Gazeta Telegraf/ Konferenca e Pezës dhe roli i saj historik për çlirimin e vendit

939
Sigal

Parulla e konferencës u bë ajo, sipas
së cilës, do të kryhej një bashkim pa dallim feje, krahine e ideje.

 

Sot është 74 vjetori I Konferencës së Pezës, një
prej dative më të shënuara të historisë shqiptare të viteve të luftës. Më 16
shtator 1942 u mbajt Konferenca
Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një
luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Më vonë ky organizim mori emrin
Fronti Nacional-Çlirimtar. 16 Shtatori është një datë që kujton një nga kthesat
e fuqishme në historinë e politikës shqiptare. Pikërisht më 16 shtator 1942 u
mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të
ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste..Kjo
Konferencë u mbajt në një fshat  afër Tiranës, por të izoluar e të
mbrojtur nga okupatori dhe spiunët e tij. Në këtë kuvend morën pjesë 20
delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe
shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Protagonistë të këtij kuvendi
ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare,
klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin
nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin 
Abaz KupiAziz ÇamiHalim BegejaHaxhi LleshiIsmail PetrelaMustafa XhaniMyslim PezaNdoc ÇobaRamazan JaraniSkënder Jegeni dhe Skënder Muço. Nga PKSH morën pjesë Ymer DishnicaMustafa GjinishiKoço TashkoEnver HoxhaNako Spiru dhe Nexhmije Xhuglini (më vonë Hoxha). Kryetar i
konferencës u zgjodh 
Ndoc Çoba dhe sekretar, Mustafa Gjinishi. Në
konferencë u diskutua organizimi i forcave në një luftë të përbashkët kundër
okupatorit, organizim ky që mori emrin më vonë, Fronti Nacional-Çlirimtar. Të
pranishmit hynë në debate në lidhje me simbolet komuniste, si ylli i kuq, i
cili nuk pranohej nga jokomunistët. U miratua një rezolucion, në të cilin
thuhej se përfaqësuesit e të gjitha tendencave nacionaliste, PKSH-së, Rinisë
Komuniste, Rinisë Nacionaliste dhe Rinisë Femërore Popullore, miratonin
deklaratën përkatëse ku përkrahej koalicioni kundër boshtit, akuzohej rëndë
Mustafa Kruja dhe përkrahej lufta e atyre çetave që kishin luftuar deri ato
momente, duke i dhënë rëndësi, nga ana tjetër, çështjes së këshillave
nacionalçlirimtare.

Rezolucioni i
Konferencës së Pezës

Delegatët e ardhur nga të gjitha anët e
Shqipërisë, përfaqësuesit e gjithë tendencave të nacionalizmit shqiptar, të
Partisë Komuniste, të Rinisë Nacionaliste, të Rinisë Komuniste dhe Rinisë
Femnore Popullore të Shqipnisë, të udhëhequr nga qëllimi i shenjtë për çlirimin
e Shqipërisë nga thundra e Italisë fashiste dhe nga tradhtarët e shitur tek i
huaji, mbasi përkujtuan dëshmorët e rënë në luftë kundër fashizmit, mbasi
shqyrtuam mirë gjendjen shqiptare dhe veçanërisht, mbasi theksuan dëshirën dhe
nevojën për organizimin e të gjithë energjive shqiptare për bashkim të plotë të
tyre me luftën NÇ, arritën në këto përfundime:

Gjendemi në një botë të përgjakur
anekënd prej forcave të errëta prej skllavëronjësve të fashizmit. Popuj e kombe
u shkelën pa mëshirë prej barbarisë fashiste. Në këtë luftë gjiganteske që i ka
kushtuar njerëzimit miliona e miliona të vrarë e të plagosur, që ka shkretuar e
ka shembur fshatra e qytete të tëra, dy principe, në kundërshtim si dita me
natën, në njërën anë tirania barbare dhe me skllavëronjësja që ka parë bota
deri më sot, tirania fashiste, nga ana tjetër, blloku anglo-sovjeto-amerikan,
bashkë me popujt e robëruar që bëjnë luftë të drejtë për zhdukjen nga faqja e
dheut të murtajës fashiste, luftën për lirinë, për independencën dhe për
lumturinë e popujve mbarë.

Traktati i 27
shteteve

Traktati i 27 shteteve, i nënshkruar në
Uashington prej Amerikës, Anglisë, Bashkimit Sovjetik dhe të Moskës dhe
përpjekjet vetë të popujve të shtypur, na japin garanci për pavarësinë dhe
lirinë tonë…Fronti i dytë është një çështje javësh, luftërat nacional –
çlirimtare sa vijnë po bëhen më të tmerrshme…Shqipëria jonë qe nga të parat
në Evropë që pati fatin e zi të robërohej prej fashizmit italian me pushkë
kresë. Një të premte të zezë, më 7 prill, djemtë e Shqipërisë me Bazin e Canes
në krye, i treguan fashizmit italian se populli shqiptar di të vdesë për tokën
e vet. Në Shëngjin, në Durrës, në Vlorë, në Sarandë, gjaku i djemve tanë skuqi
buzëdetin e Adriatikut. Kudo në Shqipëri u ngrit populli për të rrokur armët,
kudo rinia shqiptare kërkoi armë, protestoi me demonstrata, greva e të tjera
kundër zaptuesit dhe tradhtarëve. Qindra patriotë morën rrugën e hidhur të
mërgimit.

Këshilli i
Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar

Konferenca zgjodhi Këshillin e
Përgjithshëm Nacional, të përbërë nga :

·        
Kamber Qafmolla (kryetar)

·        
Mustafa Gjinishi (sekretar)

·        
Ndoc Çoba

·        
Myslim Peza

·        
Abaz Kupi

·        
Enver Hoxha

·        
Ymer Dishnica (anëtar)

Me përjashtim të Enver Hoxhës dhe
Myslim Pezës, të gjithë të tjerët u cilësuan si tradhtarë nga historiografia
komuniste, e cila përqiqej t’i jepte rolin e udhëheqësit, Enver Hoxhës. Është
për t’u theksuar se konferenca u dekonspirua shumë shpejt, gjë që linte të
mendohej se ky dekonspirim kishte qenë shumë i shpejtë falë informatave të
siguruara brenda pjesëmarrësve. Pasi fashistët kapën dokumente në lidhje me
këtë konferencë, ata goditën Pezën. Pas pak javësh u ndërrua edhe drejtuesi i policisë.
Më 
26 nëntor 1942, Shyqyri
Borshi u emërua drejtor i përgjithshëm i policisë, në vend të Teodor Stamatit
(“Fletorja Zyrtare”, 
9 dhjetor 1942). Parulla e
konferencës u bë ajo, sipas së cilës, do të kryhej një bashkim pa dallim feje,
krahine e ideje.