Dossier nga Çano Nora: Historia e rrallë e familjes Pula në Zhulat të Labërisë

Si na ndoqën këmba – këmbës se s’pajtoheshim me regjimin e Enverit dhe vdekja në burgun famëkeq të Burrelit, në duar të bashkëvuajtësit të tij Petrit Velaj nga Kanina e Vlorës? Ja historia tragjike

 

NOA

 

Nga Çano Nora

Historia e rrallë e familjes Pula në Zhulat të Labërisë

Meto Pula: Na ndoqën këmba – këmbës se s’pajtoheshim me regjimin e Enverit

 

* Si vdiq burri nga Zhulati në burgun famëkeq të Burrelit, në duar të bashkëvuajtësit të tij Petrit Velaj nga Kanina e Vlorës?

* Urdhëri i zyrtarit të ministrisë së brendëshme për futjen në qeli të Petrit Velaj, se u rebelua kur pa shokun e tij që ishte duke vdekur.

* Si e lanë të vdiste i dënuari Rapo Pula dhe mjeku i të burgosurve tregonte barsaleta?

* Si i përmendi Metos, komunisti nga Fushëbardha, qëndrimin e Rapo Pulës, që s’u pajtua kurrë me regjimin e Enverit?

* Pajtimi i dy fiseve që ishin në hasmëri në fshatin e tyre për vrasje me njeri – tjetrin dhe shuarja e konflikteve nga ana e Rapos.

* Si vdiq në burg dhe se lanë të vinte të takonte familjen e tij për herë të fundit.

Ishte data 30 dhjetor e vitit 1952, kur oficeri i rojes i burgut të Burrelit, në raportin ditor njoftonte eprorët, se në mbrëmje kishte vdekur i dënuari Rapo Pula. Përtej këtij lajmi, zyrtari i Ministrisë së Brendëshme, bënte me dije se kishte futur në qeli të dënuarin nga Kanina e Vlorës, Petrit Velaj, i cili “kishte demonstruar sjellje të dënueshme ndaj komandës dhe grupit të shërbimit”

Edhe pse kisha shumë vite pa e takuar Meto Pulën, përsëri atë njeri s’e kisha hequr nga kujtesa

Le të kthehemi në retrospektivë.Kur vazhdoja shkollën 8 – vjeçare në Zhulat , në lagjen e pule, me Meto Pulën takohesha me të parin kur vija dhe me të fundit kur ikja .Tek një shtëpi dy – katëshe, anë sokakut me kalldrëm, ndalja hapin si me urdhër dhe pyesnim njeri – tjetrin me mall e dashuri.Nuk devijoja asnjëherë nga kjo rrugë, për ndryshe do thyeja me dashje këtë rregull të vendosur nga ne të dy. Më tërhiqte biseda me atë burrë zhulatas, s’e dinte të sillej me të gjithë e sidomos me ne nxënësit e Fushë Bardhës që e bënim rrugën në këmbë gjer këtu. Një fjalë e ngrohtë nga goja e tij, një ledhatim miqësor, patjetër që ne kaq donim dhe bëheshim me “krahë” nga gëzimi. Në vitin 1991 ,mua më kishte ngarkuar një gazetë për të bërë një shkrim për Zhulatin dhe zhulatasit, fare pranë ne të Fushëbardhës, që i ndjenim dhe rrahjet e zemrës njeri – tjetrit. Kjo detyrë do më çmallte me këdo që jam njohur dhe ka mbetur atje dhe se ka braktisur vendlindjen. Rrugën për në Fushëbardhë e bëra me një mik të hershëm, me Meto Pulën, që të ëmbëlsonte edhe me një fjalë të vetme.

– S’ka njeri pa fat!- më tha ai buzagaz.Mos qoftë njeriu pa njeri!

Edhe unë u lumturova nga takimi me të, se u çmallëm dhe zgjuam shumë kujtime të viteve më parë.

Metua ishte shokë i ngushtë me tim Et, Asllanin. Nuk kishin shkollë shumë, por me njeri – tjetrin silleshin si vëllezër dhe bënin mirë ato punë që dinin të bënin. Ishin rritur para kohe ,për t’u dalë në krahë familjeve të tyre, përballë vështirësive të kohës. Kështu ata i jepnin më kuptim jetës.

– Je në “këmbë” të babait!- më tha Metua.Ti bëre shkollë, por ne bëmë jetën siç na erdhi.Se ditët si kishim të njëllojta. Herë na vinin me diell e herë na vinin me shi e bubullima.

S’doja që t’a mërzitja më shumë, se e dija që ai sistem këtë familje e ka ndjekur këmba – këmbës. Ngatërrova temën e bisedës dhe nxituam të arrinim në Fushë bardhë.

– Këtë rrugë në këto kreshta, e hapëm ne nxënësit për të vajtur në shkollë në Zhulat, – e sqarova. Na drejtonte mësues Tamazi. Poshtë rrugës së vjetër, rrëshqiti vëndi dhe rreziku na kërcënonte orë e çast. Më ndje Meto Pula, i zhulatasi që se dhe veten përpara të tjerëve asnjëherë.

– Të ndjek, të ndjek me vëmëndje, por atëherë s’kishim gjë në vijë. Prandaj e bëmë luftën ne, që të bëni rrugët e fshatit ju fëmijtë? Ja, për këto e të tjera s’e dua këtë shtet, se dua këtë regjim. Edhe im At se deshi kurrë. Të gjithë si familje.

Në qendër të Fushëbardhës, një fjalë e një komunisti të vjetër, erdhi dhe ra si bombë për mikun tim dhe të tim Eti:” Babain t’a vdiqën në burg. Se nuk u soll mirë me regjimin. S’e gjeti dot fjalën me ta. Tani t’a gëzoni tradhëtinë!”

Matua se deshi veten. U përmbajt dhe shtoi:”Çdo njeri di se ç’bën. Gjithsecili e ka kokën mbi supet e tij! I ligu nuk është për të dashur”.

Historia juaj ka brënda shumë dhimbje, ka shumë brenga, ka shumë dëshpërime, – e qetësova disi mikun e tim Eti.

– E pe vet, o Çano djali, e pe me sytë e t’u. M’a bëri borxh. Na vrau sistemi i Enver Hoxhës, por hajde dëgjo dhe ata si ky i sotmi!

Këtu e mbyllën bisedën për të mos devijuar me sharje, me opinione, me ofendime. Metua, ai burri i mënçur dhe i duruar, di të hapë dhe të mbyllë biseda, por s’do t’i bëjë të tjerët të ndjehen keq. Le të bëjnë jetën sipas mënyrës së tyre. Këtë m’a pohoi edhe Metua vet.

Në rrëfimin e Petrit Velajt, është historia tronditëse e vdekjes së të dënuarit nga Zhulati, përpara syve të tij dhe doktori i burgut bënte humor.

Në çast, Metua me sy të përlotur, iu kujtua i Ati.Ndjente dhimbje në shpirt dhe nisi të kujtonte:

Ishte një ngjarje që i tronditi të gjithë. Babain ma arrestuan dhe e dënuan me 15 vite burg. Nuk arriti që të përfundonte të gjithë dënimin se u sëmurë dhe s’ja vari njeri. I mbylli sytë njëherë e përgjithnjë. I mbylli në një natë të errët, në një natë pa shpresë. I mbylli ëndrrat në një varr te burgu i Burrelit.

Ka shkrojtur vlonjati nga Kanina:

“Vetëm pak fjalë gjëndeshin në dokumentet e burgut për datën 30 dhjetor kur ndërroi jetë i dënuari Rapo Pula .Sakaq historinë e çon më tej në ditarin e tij Petrit Velaj, i burgosuri që atë natë ka rebeluar fortë për qëndrimin çnjerëzor të personelit të shërbimit ndaj të dënuarit që jepte shpirt .””Na iku sot Rapo Pula , një shok nga më të mirët” , shkruante Petrit Velaj U shua si qiriri  burri nga Zhulati, që i mbijetoi plagëve të luftërave me armiqtë dhe dha shpirtë në duart e xhahilëve ,në një natë sterrë si vet shpirti i tyre , këtu në burgun e Burrelit.

Metua ishte i sëmurë rëndë, në pikë të fundit luftonte me vdekjen. Lëngoi për orë të tëra. Kërkuam ndihmë, por nuk na vuri veshin njeri. Bërtitëm për doktorin, por askush nuk dëgjoi. Do vij nesër në mëngjes thoshte doktori duke u tallur. Tallej me jetën e njeriut.Tallej e ndoshta hidhej përpjetë nga gëzimi. Domosdo, se i bënte karshillëk diktatorit, regjimit. Atëhere humba durimin dhe shpërtheva në sharje e mallkime. Rapua i gjorë u shua në duart e mia. Ai mbylli sytë,për të mos i hapur më kurrë, ndërsa unë përfundova në qeli.

Ka qenë një natë e tmerrshme ,30 dhjetor 1952″

Këtu i mbyll shënimet për të ,i dënuari nga Vlora , Petrit Velaj që bëri në burgjet komuniste jo pak,por 40 vite rresht,sa që ua harroi fytyrën edhe njerëzve të tij”.

Metua ,  miku i tim Eti ,por njëkohësisht edhe imi ,rrëfen për t’i hedhur unë në shënimet e mia. I Ati i tij e kishte në majë të gjuhës mirësinë. Fliste për paqe,për bashkim,për harmoni.Mes të tjerash , shumëkush e di atë ngjarjen mes dy fiseve , të Mihe dhe të Alike,që ishin në hasmëri për vrasje mes njeri – tjetrit. Edhe Rapua ndërhyri ,edhe gruaja e Madhe e Mihe , që e fali gjakun e djalit dhe ndërtoi një urë lidhjeje midis dy fiseve, se ndryshe do vriteshin edhe të tjerë nga të dyja palët.

Rapua ishte fëmija i vetëm i Metos dhe i Nadiles. Prindërit e tij, ndryshe nga bashkëfshatarët e tjerë , që e mbushnin shtëpinë me një stan me fëmijë ,falenderuan Zotin që,të paktën ,u dha një djalë .Në ato vite kur lindte djalë , thoshnin që “ka dajan shtëpia”. Dhe babai i Rapos ,Metua dhe nëna ,Nadileja ,e shikonin djalin në dritë të syrit. Një fallxhore që kalonte atë ditë në fshat ,u kthye te shtëpia e Metos dhe duke parë filxhanin e kafesë ,i rrëfeu nuses misteret që “lexonte” në fund të filxhanit.”Djalin ,moj zonjë e ke për mashalla .Të t’a ruaj Zoti!    Filxhani nuk ka fund të mirë për Rapon, po mos ma merrni për keq. Mbase e ka ngaqë kishte shumë llum kafeje.Nada u tulat ,nuk i erdhën për mirë fjalët e fundit , megjithatë nuk ishte në natyrën e fisnikërisë së saj t’a dëbonte fallxhoren. Fundja vet e ftoi.Rapua u lind në vitin 1984.Për të kujdeseshin të gjithë se ashtu e kishte hallin.Të kishte jetë sa më të gjatë,se ishte djalë i vetëm.Se peri këputet atje ku është më i hollë. Pra, të gjithë bënin çmos që ai të rritej shpejtë dhe të bëhej i mbarë. Rapua, djali i vetëm, çuditërisht nuk u bë ndonjë fëmijë i qotepsur , djalë mamaje , apo fëmijë i llastuar. Dhe kështu djali i familjes, po rritej si një fëmijë i mbarë dhe kjo i bënte më të lumtur Meton e Nadën.Kjo po,por  jo gjetja e filxhanit nga fallxhorja atë ditë.Ajo u mor thjeshtë si një zbavitje dhe humor, duke e mbushur atë paradite shtëpinë me buzëqeshje e humor.

Zhulati,fshati me emër , në mes maleve të Labërisë, aty ku puthej qielli me retë, karshi majës së Pusit , aty ku zhvilloheshin ngjarjet e ndodhitë , ato që do të ndryshonin jetën e banorëve në këto anë ,aty ku mori jetë Kanuni i Idris Sullit, aty ku mblidheshin burrat më në zë të jugut për të miratuar ligjet e kohës ,ka nxjerrë në çdo kohë burra me emër.Kuvendet e Zhulatit ku i lidh besa dhe fjala e burrave nëpër kohëra. Pikërisht këtu te Rrapi i Agait, Papa Zhuli ,shtatë shekuj më parë ,bënte mbledhje me vlera të mëdha historike ,jo vetëm për krahinën e Labërisë,por më gjerë.

Zhulati ka qenë postblloku, ku miqve dhe atyre që vinin për të mirë u hapte derën dhe u thoshte mirëse erdhët, ndërsa armiqve dhe atyre që vinin për të keq, ua vinte kufijtë tek thana. Sot në qendër të këtij fshati është ngritur një monument që përjetëson figurën e Idris Sullit, i punuar me mjeshtëri nga skulptori Murat Kërraj, banor i këtij fshati.

Ky është Zhulati, që sot ka të drejtë të krenohet me Idris Sullin dhe bijtë e tjerë që bënë me të vërtetë histori. Një ndër t’a ishte dhe Rapo Pula. Po s’njohe të shkuarën, s’ecën dot përpara, – thoshte ai. Dhe vinte kjo për njerëzit si një thënie e artë nga zemra në zemër, nga goja në gojë.

Sot kujtoj dhe sot që shkruaj këto radhë për njerëzit e bedenave, për të parët e tyre, të cilët mbuluan me lavdi çdo pëllëmbë tokë në këto troje. Ja, ky është njeri prej tyre, që i peshonte fjala dhe puna, Rapo Pula, emrin e të cilit e dëgjojmë edhe sot, si atëherë, për historinë e pazakontë të tij dhe të familjes aty në lagjen e Pule në të hyrë të Zhulatit, që regjimi i Enverit i arrestoi një pas një, gjersa një ditë ata u bënë “një fshat i tërë” nëpër burgjet komuniste. Dhe pse? Sepse s’u pajtuan asnjëherë me atë regjim.

Rapua përmëndet me krenari se ishte pjesmarrës në tri luftra për lirinë e Atdheut ,gjithnjë në frontin e parë,pa menduar se në fushëbetejat mund të linte edhe kokën.Gjersa mbaruan luftrat s’reshti së kënduari këngë fitimtare ,këngë për lirinë e Atdheut , këngë që mbajnë erë baruti edhe sot.Ndoshta për Rapon është kujtuar edhe ndonjë tjetër si Petrit Velaj nga Kanina e Vlorës,,por një gjë është e vërtetë si drita e syrit ,se lavdia e tij rri ndezur në kujtesën e zhulAtasve dhe të gjithë krahinës.Ai s’lëvizi asnjë grimë në qëndrimet e bindjet e veta,por burrërisht dhe i vendosur me gjithë familjen e tij,në frontin e parë kundër një regjimi. Ja për këtë u ndëshkua gjer në ashtë. Ajo s’ishte një kritikë e thjeshtë ,por marrja e jetës nëpër burgjet komuniste. Kjo se përkuli birin e denjë të Zhulatit, por e bëri më të fortë, e ngriti më lartë , me emrin e tij, me lavdinë e tij.

Lufta e birit të Zhulatit nuk do të ndalej këtu, se mendonte e sillej si patriot, se Shqipëria duhej çliruar në çdo centimetër katrorë, kudo të jehonte kënga e shqiptarëve, liria dhe dashuria për këto troje. Një ditë burri zhulatas, s’u thye si një degë kulpëri, por qëndroi si një diamant edhe përpara togave të zeza në burgun e Burrelit. Rikthimi i tij në strehën e vendlindjes, në Zhulat, pas tri luftërave të përgjakshme, kur mendonte se tashmë do të rehatohej në liri përjetoi zhgënjimin e madh e të pabesueshëm për Rapo Pulën. S. Liria aq shumë e ëndërruar, jo vetëm që nuk shfaqej, por zhvillimet e reja po i ngushtonin më shumë frymëmarrjen.

Rebelimi i Rapo Pulës përpara padrejtësive të regjimit komunist, pa iu trembur syri fare.

Dhe ai burri i pa frikësuar kurrë, që nuk kurseu asgjë për Atdheun, nuk rrinte dot pa u shprehur përpara realitetit të kohës.

“Jo, unë nuk jam me një regjim që shkel mbi njerëzit, qoftë edhe politikisht”Fitimtarët nuk kanë pse poshtërojnë pjesën tjetër, ca më tepër masat e gjera”

Ishte dy dhjetor 1945.”Gjeneralët të marrin yjet e dekoratat, por nuk kanë pse të shpërfillin të tjerët”.

Ky ishte rebelimi i Rapo Pulës, që e vuri në shënjestër një regjim i tërë. Dhe ndihej e ndihej i indinjuar, që me përfundimin e luftës nuk erdhën ato që premtuan protagonistët e kohës. Kjo revoltë e tij nuk kishte si t’i  shpëtonte syrit vigjilent të diktaturës. Kjo do të bënte punën e saj gjithë zell, e sakaq, ai burri i pathyeshëm në dhjetra rrebeshe e beteja, do të shihte veten në ferrin e Burrelit.

Nga ato që bën me dije në kujtimet e tij, Petrit Velaj, Rapo Pula ishte një nga qëndrestarët e qelive të Burrelit.”Kam biseduar me të dhjetra herë, kujton ai. Rapua më tregonte se ai bashkë me shokët kishte luftuar për lirinë, por ishte ndjerë i tradhëtuar kur e kishin etiketuar si tradhëtar e armik të popullit. E kishte prekur për herë të parë padrejtësinë e regjimit, siç tregonte para zgjedhjeve të dy dhjetorit 1945. Mbaj mend ndër të tjera, shprehet në kujtimet e veta Petrit Velaj, emrat e tre miqve që i donte me shpirt Rapua.Të tre ishin nga Zhulati.Njeri ishte deputet i parlamentit të Zogut, tjetri kryeplak i Zhulatit dhe vëllam që i kishin lidhur plagët njeri – tjetrit në një nga betejat me hordhitë greke.

Shkurt, i mbylli kujtimet bashkëvuajtësi i tij: Rapua ishte një zotni burrë, një copë stërralli, që e kishin sjellë në Burrel nga gërshet e Labërisë. Ishte një prej atyre që rrezikuan edhe jetën. Dhe për këtë që bëri, nuk ndërroi mëndje. Ai me shokët e tjerë vuanin dënimet ,por do të dilte e fituar Shqipëria. Ajo do të fitonte! E bëri burgun si burrat. Vitet e para i vuajti në burgun e “7 penxhereve” në Gjirokastër. Vitet e mbetura i vuajti në atë të Burrelit. Atje vdiq dhe s’arriti që të vinte të shikonte për herë të fundit vendlindjen, familjen, shokët, të afërmit, të gjithë ata për të cilët i kishte marrë malli. U nda nga kjo jetë Rapo Pula ,njeriu me ëndërra të mëdha për të parë Zhulatin dhe Shqipërinë,të bukur e të lirë

Dokumenti: 15 vite burg, se ka sharë regjimin

Akt gjykimi: Në emër të popullit

Gjykata Ushtarake Gjirokastër, e firmosur prej Llazi Polena, Maksut Myrto dhe Llukan Vasili, në prezencë të prokurorit ushtarak Mustafa Beqo, sot në datë 21.9.1949, pasi shqyrtoi çështjen dha këtë vendim:  I pandehuri Rapo. Meto Pula, i biri i Metos dhe i Nadiles, vjeç 53, lindur e banues në Zhulat, i pandehuri më parë arrestuar më 25.5.1949, deklarohet nga kjo gjykatë fajtor për agjitacion kundër pushtetit popullor dhe për ndihmën që i ka dhënë këtij grupi të dënuar. Në bazë të nenit 4 të ligjit nr.372. dënohet me 15 vjet privim Lirie me punë të detyrueshme.

Shkurt, i mbyll kujtimet bashkëvuajtësi i tij: Rapo Pula, ishte një zotni burrë, një copë stërralli, që e kishin sjellë në Burrel nga gërxhet e Labërisë.Ai ishte një prej atyre që rrezikuan edhe jetën. Me shokët e tjerë do vuanin dënimet, por do të dilte e fituar Shqipëria.