* Kur një shkrimtar në Belgjikë i kërkoi të bënte një libër për të profesor Shkurti ia ktheu:”Si mësues, si profesor, si ambasador, s’bëra gjë tjetër veçse detyrën time ndaj Atdheut”.
* Ditën kur Thanas Shkurtit Amerika i dha nënshtetësinë ,kolegët e universitetit të Çikagos e uruan:”Amerika fitoi një gur të çmuar”.
* Si u mundua Dr.Petrela për të kthyer përsëri në jetë mikun e tij të hershëm, profesor Shkurtin.

Thanas Shkurti ,djali nga Erindi i Gjirokastrës që kur ishte i vogël dhe filloi të njihte veten, përtej njohurive që merrte në shkollë në vëndlindje, do të dallohej nga mësuesit dhe më vonë edhe nga profesorët kur do ngjiste shkallët e fakultetit në Tiranë. Ai dallohej nga moshatarët e tij si një djalë që mësuesit e mbanin afër dhe diskutonin me të për tema të rëndësishme,që nxënësit e tjerë as që arrinin ti kuptonin dot kuptimin që ato kishin. Me zgjuarsinë e tij po “çmendte” edhe profesorët e Tiranës.Dhe siç tregojnë dokumentat e atyre viteve , nuk kishin hasur gjer atëherë një njeri që të bëhej kaq i famshëm që në atë moshë,të arrinte të diskutonte me më të rriturit dhe me pedagogët e lëndëve të ndryshme.
Meqënëse i Ati, Dhimitri ,vazhdoi studimet jashtë shtetit, kur i përfundoi ato me rezultate të shkëlqyera dhe me kthimin në Atdhe ,filloi punë si avokat. Në shkollat e niveleve të ndryshme,Thanasi ,djali që do të befasonte njeri pas tjetrit shumë mësues dhe profesorë.Thanas Shkurti,u bë shumë i njohur në Tiranën e atyre viteve dhe spikati si një ndër nxënësit më të veçantë të brezit të tij. Zgjuarsia e tij e rrallë , intuita e mprehtë dhe etja për dije e bënin atë të dilte përtej kornizave të zakonshme të moshës .Në bangat e shkollës ai nuk ishte thjesht një nxënës i dalluar , por një mëndje kërkuese, që shpesh i vinte në mendime edhe mësuesit e tij.
Në orët e mësimit , Shkurti , nuk mjaftohej me përgjigje të thjeshta.Ai kërkonte thelbin ,ngrinte pyetje ,debatonte dhe sillte këndvështrime që tejkalonin programin mësimor. Kjo sjellje jashtë së qënit një sfidë e pëlqyer ,admirohej si shenjë e një talenti të jashtëzakonshëm. Mësuesit shihnin tek ai jo vetëm një nxënës të shkëlqyer , por një personalitet në formim , që pretendonte të bëhej një figurë e rëndësishme në jetën intelektuale.

Shokët e tij e vërenin diferencën :ai ishte gjithnjë një hap përpara , me një horizont më të gjerë dhe një guxim intelektual që
e bënte të dukej pothuaj i paarritshëm. Që herët u krijua bindja se ky djalë i ri nuk do të mbetej brenda qytetit të Tiranës ,por do të shkonte më tej dhe të realizonte dhe të prekte nga afër ato që për të tjerët ishin ëndërra.Do të përfaqësonte Tiranën denjësisht në hapësira më të mëdha, në hapësirat e vëndeve të zhvilluara.Dhe ashtu ndodhi .Ajo që në fëmijëri dukej si një shkëndijë gjenialiteti ,u kthye me kalimin e viteve,në personalitet që do të linte gjurmë si në fushën akademike ashtu edhe përfaqësimin e vëndit në institucionet botërore.Thanas Shkurti mbetet një nga ata bij të Gjirokastrës së vogëL në jug të vëndit, ku hodhi hapat e para në jetë , do të dëshmonte se talenti, kur shoqërohet me punë dhe pasion , mund të kapërcejë çdo kufi dhe të ngrejë lartë emrin e vëndlindjes.
Të gjithë ata që bëheshin kureshtarë të njihnin nga afër atë fëmijë që edhe pse në atë moshë,kapërcente çdo parashikim të mësuesve dhe pedagogëve që i jepnin mësim dhe leksione.E shikonin me admirim dhe shpresë se një ditë do të arrinte maja dhe do të përfaqësonte një
vënd të vogël si Shqipëria, në vëndet më të mëdha të botës përrreth. Edhe pse i vogël në moshë ai ditë pas dite e vit pas viti , zgjeronte hapësirat e dijes shumë shpejtë Mësonte gjuhë të huaja njera pas tjetrës dhe jo vetëm nxënësit ,por edhe mësuesit e më vonë pedagogët do t’a admironin për arritjet dhe do ti gëzoheshin atij si një dhuratë e bukur e ardhur nga Zoti.Dielli që lind duket që në mëngjes.Thanasi që atëherë në atë moshë po vinte si një diell që të ndriçonte gjithandej.I Ati, Dhimitri, ashtu si edhe të tjerët, nuk mund të mos e mësonte vet i pari për veçantitë që kishte djali ,për të cilat ato atë e rreshtonin përpara të tjerëve.Fshati që duket s’do kallauz.

Ishte viti 1940 ,kur Thanasi do studionte në gjimnazin e Tiranës.Hyri në atë shkollë dhe doli prej saj me një përvojë më shumë.Ai u bë një emër i lakuar që do të përmëndej gjatë në vitet e mëvonshme.Thanasi ëndërronte të vazhdonte studimet për mjekësi,por ajo dëshirë mbeti e mbyllur në vetvete dhe s’arriti kurrë që të bëhej një realitet i prekshëm për të.Nuk ia dhanë të drejtën për t’u bërë një doktor ,të hynte në garë edhe me doktorët më të njohur ,të shëronte dhe të kthente në jetë ata që vdekja i kish vënë ” në shënjestër”. Por fati se deshi në këtë pikë.Ishte koha e pas luftës dhe si shumë familje të mëdha intelektuale,edhe këtë familje e shihnin me dyshim.Djaloshi që e shihte veten e tij në skalionin e parë të dijes,përsëri nuk hëngri inat me askënd,por iu nënshtrua fatit siç i erdhi. Murit nuk i bihet me kokë.Një mëndje i vinte për të zënë një punë hë për hë,se për të ndjekur studimet që do ta lartësonin atë më shumë si njeri,as që besonte më,ai mendim sapo vinte e zbehej gjithnjë e më shumë.Për të s’dukej më asnjë dritë në horizont, të bëhej një mjek i mirë, një shkencëtar i vërtet. Dhe i trishtuar për atë që po ndodhte , iu nënshtrua fatit edhe këtë herë dhe i ktheu sytë nga puna. Filloi pa humbur kohë në mes të dëshpërimit , të drejtohej drejtë shkollave dhe t’u mësonte nxënësve gjuhë dhe letërsi.
E larguan nga universiteti ata që se donin afër, ata që s’afroheshin fare me atë,qoftë si njeri i ditur,por edhe në mësimdhënie , në sjelljen e dashurinë me studentët.E larguan nga Dega e Anglishtes që kishte kontribuar në ngritjen e saj.Vet ai e konceptoi dhe formoi sipas standarteve më të mira botërore.Iu shtuan shqetësimet,vuajtjet e mundimet.Një kalvar vuajtjesh do ta shoqëronte dita ditës.Ishte fundvit i 1966- ës.E emëruan në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë.I prekur dhe i indinjuar nga largimi i tij nga universiteti ,ai do ta përjetonte dhimbshëm edhe më pas.Këtë gjë e dalloji lehtë në sytë e tij, në zërin e tij, në drithërimën shpirtërore që ndjente përbrënda.Dhe këto gjëra e shoqëronin profesorin gjatë përditshmërisë së tij, sidomos po t’ja përmëndje “puçin” që i bënë ata që se shihnin dot në shkallët dhe auditorët e universitetit, se ai do tju hapte probleme, se ata e shihnin që para tyre ishte shumë më lartë ,se ai ishte në të tjera nivele. Por Shkurti edhe pse ia punuan kështu ,ai prapë gjente forca për të mos u lëkundur në bindjet dhe punën e tij , të ecte përpara dhe të mos u bënte qejfin atyre që se deshën që në fillim,të paaftët,të pazotët. Se ai ishte kolloz i dijes, kulturës,fjalës së bukur !Ai nuk ishte brenda të panjohurave të panumërta të kohës, por ishte jashtë,prezent me njerëzit dhe ballëpërballë vështirësive dhe problemeve që prisnin për një zgjidhje. Po kur donin të bënte një libër për të, shkrimtari që rrinte në Belgjikë.Përgjigjen ia dha vet profesori mikut të tij të letrave:”Si mësues, si profesor dhe si ambasador s’kam bërë gjë, kam bërë detyrën time ndaj Atdheut”.
Dhe më pas vazhdoi:” Njeriu s’duhet të lëvdohet asnjëherë se ka kryer detyrën.
Megjithëse për pesëdhjetë vjet ,shteti shqiptar,s’më lejoi të shkruaja as në gazetën e murit ,e donte puna që të kontriboja me shkrimet e mia në zgjidhjen e shumë problemeve të profesionit…”
Në vitin 1992 ,në moshën 65 vjeç ,duke e njohur për aftësitë intelektuale, për dijet dhe kapacitetet e tij, qeveria shqiptare ,e emëroi ambasador të saj në OKB.Ambasadorët e botës e shihnin me një lloj xhelozie dhe mosvlerësimi ,për faktin se vinte nga një vënd i vogël ,siç ishte Shqipëria.Por këto mendime ata si shfaqën më kur e njohën vet nga afër ,kur ata dëgjuan fjalën e profesorit, të njeriut të madh që kishin gjetur për t’i përfaqësuar.
Autoritetet arsimore në South Dakota i kërkuan profesorit mendimin mbi rëndësinë e mendimit të gjuhëve klasike në shkollë. Pas përgjigjes që morën prej atij , ata i dërguan një diplomë që e shpallte atë “Edukator Nderi”.
Atë ditë që iu dha nënshtetësia amerikane ,kolegët e fakultetit e uruan:”Një prej tyre ,një zonjë i shkroi:”Amerika fitoi një gur të çmuar “.
Vitet e fundit profesor Thanasi së bashku me familjen e tij u kthye në vëndlindjen e tij, në Shqipëri. Këtu u sëmur rëndë. Edhe u operua .Edhe miku i tij i hershëm,doktor Petrela,u mundua që t’a kthente përsëri në jetë,por nuk mundi.Se vjen një ditë që mbyllet dhe faqja e fundit e jetës.Për profesor Shkurtin, edhe pse kjo faqe u mbyll , mbeti hapur kujtesa për të,dituria, dija, zëri i tij që sa ishte gjallë u foli njerëzve aq bukur.
Në fillimet e para pranoi edhe me klasat e ulta,se e dinte që ai meritonte për më shumë,por….Dhe shpresonte të dilte një ditë përballë nxënësve të shkollave të mesme,për t’i mësuar,për t’i bërë të ditur dhe të ecnin me dinjitet si ai, në udhën e dijes.Dhe dita e shumëpritur erdhi. Ajo ishte gjysma e së keqes. Edhe jepte mësim edhe ndiqte studimet në Institutin Pedagogjik.Mësues Thanasi ,si mësuesi më i ri që ishte ,bënte për vete mësuesit e tjerë dhe nxënësit nëpër sallat e leksioneve .Për të do të flitej nëpër koridoret ,klasat e shkollave dhe nëpër zyrat e Ministrisë së Arsimit.Nuk ishte vetëm një mësimdhënës i thjesht ,por një
profesor me vizion e dinjitet, që jepte mësim ndryshe nga kolegët e tjerë, që e shikonte jetën ndryshe, që mësonte e punonte me nxënësit shumë më ndryshe se kushdo që merrej me ta dhe e quante veten mësues e profesor.

Ja si është shprehur Thanas Verdhi në një shkrim për profesor Thanas Shkurtin:” Askush nuk mund të besojë madhështinë dhe virtuozitetin e tij nëse s’ka qenë të paktën një orë nxënës i tij .E, në ato orë ,profesor Shkurti ,atëherë një djalosh i brishtë ,pak mbi të njëzetat ,arrinte të krijonte një atmosferë që shpesh shpërthente në duartrokitje ,ku nxënësit ” zgjoheshin nga magjia”, ku profesori kishte disa minuta, që ishte larguar nga klasa”.
Mësuesi i letërsisë ,Thanas Shkurti , interesohej që nxënësit të njihnin nëpërmjet programeve letërsinë botërore.Në orët e mësimit përmëndëte krijimet(poezi ,tregime e novela)të shkrimtarëve e poetëve botërorë.
Në vitet e mëvonëshme ,ish nxënësit e studentët që ai kish mësuar ,i kujtonin me admirim ,se ato analiza letrare që u bënte dikur atyre ,nuk ishin bërë më nga mësuesit dhe profesorët e tjerë.
Nxënësit dhe studentët e dikurshëm të profesor Thanasit e falenderonin dhe i shprehnin mirënjohjen e pafund të tyre edhe kur kishin dalë mësues në jetë dhe jepnin mësim për nxënësit e tyre.
Thanas Shkurti u bë mësues e më pas profesor i gjuhës dhe letërsisë ,duke lënë gjurmë të thella në breza të tërë nxënësish e studentësh.
Në orët e tij të mësimit , ai nuk kufizohej vetëm te programi , por sillte me pasion krijime nga poetët dhe shkrimtarët më të mëdhenj botëror,duke i bërë leksionet të gjalla e frymëzuese.
Vitet kaluan dhe shumë prej studentëve të tij u bënë vetë mësues. Në klasat e tyre , ata përcollën jo vetëm dijen ,por edhe dashurinë për letërsinë , që kishin marrë nga profesori i tyre. Me mirënjohje të thellë , ata kujtonin gjithmonë profesor Thanasin , si njeriun që u ndezi dritën dhe pasionin për fjalën e bukur.
Një ish nxënëse e tij ishte bërë mësuese dhe kur Thanas Shkurti ,vajti një ditë tek ajo , teksa u jepte mësim nxënësve në klasë. Mësuesja u prek dhe u emocionua ,për një moment u drejtua nga nxënësit dhe tha:” U flas vajzave të mia si për një legjendë”.Në vitin 1950 profesori i foli botës nëpërmjet Radio Tiranës ,për disa vite në anglisht, italisht dhe frengjisht.Ditën jepte leksione për studentët dhe në mbrëmje në Radio Tirana.I duhej që përsëri natën të studionte për të dhënë leksione ditën tjetër.Nga puna në punë.Nga pasioni në pasion. I hiqte natës errësirrën për t’i lënë rrugën dritës.Profesor Shkurtit ,i kërkoi njeri që t’i bënte një libër,për t’ja kushtuar atij.Por përgjigja e profesorit mbylli dëshirën dhe pasionin e shkrimtarit,me përgjigjen që ra ndesh me thjeshtësinë e Shkurtit:”Unë si mësues,si profesor dhe ambasador, s’bëra gjë tjetër veçse detyrën ndaj Atdheut”. Kjo ishte përgjigja e Thanas Shkurtit , e përulësisë dhe e ndjenjës së lartë të detyrës qytetare .Në një kohë kur shumëkush kërkon vlerësime e lavdi për kontributet e veta ,ai zgjedh të qëndrojë i thjeshtw duke e konsideruar punën e tij jo si meritë personale,por si një detyrim ndaj Atdheut.
Në thelb, kjo fjali përmbledh filozofinë e një intelektuali të formuar : mësimdhënia dhe edukimi nuk janë thjesht profesion ,por mision .Duke thënë se” s’kam bërë gjë tjetër ” , ai në fakt nënvizon pikërisht madhështinë e asaj që ka bërë , ka formuar breza ,ka dhënë dije dhe ka mbjellë vlera , gjëra që shpesh nuk maten me fjalë apo tituj.
Ky qëndrim e lartëson figurën e tij, sepse tregon se madhështia e vërtet nuk ka nevojë për vetëlavdërim. Përkundrazi , ajo shfaqet në heshtje ,në përkushtim dhe në ndjenjën e përgjegjësisë ndaj vëndit dhe njerëzve të tij.
Për më shumë se gjysëm shekulli në auditoret e Degës së Anglishtes jehon ende me respekt emri i profesor Thanasit ,si një figurë që la gjurmë të pashlyeshme me formimin e breza të tërë studentësh. Ai nuk ishte thjesht një pedagog ,por një misionar i dijes.
Por në vitin 1966 ,në një kohë kur vlerat shpesh zbehen nga mediokriteti ,xhelozia e të paaftëve ,bëri që ai të largohej padrejtësisht nga universiteti. Megjithatë, edhe pse ai u emërua në gjimnazin”Qemal Stafa” , nuk rreshti së ndriçuari mëndjet e të rinjve, duke e kthyer çdo klasë në një auditor të vërtetë dijesh dhe frymëzimi.
Profesor Thanasi, në vitin 1982 ,në moshën 65 vjeçare,u emërua ambasador në OKB.U rreshtua me dinjitet në krah të gjithë ambasadorëve të botës .Dhe çuditërisht ,ambasadorët e vëndeve të mëdha e shihnin atë me lloj – lloj xhelozie.
Do mjaftonin disa seanca në selinë e OKB,që Thanas Shkurti të merrte fjalën duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë e vogël,por me ideale të mëdha,që ata të bindeshin ,të duartrokisnin dhe të thoshnin me sinqeritet dhe me zë të lartë,se edhe Shqipëria nuk është kaq e vogël”.U desh njohja e tillë ,që ambasadorët e vëndeve të tjera të ftonin ambasador Thanasin, në selitë e tyre , për ta dëgjuar se si i bënte diskutimet.
Universiteti i Çikagos ,një nga më të famëshmet në botë,i besoi profesorit tonë,detyrën e lektorit të Nderit në letërsinë Britanike.
Vitet e fundit profesor Shkurti së bashku me familjen e tij,rikthehet sërish në vëndlindje,në Shqipëri,se ajo është qendra magnetike më e madhe.Vitet e fundit profesori u kthye në Atdhe,duke lënë përtej oqeanit amerikën e madhe,si një kujtim i bukur. U kthye këtu ku kishte thirrur të parën fjalë në jetë,këtu ku kishte lënë familjen dhe të afërmit e tij.Doktor Petrela bëri maksimumin për të, por vdekja e mori me kthetrat e saj.U largua profesori që “çmendi” botën me zgjuarsinë e tij, por mbetën zgjuar tek shqiptarët ,kujtimet e shumta,dijet dhe gjithçka që ai la gjurmë dhe bëri për shqiptarët.


















