EKSKLUZIVE/Dr. Myzafer Berberi rrëfen misteret në Institutin Bërthamor në Kinë, ku u kualifikua për një vit
‘Në atë qytezë, ku njerëzit lindnin, shkolloheshin e jetonin, isha i vetmi i huaj që hyja e dilja”
(Vijon nga numri i kaluar)
Falë miqësisë midis Shqipërisë dhe Kinës, një specialist nga Shqipëria lejohet që të futet për kualifikim në Akademinë Bërthamore të Çang Çungut në Kinën Veriore. Dr.Myzafer Berberi është i vetmi i huaj që futet në këtë qytezë të madhe, ku ‘njerëzit lindnin, shkolloheshin e jetonin pa komunikuar me pjesën tjetër të vendit’. Misteret e kësaj uzine, kualifikimi i tij, bashkëpunimi me shkencëtarët kinezë, çfarë përfitoi dhe si i materializoi këto njohuri në Shqipëri, rolin e dyshes së ‘hekurt’ Çu En Lai-Çian Çin (gruaja e Maos), Berberi i jep në intervistën e tij në vazhdim…

















