Gazeta Telegraf/ Normalistët e Elbasanit dhe kontributi i tyre në trevën e Gramshit

3190
Sigal

 Përgatiti Artur Ajazi,
Ismet Llapushi



Pak histori dhe zhvillimi i
arsimit para vitit 1944

Në përpjekje të mëdha për çlirimin tonë kombëtar, një vend të veçantë zë
edhe çelja e shkollave në gjuhën shqipe me të cilat rilindësit tanë të mëdhenj
ndriçuan mendjen dhe zemrat e shqiptarëve për të ngritur popullin në lufte
kundër robërisë turke. Për Gramshin, Librazhdin, dhe Peqinin, (asokohe fshatra)
është fat që janë ndodhur në një shtrirje të tillë gjeografike duke pasur si
qendër të madhe administrative Elbasanin, një qytet i hershëm, i lashtë e me
tradita të vyera ne të gjitha fushat e jetës. Duke qenë njësi të vogla territorial,
këto treva janë mbështetur dhe mbështeten tek Elbasani, si në luftën për çlirimin
kombëtar në kultivimin, ruajtjen e përcjelljen e ndjenjave atdhetare, të
zakoneve dhe traditave jetësore dhe ajo me kryesorja, në zhvillimin e arsimit
tonë kombëtar. Me fitoren e turqve të rinj (Xhonturqve) dhe shpalljen e
kushtetutës se tyre ne vitin 1908 (Hyrrjetit), udhëheqësit e lëvizjes shqiptare
shtruan si çështje kryesore organizimin e klubeve politike e kulturore për të përhapur
idetë përparimtare, patriotike dhe shkrimin e gjuhës shqipe. Në ndikimin e
veprimtarive të atdhetarëve e të luftëtarëve të shquar mbarë kombëtar, përfshire
klubet e Elbasanit, edhe atdhetari i trevës së Gramshit Asllan Shahini nxitoi
kur më 26 maj 1909 shkruan se “Ne po ndjekim rrugën e mbrothërisë duke u përpjekur
për gjuhën e bukur shqipe. Me ndihmën e popullit po përpiqemi të ngremë një
klub shqip. Për pak ditë çeljen do jua rrëfejmë me gëzim të madh”. Dhe kjo ditë
erdhi më 29 korrik 1909, kur atdhetarët me të njohur të Gramshit, me përfaqësues
nga të gjitha fshatrat, organizuan mbledhjen historike për formimin e klubit “
Bashkimi “ me një këshill prej 17 vetash. Lajmi u bë i njohur menjëherë në
qarqet patriotike shqiptare, aq sa gazeta “ Liria” më 15 gusht 1909 shkruan: “
Me shumë gëzim mësojmë që në Gramsh u çel një klub shqiptar. Gjithë urimet tona
për këtë klub të ri dhe dhëntë zoti përparoftë “. Klubi Bashkimi i Gramshit ndihmoi
në mbarëvajtjen e punimeve të kongresit të Elbasanit, ku dërgoi delegatë dhe një
forcë të armatosur për të ruajtur qetësinë. Kongresi i Elbasanit, i mbajtur në
2 shtator 1909 dhe vendimet për hapjen e Normales së famshme, ishin ngjarje
madhore për arsimin shqiptar. Në zbatim të vendimeve të këtij kongresi, shkolla
turke e Gramshit më 12 shtator nga më i Tep, u kthye edhe në shkollë shqipe me
mësues Alo Haca nga Elbasani, duke qenë kështu e para shkollë shqipe në këtë
trevë. Pra, nisi ndihma e Elbasanit për arsimin në Gramsh. Me vonë mësim në këtë
shkollë ka dhënë Ali Hoxholli po nga Elbasani. Këta mësues ishin pionierët e
parë të Elbasanit që shkelën dhe dhanë dituri në Gramsh. Në vitet e pavarësisë
në këtë trevë funksiononin katër shkolla shqipe si: Gramsh, Grabove S, Grabove
P, Çekin. Lufta e Parë botërore solli vështirësi të reja, ku mjaft shkolla
hapeshin e mbylleshin kohë e pa kohë. Pas Kongresit të Lushnjes në 1920, me
kryetar qeverie Sulejman Delvina dhe Ministër të Arsimit Sotir Peci, me masat e
marra u mundësua zhvillimi dhe zgjerimi i arsimit fillor në trevën e Gramshit. Duke
përfshirë edhe Mollasin në hapësirën gjeografike, në 1920 e më pas, funksionojnë
15 shkolla fillore të shtrira ne Verçë, Sulovë dhe Kërpicë. Mësimi zhvillohej
në shtëpi private. Disa nga mësuesit e këtyre shkollave ishin vendasit File Musaj,
Zenel Jupa, Demir Koçi, Hasan Dyrmyshi, Hajdin Bajrami, Demir Llapushi, Baze
Çela, Elmaz Hasa, Ismail Zaimi, Xhemal Balliu, Sabri Çekini, Tare Bici, Kozma
Prifti, Tare Mema, Vasil Nishku etj, të përgatitur me kurse 1 – 4 mujore, por
rrethanat kërkonin mësues me shkollë dhe ata do të ishin më pas nga Normalja e
Elbasanit. Ky qytet i njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë, si
qytet i dijes dhe kulturës, është unikal në sasinë dhe cilësi e figurave të përkushtuara
në fushën e arsimit. Citimi i publicistit të njohur Branko Merxhani se “
qytetarëve Elbasanasve ju është dashur të hapin Normalen dhe ta mbështesin atë
për dy arsye madhore: e para, ndjenin detyrimin që kishin për vazhdimësinë e
punës së nisur nga Rilindësit me figurën më brilantë të bashkëqytetarit të tyre,
Kristoforidhi, dhe se dyti etja për dije shihej si burim jetik”, fakton përjetësimin
së nga ky qytet ka breza dhe familje të tëra që i janë përkushtuar arsimit, duke
shërbyer pa asnjë pretendim në çdo skaj të atdheut dhe në diasporë. Me dhjetëra
mësues, normalistë të Elbasanit i gjejmë të kenë punuar në rrethin e Gramshit deri
para çlirimit dhe më pas si: Abdyl Bajraktari, Ali Beqiri, Ali Duhanxhiu, Ali
Demeti, Ali Narazani, Faik Haxhiymeri, Fani Kamami, Hysen Ekmeciu, Jonuz Balla,
Krisavgji Llulla, Marie Gashi, Mustafa Balza, Mustafa Demiri, Mustafa Shqerra, Niftali
Ndria, Osman Lufta, Zyhdi Saraci, Mehmet Uruci etj. Këta mësimdhënës të përgatitur
nga akademia e Normales, hodhën bazat e një arsimi gjithëpërfshirës ne fshatrat
e Gramshit. Jo vetëm kaq, por ata përhapen në këtë trevë qytetarinë, civilizimin
dhe bashkëjetesën fetare. Për këtë është shumë domethënëse martesa e mësuesit
Abdyl Bajraktari, djali i hoxhës me vajzën e priftit mësuesen Kristavgji Llulla.
Dashuria për profesionin, mposhtja e vështirësive, lufta me terrenin e egër të fshatrave
i bënin këta mësues të kishin dashuri për fëmijët dhe prindërit e tyre. Këto
ishin cilësi shumë të larta të mësueseve normalistë elbasanas, të cilët nuk e
kursyen rininë e tyre që e lanë në këtë trevë. Pushtimi fashist tronditi gjithë
vendin dhe u prit me indinjatë, zemërim dhe urrejtje nga populli, mësuesit dhe
nxënësit e Gramshit. Rënia e dëshmorit të parë gramshiot Hamit Dollani, krah për
krah me Mujo Ulqinakun më 7 prill 1939, ngriti në një shkallë të lartë qëndresën
kundër pushtuesve. U mbyllen shkollat dhe normalistët e Elbasanit rrëmbyen armët
për liri.

Pas çlirimit

Kjo fazë nis me tremujorin e parë të vitit 1944. Krahas luftës për çlirim, luftohej
edhe kundër analfabetizmit, sidomos në zonat e çliruara. Periudha Qershor-Dhjetor
1944 karakterizohet nga një punë intensive për ngritjen e kurseve kundër
analfabetizmit dhe për çeljen e shkollave të mbyllura e të reja. Për këtë qëllim
Qarkori i Elbasanit dërgon në trevën e Gramshit aktivistët e palodhur Mehmet
Turhani, Eqerem Abdihoxha, Marie Nosi, Tefta Dodbiba, etj, të cilët shkelën
gati të gjitha fshatrat e atij rrethi. Po ashtu me vendim nr 12 dt. 17. 12. 1944
Këshilli Nacional Çlirimtar i Qarkut të Elbasanit dërgon mësuesit e parë pas çlirimit
në rrethin e Gramshit si: Ali Demeti, Shefki Bishqemi, Adelina Mullisi, Mehmet
Turhani, Leon Duda, Agim Shqerra, të pasuar nga Myseret Muka, Faik Qatipi, Tajar
Dylgjeri, Agim Daiu, Petrit Caridha, të cilët në vitet e para të jetës në çlirim
nisën luftën e padijes në këtë treve duke përhapur dritën e diturisë. Ata
gjeten ngrohtësinë, respektin dhe dashurinë e banoreve vendas, të cilët të etur
për dituri, nuk kursyen asgjë për ti ndihmuar. Puna e këtyre mësueseve bëri të
mundur që në vitin 1945 – 1946 të hapën 17 shkolla fillore me 893 nxënës. Në
qershor të vitit 1949 numri i shkollave fillore arrin në 39 më 2419 nxënës e 57
mësues. Sukseset ndjekin njëri tjetrin. Në shtator të 1949 çelet në qendër të
Gramshit e para shkollë 7-vjeçare më 23 nxënës në klasën e pestë, mësues i së
cilës ishte Demir Beluli nga Mollasi i Elbasanit. Në vitin 1955 në rrethin e
Gramshit funksiononin rreth 51 shkolla fillore ku punonin kryesisht mësues nga
Elbasani. Përmendim këtu mësuesit që punuan me vite e në periudha të ndryshme që
e ngritën arsimin në këtë trevë në nivele të përparuara si Mustafa Demiri, Ali
Narazani, Sali Cala, Kadri Kashari, Engjell Xhota, Shefki Dardha, Dituri Dardha,
Tajar Dylgjeri, Pellumb Isaj, Ruzhdi Ballici, Ymer Shupheja, Mahir Ceka, Sadik
Cengeli, Islam Lamce, Ymer Tola, Agim, Lavdije, Sefedin Trungu, Ikbal Fagu, Shefikat
Shehetila, Xhevdet Ekmeciu, Mahmut Peni, Ehtem e Avni Mullajonuzi, Ali Miraku, Zyhdi
Rama, Ehtem e Alldyz Dakli, Hasip Delimeta, Fatos e Burbuqe Burburia, Dylaver
Shkodra, Rushan Krypa, Shpetim Haxhiyseni, Atlie Blliku Shyqyri e Skender Grada,
Xhevit Beluli, Ndricim Sheguni, Albert Delimeta, Skender Isaj, Shpetim Kurmaku,
Genc Nosi, Mahmut Peni, Adem Paralloi, Tajar e Pellumb Beluli, Naim e Nashifer
Cerraga, Eta Bicaku, Eduart Nosi, Dhimitra Shuteriqi, Gugushe Sejdini, Dhurata
Domni, Arqile Feracaku, Avni e Lirie Isaj, Eqerem Isaj, Shazivar Strugani, Reshit
e liri Koburja, kristaq Binjaku, Flamur Harri, Jalldyz Baxhaku, Adelina Tabaku,
Riza Eminai, Idajete e Shpresa Bulcari, Tomorr Kazazi, Myzafere e Luan Eminai, Shpetim
Bulcari, Fuat Xhamaqi, Nexhmedin Kurti, Ibrahim Sejdini, Zenepe Tabaku, Kristo
Poci, Jani, Elda, Zana Berdufi, Agim Harja, e qindra të tjerë të më falin nuk i
kujtoj të gjithë, pasi nr i tyre është i madh, i kalon 600. Nga duart e këtyre
mësuesve dolën mësuesit e parë vëndas me arsim të mesëm pedagogjik si: Tomorr
Zani, Nefail Dyrmyshi, Nevruz Zani, Hekuran Zaimi, Xhaferr Lila, Ismet Llapushi,
Myfit Balliu, Avni Mato, Jonuz Xhangoli, Zyri Bajrami, Abedin Bici, Guri
Shtylla, Shefqet Elezi, Petrit Basha e dhjetra të tjerë të cilët kanë punuar me
të njëjtën përkushtim si mësuesit Elbasanas. Moment kulmor i zhvillimit të
arsimit në rrethin e Gramshit është çelja e së parë shkolle të mesme, në
shtator 1960. Kontingjentet vinin nga shkollat 7 – 8 vjeçare, madje edhe nga
rrethi i Elbasanit. Kjo behej e mundur sepse konvikti i këtij qyteti ishte me
kushte të favorshme. Klasa e parë e shkollës së mesme funksionoi me 24 nxënës. Hapja
e këtij institucioni të lartë për Gramshin ishte një ngjarje e madhe historike,
jo vetëm arsimore, por edhe social kulturore për qytetin dhe komunitetin. Drejtori
i pare që Naim Cerraga, i cili për disa vite kishte qenë drejtor i suksesshëm i
shkollës 8-vjeçare Sh. Guzi. Naimi ishte normalist me arsim të mesëm pedagogjik,
prandaj Ministria e Arsimit e asaj kohe tregoi kujdes të veçantë për stafin
pedagogjik të kësaj shkolle, duke sjellë, mësues me arsim të lartë që punuan në
10-vjeçarin e parë të jetës të këtij institucioni të cilët vlen të përmendim:

1-Dr. Reshit Koburja ( nga Elbasani mbaruar UT dega Gjuhë – Letërsi
Ruse, i cili shërbeu si mësues, Zv. Drejtor, e Drejtor i saj. Më vonë ai
drejtoi arsimin në rreth si Shef seksioni për tre vite. )

2-Thoma Qerjazi ( nga Korça mbaruar Ut dega Matematike, qysh në
fillim u emërua zv, drejtor, detyrë që e kreu me nivel të lartë shkencor e më
pas tërhiqet ne Ministrinë e Arsimit).

3-Xhevdet Ajazi ( nga Gramshi, mbaruar në BS dega Gjuhe – Letërsi
Ruse ).

4-Aleks Ballauri ( nga Korça mbaruar UT dega Fizike ).

5-Bashkim Tabaku ( nga Elbasani, mbaruar UT dega Bio-Kimi).

6-Hamit Zajmi ( nga Tirana, mbaruar ne Hungari për Biologji ).

7-Kasem Trebeshina ( nga Tirana, mbaruar në BS, shkrimtar, disident
që jepte lëndën e Letërsisë).

8-Kolec Topalli ( nga Shkodra, mbaruar UT dega Letërsi )

9-Albert Delimeta ( nga Elbasani, mbaruar UT për Matematike –
Fizike).

10-Bujar Shqerra ( nga Elbasani, mbaruar Hist-Gjeografi).

11-Luan Qorri ( nga Durrësi, mbaruar për Fizike i cili në aksionin
për elektrifikimin e vendit aksidentohet dhe humb jetën ).

12-Avni Isaj ( nga Elbasani, mbaruar për Bio-Kimi).

13-Meleq Shahu ( nga Korça mbaruar për Matematike ).

Ky staf pedagogjik me një përgatitje të lartë shkencorë ishte i veçantë në
shkollat e tjera, simotra me gjimnazin e Gramshit dhe u bë shembull i një
disiplinë pedagogjike, didaktikë e profesionale si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve
të shëndosha nxënës – prindër-mësues. Në këto vite gjimnazi i Gramshit dallohet
dhe renditet ndër më të mirët në shkallë vendi. Në vazhdim, disa nga këta mësues
kanë bërë edhe karriere si: Thoma Qeriazi, Pedagog në UE Elbasan, drejtor Drejtorie
në Ministrinë e Arsimit dhe në Kryeministri.

Kolec Topalli, Akademik në Akademinë e Shkencave ne Tirane.

Reshit Koburja, Shef arsimi në Gramsh dhe Elbasan.

Albert Delimeta Pedagog e dekan ne UE.

Shumë nga nxënësit e gjimnazit të Gramshit bënë emër në jetë si Shqipe Zani
soprano e pedagoge në Akademinë e Arteve.

Irakli Kocollari historian i niveleve të larta, autor i disa librave.

Mahmut Xhelili doktor i shkencave.

Venetike Bode pedagoge në universitet.

Bujar Kapllani autor i shtatores Aqif Pasha dhe pedagog në UE.

Vlen të përmendim edhe disa personalitete apo figura gramshiote, të cilët
janë fryti i punës së mësuesve të Elbasanit si: Prof. dr. Zyri Bajrami, punonjësi
shkencor Demir Dyrmyshi, Dr. Mahmut Xhelili, Dr Estref Bega, Dr Nevruz Koci, Dr
Kastriot Hasa si dhe i drejtuesve dhe inspektuesve vendas Hekuran Zaimi si:
Hekuran Zaimi, Nefail Dyrmishi, Dervish Zaimi, Ismet Llapushi, Ibrahim Ibrushi,
Hysen Godole, Luan Llaha, Xhevit Dyrmishi, Koci Zhupani Abedin Bici, Ladi Muka
etj. Edhe sot mbi gjysmë shekulli, në familjet gramshiote dhe në individë të veçantë,
kur flitet për arsimin tek banorët e këtij rrethi, nuk mungon vlerësimi për punën
e palodhur të vajzave dhe djemve normalistë nga Elbasani, të cilët lanë rininë
e tyre në këtë trevë duke udhëtuar në këmbë me orë dhe ditë të tëra, në shi e
borë dhe asnjëherë nuk u ankuan. Me rastin e vitit të ri shkollor 2016-2017, është
momenti t’ju shprehim dashuri mirënjohje e respekt të gjithë mësuesve të
Elbasanit, ata që jetojnë dhe ata që nuk jetojnë që kanë shërbyer në trevën e
Gramshit dhe urojmë mbarësi të gjithë mësuesve që shërbejnë sot në arsim.