1.Më 12 janar 1937, gazeta “Drita” publikoi një lajm të rëndësishëm, që do të mbetej një moment i paharruar në histori. Ishte një lajm që fliste për një veprim të veçantë dhe të një rëndësie të madhe kombëtare, Mbretëria e Zogut do të sillte eshtrat e poetit të madh kombëtar Naim Frashëri, në atdhenë e tij. Ky lajm erdhi si një akt i veçantë nga Mbretëria Shqiptare, një veprim që tregonte jo vetëm nderim dhe respekt për Naim Frashërin, por gjithashtu një simbol të lidhjes së kombit me historinë dhe kulturën e tij. Mbreti Ahmet Zogu, një figurë që kishte një vizion për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, mori vendimin që të sjellë eshtrat e poetit më të njohur të kombit, i cili kishte kontribuar aq shumë për çështjen kombëtare dhe për ngritjen e frymës kombëtare shqiptare.
…Në një urdhër të Qeverisë, që u dërgua nga Mbreti në Kryeministri, u shpall se komisioni, i cili do të nisej për në Stamboll do të mbulonte shpenzimet e transportimit të eshtrave të Naim Frashërit deri në Shqipëri. Ky veprim ishte jo vetëm një nderim për poetin, por një akt që i dha rëndësi të veçantë kujtimit dhe trashëgimisë kulturore të vendit.Në mënyrë të veçantë, Mbreti Zogu urdhëroi që të formohej një komision special, që do të udhëtonte në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit dhe për t’i sjellë në Shqipëri. Ky komision do të përbëhej nga figura të njohura të shtetit dhe kulturës, të cilët do të përkujdeseshin për këtë mision të shenjtë. Në përputhje me urdhrin e Mbretit, ai pagoi të gjitha shpenzimet që kërkoheshin për këtë akt të rëndësishëm, duke e bërë këtë një veprim të plotë dhe të paçmuar.
Letra e Mbretit dërguar Kryeministrisë përmbante detaje të sqaruara për organizimin e komisionit dhe ndihmën që duhej të ofronte shteti shqiptar për kthimin e eshtrave të Naim Frashërit në atdhe.
… “ Kryeministrisë -Tiranë .Tue pamë shtypin kombëtar që po meret me nevojën e transportimit të eshtrave të ndjerit Naim Frashëri ashtu dhe përpjekjet e sakrificat e tij të shqueme për vetësundimin e atdheut . Urdhërojmë që të formohet një komision prej dy vetëve për të shkue në Stamboll me marrë eshtrat e tij e tue transportue për varrim këtu në Atdheun tonë. Shpenzimet e Komisionit e të transportit do të bahen prej meje. Përfundimi të na njoftohet . ZOG.
2.Naim Frashëri është një nga figurat më të shquara të letërsisë shqipe, i cili nuk njihet vetëm për veprat e tij poetike. Por edhe për një histori të veçantë, që e bën atë poetin me disa vendvarrimi. Kjo është një histori që ngërthen dhimbje, mister dhe një lloj shenjti që është i lidhur ngushtë me shpirtin e popullit shqiptar. Nuk është thjesht një figurë e shquar letrare, por një shenjtor që iu dha frymë letërsisë dhe kombit shqiptar dhe që shpërndau mesazhe të rëndësishme për identitetin dhe shpirtin e tij. Naim Frashëri është poet, i cili nuk është varrosur në një , por në disa varre. Dy prej tyre ndodhen pranë dy teqeve, që lidhen me besimin dhe filozofinë shpirtërore të poetit. E para ndodhet në Madriven Qojt, në pjesën aziatike në perëndim të Stambollit, ku trupi i tij prehej në një nga teqet më të njohura . Ky varr u bë shtëpia e poetit pas vdekjes në vjeshtën e ftohtë të 20 tetorit të vitit 1900.
Aty u varros edhe vëllai i tij, Samiu. E gjithë kjo është një histori e ngarkuar me një nëntekst të thellë emocional dhe shpirtëror. Ngase Naim Frashëri, poeti që u dha kulturë dhe frymë letërsisë shqipe, ka lënë pas një copëz të dheut të huaj.
…I ftohti i atij tetori e mori poetin.
…Gishtat, dhe kraharori akull. Në diçka, që s’mund të kthehej, më aty ku ishte përherë.
…Gërmë, për gërmë e kërkuam.
…Fle, në këtë copëz të huaj poeti ynë?
Ku prapë ëndrron, dheun e tij.
…Në letrat e tua, tek penda jote është letërsia jonë.
–Të gjetëm ty, një pikë e haruar në dhe të huaj. Ç’frikë kishin nga ty tradhëtorët?
-Emri yt i llahtariste tinzarët?
… Ngrehu! Zgjohu,pra!
Po sa ftohtë këtu, ç’bënë këtu ?
…Por njihet një fakt, që në vende të shenjta, territori i tyre mbanë shenjtorë me frymë të Zotit. Për poetët dhe lexuesit e asaj kohe, Naimi ishte më shumë se një njeri i thjeshtë. Ai ishte një simbol i pashuar i identitetit shqiptar. Dhe për ta, ai e gjeti prehjen në një “copëz të huaj”, në një vend tjetër jo në dheun e tij, por që megjithatë i ofroi atij një prehje të përkohshme. Kërkimi për trupin e poetit në atë “copëz të huaj” është një akt që tregon se Naimi nuk ishte thjesht një poet, por një simbol i madh i kombit shqiptar.
– “Fle, në këtë copëz të huaj poeti ynë?”Kjo është pyetja që ngrihej nga zemrat e atyre që e donin dhe e nderonin, por që nuk mund të pajtoheshin me mungesën e tij. A do të mund ta gjenin atë përsëri? Po ku ishte dheu i tij? Kjo ishte një dhimbje që thellohej për çdo shqiptar, sepse për ta, Naimi nuk ishte thjesht një poet, por ishte shpirti i kombit.
…Në letra, që ai kishte lënë pas në çdo varg që kishte shkruar. Poeti kishte lënë një pjesë të shpirtit të tij, një pjesë të veprës që do të jetonte përjetë.
…”Në letrat e tua, tek penda jote është letërsia jonë,” është thënia që qëndron si testament i veprës së tij të pashuar dhe i mesazhit të tij, që do të mbijetonte. Poeti nuk do të kishte pushuar së ekzistuari, pasi çdo varg që kishte shkruar ishte një pjesë e ndritshme e trashëgimisë kulturore shqiptare.Në traditën bektashiane, ekziston një aksiomë që thotë: “Pena e dijetarit është më e ndritur se gjaku i derdhur i dëshmorëve.”Kjo është një shprehje që tregon lidhjen organike mes shenjtorit të fjalës dhe penës. Naim Frashëri, i cili ka qenë një figurë e tillë, ka dhënë gjithçka për të ndriçuar rrugën e letërsisë dhe për të nderuar kulturën shqiptare. Në këtë kuptim, poeti Naim Frashëri është një shenjtor që i dha frymë letërsisë shqipe, duke e ngritur atë në nivele të larta dhe duke i dhënë mundësinë popullit shqiptar të ndjejë krenari. Ai ishte, dhe mbetet, një simbol i fjalës së shenjtë dhe të penës, që i dha ndriçim një populli të ngratë nga historia e tij e dhimbshme dhe e lodhshme. Kjo është një histori që na kujton se shenjtorët e fjalës dhe të penës nuk mund të vdesin. Pavarësisht se ku mund të prehen eshtrat e poetëve të mëdhenj, fjalët dhe vargjet e tyre do të mbijetojnë përjetësisht. Naim Frashëri është një nga ata shenjtorë, sepse vetëm për ata kanë disa varre ose tyrbe siç ngjet në disa vende të lindjes .
3.Streha e dytë, një dhembje dhe krenari e përbashkët, ishte kryeqendra e bektashizmit në Tiranë. Qyteti që mori në krah poetin tonë të madh, Naim Frashërin, pas 37 vitesh qëndrimi në dheun e huaj. Një periudhë e gjatë dhe plot lagështi dhe ftohtësi kaloi Naimi në Stamboll, larg nga trojet e tij të dashura, por zemra e tij gjithmonë rrihte për Shqipërinë. Pas shumë vitesh në mërgim, shteti shqiptar vendosi t’i sillte atdheut një nga thesaret më të çmuara të kombit, dhe poeti i shenjtë do të prehej në tokën që e kishte dashur dhe nderuar përmes çdo vargu. Ky akt i madh u realizua gjatë mbretërisë së Zogut, një periudhë që, ndonëse e rëndë dhe e errët për shumë shqiptarë u bë një moment historik. Shteti vendosi që varri i poetit të shenjtë të bëhej një vend i shenjtuar në kryeqendërën e bektashizmit, ku besimi dhe kultura do të bashkoheshin për të nderuar emrin e tij. Banesa e Naimit në periferi të Tiranës do të bëhej jo vetëm vendi i tij i fundit i prehjes, por edhe një pikë ndalimi për besimtarët dhe të gjithë ata që kërkonin frymëzim nga poezia dhe mësimet e tij.
…Pas sjelljes së eshtrave të Naim Frashërit në Shqipëri në vitin 1937.Fjalët e besimtarëve ishin “Naim be! Mbëltajat e tokës tonë mjaltë t’u bëfshinë, poeti ynë Naim.” Këto fjalë tingëllojnë si një lutje dhe një nderim që e shndërrojnë Naimin në një shenjtor të gjallë për shqiptarët, një figurë që nuk ishte vetëm poet, por një udhërrëfyes shpirtëror dhe kombëtar.
…Përse nuk na the, poeti ynë i bukur, se sa vite ishim larg, gjysmë të shkatërruar, të kafshuar nga jetët e ndara dhe të pushtuar ? Naimi nuk ishte vetëm poet i fjalëve, por edhe një njeri që ndjeu thellë padrejtësitë e kohës. Ai, që kishte shpresuar për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar e pa veten të ndarë nga tokat e tij dhe i mbijetoi vështirësive të mërgimit, që dhe pse ai kishte dhënë gjithçka për atdhenë, historia e tij personale mbetej ende e copëtuar. A ishte ky një çmim që poeti pagoi për fjalën dhe artin e tij?
Ai kishte mbajtur në shpirt gjithnjë dhembjen e largësisë dhe mungesës së një atdheu të plotë, ashtu si një dhimbje që s’mund të shërohej plotësisht. Pse Naimi nuk na tregoi më shumë për këto vuajtje, për këto pjesë të copëtuara të jetës dhe shpirtit të tij? Gjithsesi, Naimi nuk ka pushuar asnjëherë së foluri për ne. Ai ka lënë pas vargjet e tij, që janë si drita . Ai vdiq fizikisht, por emri i tij jeton përmes fjalës që ka lënë. Ai është aty, në vargjet e tij që vazhdojnë të frymojnë dhe të japin frymëzim për shqiptarët kudo që janë.
…Kur frymëmarrja e fundit e poetit Naim Frashëri shkoi në vitin 1900, sytë e tij u mbyllën në mëngjezin e freskët të 19 tetorit. Trupi i tij i ftohur nga të ftohtët e Stambolli u preh në dheun e Madriven Qojt, atje ku ndodhej pjesa aziatike e kryeqendrës së Perandorisë Osmane. Vjeshta e vitit 1900, pikonte vesën dhe trupi i poetit të madh, të cilin shqiptarët e donin dhe e nderonin u nguros në errësirën e asaj toke të huaj në dheun e ftohtë.
…Vargu i Poradecit,“Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor, me shpirt të gjorë,”i shkon edhe është një nekrologji e ndritshme për Naimin, poetin që edhe në pas vdekjen e tij u bë një simbol i përjetshëm. Për 37 vjet, poeti qëndroi i mbyllur në varrezat e Madriven Qojt. Aty ku erdhën dhe kaluan vitet e ftohta dhe të errëta. Shqipëria, ende e zënë nën sundimin e Perandorisë Osmane, ende e paqartë dhe e paformuar, pohoi një realitet tjetër, një realitet ku Naimi i kishte dhënë gjithçka për këtë tokë, por që ende nuk ishte mundur të kthehej atje. Pasi mbaruan luftërat dhe një shtet shqiptar kishte marrë formë, shqiptarët nuk e harruan poetin e tyre kombëtar. Ata thirrën Naimin, i kërkuan që të kthehej, duke ia mundësuar të shikonte dhe të fluturonte nëpër rrugët e tokës së tij të shenjtë.
„Na fal o lulja Naim!
Na fal shpirti Naim!
Na fal drita Naim!
Poeti ynë, shqiptari ynë, që të ngremë, nga ky varr i huaj, por shqiptarët mezi të presin, të të kenë në tokën e tyre!
…Naimi kthehej, në dheun e tij . Në të vërtetë rrugëtimi i arkëmortit ishte aty nga vitit 1937. Ai ikte nga varreza e Madriven Qojt duke u kthyer në atdheun e tij në një rrugëtim legjendë, mbrinte në atdhe me rrugën e lashtë ballkanike rrugën, që dhjetëra herë e kishte marrë për t’u kthyer në dheun e tij. Mbrinte i shoqëruar nga një shpurë shtetërore, por kësaj here i baltosur, ndërkaq vinte në peshë i lehtësuar, por më i thellë në mendjet shqiptare.
4.Në vitin 1937, trupi i poetit, i mbyllur ende në arkëmortin u tërhoq nga varrezat e Madriven Qojt.
“Mirëseardhe, Naim!”
Në vitin 1937, trupi i Naimit mbërriti në Tiranë. Në tokën e tij, ku u prit me nderime të mëdha dhe me dashuri nga shqiptarët. Kryetari Shefki Shulku e dorëzoi arkivolin te kryetari i bashkisë, dhe trupi i poetit u përcoll me fjalë ngushëlluese dhe plot respekt nga autoritetet shtetërore, ndërsa një tjetër figurë Eshref Frashëri i dha lamtumirën poetit.
Në mesditë, trupi i Naimit u vendos në kryegjyshatë, që ndodhej në periferi të Tiranës, aty ku ishte përjetësuar shpirtërisht dhe që ai e kishte ndjerë si shtëpinë e tij, një strehë që e ruante në gji. Besimtarët ndërsa ishin mbledhur për të pritur Naimin, e përshëndetën poetin me fjalët “Mirëserdhe, poeti Naim në shtëpinë tënde,” ndërsa kryegjyshi Sali Dedei bëri lutjet për shpirtin e poetit.
…Në një ditë të këtij shekulli, kam pasur mundësinë të pyes kryegjyshin Dede Reshat Bardhi për vendin ku ndodhej varri i Naimit. Ai zgjati dorën dhe tregoi: “Aty midis kryegjyshatës dhe tyrbeve.” Ky ishte vendi që mbante shenjën e poetit tonë të shenjtë, një vend i shenjët. Naimi kishte gjetur shtëpinë e tij të përjetshme në Tiranë, në një vend të shenjtë që ai gjithmonë e kishte dashur. Ky ishte vendi ku poeti do të prehej një vend që ruan kujtimin e tij, një vend ku shqiptarët gjithmonë do ta mbanin të gjallë kujtimin për të dhe për fjalët që ai la pas.
5.Koha e prehjes së poetit Naim Frashëri ende nuk kishte mbërritur plotësisht. Rregjimi i vitit 1945, përmes vendosjes së një udhëheqjeje tjetër, e ç’varrosi poetin, duke e larguar nga dheu duke e vendosur në një varrezë publike. Duket se arsyeja kryesore ishte se Naimi ishte poet dhe simbol kombëtar, i cili nuk mund të mbetej i lidhur vetëm me një grup të caktuar besimtarësh. Përkundrazi, ai ishte një pasuri e gjithë kombit shqiptar. Megjithatë, thellë nën sipërfaqe, Naimi ishte më shumë se një poet. Ai ishte frymë dhe shenjë për shqiptarët. Një figurë që të gjithë e shihnin si të shenjtë, si një udhërrëfyes për ndriçimin e mendjes dhe shpirtit. Por, kur erdhi koha e kohës së re shqiptarët, të ngarkuar me një histori të hidhur dhe të pasigurtë, kërkuan Naimin ta kishin pranë. Poeti ishte më shumë se një individ. Ai ishte një dritë që duhej ta shihnin të gjithë shqiptarët, një forcë që duhet të ishte e dukshme, jo vetëm në formën e poetikës së tij. Por edhe në figurën e tij fizike. Naimi kishte hapur ura dhe kishte ndërtuar mundësi, që mbijetuan në mendjen dhe shpirtin e çdo shqiptari dhe tani duhej të ishte aty, i dukshëm dhe i pranueshëm për gjithsecilin. Duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë ishte ajo që i shtyu shqiptarët të kërkonin Naimin është e qartë se ai nuk ishte thjesht një poet , por një shenjë e madhe, një pasuri që nuk mund të fshihej pas rrathëve të errët të varrezave. Ai ishte një burim shprese dhe inspirimi për ata që kishin duruar shumë gjatë periudhave të errëta të historisë. Siç do të thoshte ai vetë:
“Punë, punë, natë e ditë / që të shohim pakëz drite.”
Naimi ishte një njeri i dritës. Një poet që kërkonte ndriçimin për kombin. Poeti e kishte lidhur jetën e tij me dhënien e dritës, me hapjen e syve për të kuptuar vërtetësinë e jetës dhe të kombit të tij. Për Naimin, poezia dhe mendimi ishin një akt shpëtimi dhe rilindjeje dhe shqiptarët edhe pas vdekjes së tij, e kërkuan këtë ndriçim, këtë dritë që ai kishte sjellë përmes fjalëve të tij. Një pasqyrë më e thellë për poetin për poetikën e tij është ajo që ndodh pas vdekjes së tij. Trupi i Naimit ishte i shtrirë, në arkëmorti, por fryma e tij ishte gjithmonë e pranishme. Poetët mund të jetojnë dhe të shkruajnë për jetën dhe vdekjen, por Naimi shkruante për të pasur një ndikim të thellë në jetën dhe shpirtin e shqiptarëve. Ai ishte gjithmonë një simbol i punës dhe angazhimit për të arritur dritën. Në poezinë e tij, Naimi gjithmonë fliste për fuqinë e dritës. Vargjet e tij janë një thirrje për dritë, një angazhim që do t’i shërbente kombit shqiptar dhe do ta frymëzonte atë për të ecur përpara. Një nga vargjet e tij më të njohura, që pasqyron përpjekjen e tij për të kuptuar dhe për të ndryshuar jetën e shqiptarëve, është:
…Nga i gjalli e ka nxjerrë/Të vdekurin Zoti vetë,/Nga i vdekuri përherë/Të gjallën prapë në jetë.“
Ky varg flet për ciklin e jetës, për ringjalljen, për ndryshimin dhe për ritmin e natyrshëm të asaj që është e shenjtë dhe e pavdekshme.
..Naimi është një figurë që kalon përtej kufijve të poetikës dhe bëhet një farë drite. Një udhërrëfyes për shqiptarët. Ai do të qëndrojë gjithmonë i pranishëm. Në çdo hap të historisë dhe të frymës shqiptare, duke i dhënë kombit të tij një identitet dhe një kujtesë që nuk mund të shuhet.