kanë rroga në asnjë vend të botës, taborrit të zyrtaruckave nga dyfish i pagës që marin”?
Dhe asnjë Deputetuc nuk ishte kundër, asnjë nuk abstenoi, të gjithë Pro!
E ka mbushur kacek; Administratën e Shtetit me Padronazhist!
Nëse vendet europine, më të zhvilluara dhe të përparuara, e kanë Administratën në Raport me Popullsinë me = 15 %, të punësuar! Ndërsa Shqipëria, kampione e Botës ka me = 25 % të popullsisë, të “punësuar” në administratë, duke abuzuar, dhe pa bërë asnjë punë!
Kjo fryrje e Administartës Informale, abuziviste është: Punësim nga Qeverisja, apo Rezilton Abuzim nga Sovrani?!
Qytetarët nuk marrin asnjë shërbim- veç Tallje, Shpërfillje dhe Përbuzje nga administrata informale- që shkojnë, shikojnë orët e punës me Tik-Tokun! Dhe nuk paska të ardhura për ngritjen e pensioneve- pyeste edhe vet Jankua?
Bexhua me Republikën në kokë, qeresten trokë, i kollarisur dhe kapërdisur pret në rrugët e qytetit se mos i del ndonjë mikrofon përpara dhe t’i marrë Opinionin, oponionistit të njohur edhe për: Pensionet qesharake, Administratën e fryrë me Padronazhistë. Shëndetësia Falas etj, rezultuar; Premtime, mashtrime false dhe tallëse nga “Lideri Global”!…
I paska rënë rradakës në fund të fundit edhe Bexhua!
Miku im Maksi- njeriu i gatuar dhe selitur me vlerat njerëzore dhe korrektësinë, sapo e pa në rrugë Bexho padronazhistin, votën qorre, nisi rrëfimin: “Kishte marrë kohë më parë rekomandim për vizitë për tek mjeksia dhe ja shtyn nja dy tre herë datën e vizitës, në spitalin e Vlorës- Falas!
Dhe Bexhua ishte rënduar edhe më, ishte bërë koqe kripë, i zhgënjyer edhe nga Shëndetësia falas! I mashtruar nga Rilindja, pas kaq vitesh i kish rënë rradakes. Përditë e shihje me gazetën që i thurnin Hymne “Rilindjes”, “Liderit Global”! Po sot nuk ka faqe shtypi të shkruajë dhe të bëjë tam-tame për faqezinjtë e qeverisjes!
Edhe Bexhon pas kësaj që i ndodhi me shëndetësinë falas, nuk e sheh as të krekosuar dhe as me gazetë në dorë, duke u tundur e shkundur!
Shëndetësia “Falas”, lëre mos e pyet- thotë edhe Bexhua!
“Shëndetësia falas” e kish kuptur më në fund edhe Vota Qorre, që mbajnë në mjerim shoqërinë me; servilizmin, putha dorët edhe b… lëpirjet, duke mbajtur në mjerim edhe fëmijët e tyre, të sotëm dhe të nesërmen e shoqërisë, nga kjo pjesë jo e vogël militante, të verbuar e shoqërisë, Vota qorre dhe Jo vota e Arsyes!
Dhe pasi i’a kishin shtyrë dy tre herë vizitën në spitalin rajonal, në sytë e tyre, kishte grisur edhe tesrën e PP -Rilindje- Rivdekjes, kur i vajti zjarri të b… e kuptoi, i ra rradakes edhe Bexhua, sepse kur ka rënë zjarri me kohë në të gjithë shoqërinë shqiptare edhe Bexhua dhe sa e sa si Bexhua, ngrohen rreth tij dhe rrahin pëllëmbat: “Larg nga B… ime”- nuk vërsulen për të fikur zjarrin që ka rënë, as në mëhallën e tyre…
Po harrojnë këta njerëz, mjeran që njeriu nuk i përket vetëm vetes, po i përket edhe përtej vehtes, shoqërisë, jo për të përfituar vetëm ai, po për të kontribuar dhe përfituar edhe shoqëria, Për të qënë e jetuar i lumtur mes të Lumturve, Endërrojnë Engjëjt, ndërsa Djajtë ndihen të lumtur mes të Mjerëve!
“Një filozofi e lashtë thotë: “Të ndjesh dhimbjen tënde, do të thotë se ke ndjeshmëri, ndërsa të ndjesh dhimbjen e tjetrit do të thotë të jesh Njeri”.
Dhe kjo është shoqëria Jonë në shumicë edhe pas kaq vite tranzicion, duke u shthurur e degraduar, duke besuar të pabesin e votuar bastardin, abuzuesin, rrënuesin e vlerave dhe të shoqërisë!
Xakja- Rizai, ish anëtar i PK dhe pasardhës Dëshmori, ka thënë një sentencë të bërë Publike:
“Rrugaçin tim do ta Durojë, po Rrugaçin tim, mos më mbiftë në prag, kurrë nuk e votojë”! Se më mallkon shoqëria dhe mallkimi nuk më lë rehat, do ta vuaj edhe në varr!
Kjo armatë pensionistësh, në taborrin e Tufës; Votë Qorre, më thirri ditë më parë edhe miku im në rrugë Patrioti, (Votë Qorre) ndihen kur ju vjen e keqja te B… e tyre. Kur zjami ka rënë te gjitoni, apo në rrugë, mbi shoqërinë, kjo tufë amorfe fërkon duart: Larg nga B…ime!
“Eh milet i shkretë! Se ka hak Lirinë”, -ka thënë F.S Noli.
Kjo është pjesa, mazhorancë e shoqërisë komercialiste, e verbër nga Trut dhe qorre nga Syt!
Shumë nga kjo sërë; Votë Qorre besnike edhe përpara të pa besëve, dhunojnë dhe abuzojnë edhe me gjakun e Dëshmorëve, duke u krekosur: “Jam Familje Dëshmori dhe votojë PS- partinë, duke ngatërruar partinë e quajtur parësore! Pra, mohojnë Atdheun mbi të gjitha dhe i të gjithëve, duke mbetur stoik me abuzuesit dhe shfrytëzuesit me Pushtetin, shëmtimin e rracës shqiptare!
Atdheu apelon: “Të largojmë të Keqen, të mos Largohemi nga e Keqja; që ka pushtuar Atdheun, të sotmen dhe të nesërmen e tij”!
Bijtë dhe bijat, etrit dhe gjyshërit e djeshëm, muarën armët, dhanë edhe gjakun, për të fituar Lirinë Atdheu, që po i mungon kaq gjatë, dhe vendi zbrazet, po mbetet shkretë!…




















