Haliti: Ja debatet me sekretarin e Parë për poemën time që ‘nxinte realitetin’

784
Sigal

Ekskluzive/ Faslli Haliti: Kadare më dha kurajë, Agolli më tha se kjo nuk është kritikë, por akt-akuzë, me këtë ti futesh në burg

Shkrimi i nxënësve lushnjarë: Faslli Haliti është revizionist, të vihet nën fre, sa nuk është vonë!

Për pak ditë, poema “Dielli dhe rrëkerat”, e cilësuar si “antisocialiste”, ka mobilizuar letrarë të rinj, “krijues të talentuar” në sulm denigrues që udhëhiqej nga partia në rreth, kundër poetit Faslli Haliti. Gazeta e Komitetit të Partisë në Lushnje, “Shkëndija”, ka botuar kritikën denigruese të 10-të gjimnazistëve, ku poeti quhej revizionist e, duhej vënë “nën fre”. Sekretari i Parë, Rrapi Gjermeni, pret në zyrë poetin Haliti. Poeti, pas një nate tmerri e ankthi të pagjumë, në mëngjes niset në Tiranë, ku takon Agollin. I tregon gazetën me kritikën e gjimnazistëve. Dritëroi, pasi e lexon kritikën i thotë poetit se, kjo nuk është kritikë, por një aktakuzë. Me këtë kritikë, ti, futesh në burg. Kurse  Kadareja i thotë se Faslliu nuk duhej të mërzitej, pasi gazeta që kishte botuar krikën e dhjetë gjimnazistëve, do të kritikohet me siguri lart, sepse poemën e kishte pëlqyer vetë Ramiz Alia. Prandaj, fute gazetën në zarf dhe çoja Mehmet Shehut dhe, i thuaj: kjo është demokracia juaj!? i thotë Faslliut, Kadareja … Këto e të tjera i rrëfen në intervistën e tij në vazhdim poeti Faslli Haliti…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të “Telegraf” print