Baxhul Merkaj: Ju tregoj dy takimet me Viktor Eftimiun në vendlindjen e tij Boboshticë dhe në Tiranë

155
Sigal

Një bisedë e pabotuar me Viktor Eftimiun e zhvilluar në vitin 1972

-Midis të tjerave i madhi Eftimiu më tha: Keni artistë të mirë por duhet ti kaloni kufijtë e Shqipërisë

-Këto fjalë të Eftimiut i mbajta brenda vetes për dekada me radhë

-Isha 27 vjeç kur e takova në Boboshticë dhe nga emocionet rashë pa ndjenja.

– Ishte 5 Korriku i viti 1972, kur ai ndoqi në teatrin “Skampa” të Elbasanit shfaqjen e komedisë së tij “Njeriu që pa vdekjen me sy”.

-Viktor Eftimiu, nga sufler u bë Drejtor i Përgjitshëm i teatrove në Rumani dhe një nga dramaturgët më të mëdhenj në botë.

– Ishte 5 Korriku i viti 1972, kur ai ndoqi në teatrin “Skampa” të Elbasanit shfaqjen e komedisë së tij “Njeriu që pa vdekjen me sy”

Baxhul Merkaj, kritik arti

 

Çdo komb fillesat i ka te kultura, arti e pa ato ai atrofizohet, vyshket, thahet. Arti flet me gjuhën e shpirtit rrezaton dhe emancipon shoqërinë. Arti dhe artistët janë krenaria e kombit. Dhe ne kemi të drejtë ta ndjejmë këtë krenari se nga gjiri i këtij populli vital e fisnik, i virgjër kanë dalë artistë të mëdhenj që i kanë folur dhe i flasin Evropës dhe botës si të tillë Aleksandër Moisiu, Inva Mula, Rexhep Mitrovica, Bekim Femiu. Por në këtë shkrim po ndalemi tek personaliteti i artit Viktor Eftimiu i cili rrezatoi vlera kulturore në Evropë e në Botë. Dramaturgu Viktor Eftimiu ishte nga Boboshtica e Korçës. U largua nga Shqipëria nga viti 1898. Atëherë ishte në klasën e katërt fillore. Dhe pikërisht i ati i tij e regjistroi në shkollën fillore rumune në rrugën “Silvestri”. Dhe ai e përvetësoi bukur gjuhën rumune, sepse ungji e gjyshi i tij që në rininë e hershme kishin qenë në Pitesht dhe flisnin me të rumanisht. Vetë Eftimiu është shprehur: “Të parin kapërcim të mediokritetit e njoha atëherë kur në një provim të mbarimit të vitit të ri shkollor, në shkollën “Silvestre” deklamova poezinë e Vasil Aleksandriut, “Nata e Shëndreut”. Pata sukses të madh. Besoj se kjo ka qenë dhuntia ime kryesore, të thosha vargje, të interpretoja një poemë. E kam thelluar, e kam përsosur këtë dhunti, e kam shpënë më tej. Nuk besoj ta zotëroj këtë mjeshtri si unë dikush tjetër. Aktorët thonë vargje në mënyrë të vajtueshme. Kam dëgjuar shumë njerëz teatri dhe poetë duke recituar, por asnjëri nuk e ka zgjuarsinë poetike, forcën, diksionin, vrullin tim. Këto gjëra i them me çiltërsi të plotë, pa asnjë fodullëk dhe kam përshtypjen se lexuesi i këtyre radhëve buzëqesh dhe nuk ma merr as edhe për keq (desha të theksoj unë për lexuesin se ky fragment më përket edhe mua mbasi në klasën e katërt fillore unë biri i Lapardhasë së Vlorës qysh në vitin 1953, recitova në kinoteatrin në Vlorë në një festival folkloristik poezinë “Kushtrimi nga Peza”. Po i dashur lexues nuk u bëra aktor, pasi pasioni im ishte i tillë, por u bëra të hedh rreshta zemre për elitën e artit shqiptar. Të më falë lexuesi për këtë ndërprerje të shkurtër). Duke qenë shkrimtar zanati, do ta kisha të vështirë, do ta kisha të pamundur të shprehesha në këtë mënyrë për cilësinë e veprës sime letrare. Por kushdo ka të drejtë të flasë për atë gjë, që nuk është funksioni i tij kryesor në jetë nga, i cili nuk pret shpërblim.”

Po përse Eftimiu u bë një gjigant i artit teatror? Sepse kishte gjak, temperament, psikologji dhe inat e xhelozi shqiptari ndaj u ngrit si kolos i artit në jetën evropiane. Si i tillë ishte edhe shqiptari Aleksandër Moisiu, i cili u bë mjeshtër i aktrimit Evropian dhe atij botëror. Ishin këta dy gjigantë miq të shpirtit me njëri-tjetrin.

E më tej ai vazhdon në kujtimet e tij: “Stërgjyshërit e mi nuk dinin se ç’është prapaskena, grimi. Në shtëpinë tonë nuk flitej për art dramatik. Po ky art ka qenë vokacioni im i vërtetë. Kam shkruar pjesë teatri, kam qenë kronist dramash, regjisor dhe drejtor, sepse nuk kam mundur të jem aktor. Më kanë çuar si të gjithë fëmijët në cirk. Ndoshta aty kam fituar shijen e spektaklit.” Duhet thënë se familja ishte shumë e dobët ekonomikisht. Familja nuk ishte dakord të merresha në fushën e letrave’’. Por Eftimiu qysh në moshë fare të re punoi si ndihmës korrektor nate nëpër gazeta të ndryshme. Shpesh ndodhte të flinte aty në shtypshkronjë mbuluar me gazeta. “Kam çuar jetë të vështirë, shumë herë, por s’e ka marrë vesh njeri. Sa më i varfër isha, aq më i qeshur hiqesha në sy të botës.”

Dhe përsëri pa e ndërprerë jetëshkrimin e të madhit, gjigandit të dramës, Viktor Eftimiu, për të thënë me gjuhën e shpirtit përse po marr të hedh rreshta për të. Ishte viti 1972. Isha në Pogradec në kamp pushimi. Në dhomë kisha një këngëtar korçar, Guri e quanin, i cili ishte nga Boboshtica. -Do të vijë Viktor Eftimiu në Boboshticë, tek fshati i tij i lindjes, -më thotë ai. Shkuam në Boboshticë. Festë madhështore në fshat për birin e tyre Eftimiun, i cili iku fëmijë dhe po kthehej në moshën 82 – vjeçare. Po rrënjët e degët e mënave të Boboshticës i kishte përpara, fshatarët; pjesën e tij të zemrës. M’u dha rasti ta takoj, ta përqafoj. Po, po më shkojnë mornica tashmë që po shkruaj. Përqafova një gjeni të letrave, të dramës, të mjeshtërisë poetike. Po isha i ri atëherë 27-vjeçar! Eh sa mall ndjej, sa dashuri, sa respekt për këtë mit të artit shqiptar. Po, po ishte shqiptar deri në palcë. Shikoja buzwt e tij qw vetwm tw dwgjoja njw fjalw. Dhe ja…Midis të tjerave i madhi Eftimiu më tha: Keni artistë të mirë por duhet ti kaloni kufijtë e Shqipërisë. Këto fjalë të Eftimiut i mbajta brenda vetes për dekada me radhë duke parw rreth e qark. Isha 27 vjeç kur e takova në Boboshticë dhe nga emocionet thuajse rashë pa ndjenja.

– Ishte 5 Korriku i viti 1972, kur ai ndoqi në teatrin “Skampa” të Elbasanit shfaqjen e komedisë së tij “Njeriu që pa vdekjen me sy”.

Po përse Eftimiu u bë një gjigant i artit teatror? Sepse kishte gjak, temperament, psikologji dhe inat e xhelozi shqiptari ndaj u ngrit si kolos i artit në jetën evropiane. Si i tillë ishte edhe shqiptari Aleksandër Moisiu, i cili u bë mjeshtër i aktrimit Evropian dhe atij botëror. Ishin këta dy gjigantë miq të shpirtit me njëri-tjetrin. Kemi mësuar se ishte Viktor Eftimiu që ndikoi dhe priti me zemër në dorë në Bukuresht, në shtëpinë e tij, aktorin primar Aleksandër Moisiu. Ishin kushtet e asaj kohe që shumë shqiptarë u detyruan të largoheshin nga vendlindja dhe të shkruanin veprat e tyre në gjuhë të huaja ose të ndërtonin vepra të shquara në vende të tjera. Si të tillë përmendim Marin Barleti, Marin Beçikemi, Leonik Temeu, matematikani dhe astrologu Gjon Garulli, skulptori dhe arkitekti Andre Aleksi. Si të tillë ishin rilindësit e çmuar Abdyl, Sami e Naim Frashëri e Pashko Vasa e më tej Karl Gega. Por asnjëri prej tyre nuk e mohoi origjinën. Përkundrazi, e pati për nder ta quante veten shqiptar. Është për të thënë se kultura botërore është rezultat i kulturave më të arrira të popujve të vegjël dhe të mëdhenj. Po kjo duket edhe tek Viktor Eftimiu. Universialiteti i krijimtarisë së tij si tek “Tebaida”, “Artidët”, “Prometeu”, “Doktor Fausti magjistar”, “Don Zhuani”, “Gllafim”, “Akim”. Dramat e komeditë e shkruara prej tij shfaqen në teatrot e skenat botërore, e shumë nga poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Figura e vepra e tij zë vend në enciklopeditë botërore. Viktor Eftimiu ishte dhe mbeti titan i artit teatror. Nga një bashkëbisedim me gazetarët:

-Ju kujtohet ndonjë qyfyre që ju ka ndodhur kur punonit si ndihmës korrektor nate në gazetë?

-Gabime shtypi më shpëtuan sa të duash, por pronari nuk më gjobiti dot, pasi i vetmi shpërblim që merrja për punën që kryeja ishte leja për të fjetur në atë lokal i shtrirë sipër një dysheku me gazeta. 17-vjeçar po filloja jetën e bohemit dhe kisha mbetur vetëm i braktisur nëpër kalldrëmet e Bukureshtit. Familja ime qëndronte në vendlindje. Do ta kap kaun prej brirësh, -thashë me vete. Por erdhën njerëzit e ditur që e ndihmuan në këto ditë të vështira. Ishin kritikët letrarë të asaj kohe Ilarise Kendi dhe Pompil Eliadi. Kendi ishte me origjinë shqiptare nga Saranda.

Universialiteti i krijimtarisë së tij si tek “Tebaida”, “Artidët”, “Prometeu”, “Doktor Fausti magjistar”, “Don Zhuani”, “Gllafim”, “Akim”. Dramat e komeditë e shkruara prej tij shfaqen në teatrot e skenat botërore, e shumë nga poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Figura e vepra e tij zë vend në enciklopeditë botërore. Viktor Eftimiu ishte dhe mbeti titan i artit teatror. Nga një bashkëbisedim me gazetarët

-I ndjej lotët valë kur përmend Kendin dhe Eliarin.

Më ndihmuan me dashuri si drejt letërsisë po ashtu dhe drejt teatrit. I mbaj në kujtesë pa asnjë njollë, pa asnjë pezmatim. Kush e di se si do ta kisha nisur dhe se ku do të kisha sosur pa udhërrëfimin e tyre plot dritë. Dramat e tij e ngjitën në zenitin e kohës, i cili u jetëshkrua në historinë e artit botëror, rikrijues, shkrimtar , poet, dramaturg, prozator, publicist, eseist, memorialist dijetar i shquar, i cili meritoi drejtimin e klubit kulturor të Evropës, Drejtor i Përgjithshëm i Teatrove të Rumanisë. Më 1905 shkroi poezinë e parë “Shpresa” e titulluar. Mbas 66 vjetësh shkroi 60 mijë vargje. Erdhi në moshën 82-vjeçare në Boboshticë, ku ndjeu lumturinë në kopshtin e tij prindëror.

Yni je Viktor Hygoi!

Është fjala pa zarar.

por dikush shtoi

se ti je Viktor shqiptar!

Ishte 5 Korriku i viti 1972, kur ai ndoqi në teatrin “Skampa” të Elbasanit shfaqjen e komedisë së tij “Njeriu që pa vdekjen me sy”. Përgëzoi trupën dhe i dhuroi një buqetë me lule. I gëzuar që një pjesë e tij u interpretua në teatrin shqiptar.

Ndër veprat e Viktor Eftimiut përmendim:

“Akim” 1930

“Aleksandër Moisiu” 1971

“Njeriu që pa vdekjen me sy” 1944

“Doktor Fausti Magjistar” 1961

“poezi të zgjedhura” 1974

Jeta e tij plot privacione. Familja ushqim shpirtëror. Axhespina Maksi Eftimiu e shoqja e Viktorit, aktore e cila interpretoi role mjaft të rëndësishme të veprave të burrit të saj. Ndau me të gëzimet e jetës. Interpretoi tek “Artidët”, “Teokrita”, “Don Kishoti”, “Doktor Fausti magjistar” etj. Ndonëse s’bëri fëmijë me këtë grua, por jetoi dhe u mbështoll me dashurinë e tejskajshme të saj. Eftimiu skicoi poezinë kushtuar Anxhespinës: Ti më dhuron, e dashur, lumturinë, Ndjej një pendim, keqardhje për rininë, Për çdo sekondë që s’u ndodhëm pranë. Po i mbyll këto pak shënime për artistin e shpirtit Viktor Eftimiun dhe duke i lutur lexuesit se për të duhet shkruar e shkruar.

Mikpritja rumune për shqiptarët

Mërgimi i familjes së tij nga Korça në një vend mikpritës për bashkatdhetarët tanë vjen si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike. Para dhe pas lindjes së tij, Rumania kishte strehuar me bujari një plejadë të tërë mërgimtarësh si Vasile Ujkun (rum. Vasile Lupu), Gjikajt, arnautët e Tudor Vladimireskut, Dukajt, Naum Veqilharxhin, stërgjyshin e Nikolla Jorgës, Nikolla Naçon, Asdrenin, Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin, Petru Vullkanin, Ibrahim Temon, një plejadë rumune, arumune e shqiptare që kanë lënë gjurma të pashlyera në historinë e të dy popujve. “Stërgjyshërit e mij jan’ fisi/ I kërkimtarëve të yjeve,/ Që endeshin tër’ jetën botës…”, do të shkruajë më vonë Viktori në poezinë “Krillat”, duke e përkujtuar Boboshticën e tij ku “çdo mbrëmje bie e butë e me ngadalë”, ku “dhe pyjet po ofashajnë, thërrasin me ngulçim/ atë që u largua dhe, ndoshta s’kthehet kurrë”. U vendos në Bukuresht më 1907. Brenda një kohe të shkurtë e përvetësoi rumanishten dhe filloi të merret me poezi, të botojë një revistë, të shkruajë drama, novela, romane, duke u bërë i famshëm qysh në rini, duke botuar gjatë jetës së tij rreth 125 vepra. Jon Barbu ia dedikon nje poezi duke i thënë: “Yni je Viktor Hygoi/ Është fjalë pa zarar/ Por dikush i juaj shtoi/ Se ti je Viktor shqiptar”. Vehbi Bala e konsideron si Amfitrion shqiptar.  Në sajë te talentit të tij të rrallë, ai shkroi në të gjitha gjinitë, poezi, poema, drama e komedi, aforizma, portrete e kujtime, artikuj kritikë, romane të panumërta, bile dhe libra për fëmijë. Ai nuk e harroi Boboshticën e tij dhe bashkëfshatrët, prandaj dhe erdhi disa herë. Herën e fundit ishte i shoqëruar nga sekretarja dhe vëllai i tij Stiljani. Qëndroi disa orë në Boboshticë, ku u fotogrfua me bashkëfshatarët që e pritën si birin e tyre. Në muzeun modest të fshatit Boboshtice ishte vendosur dhe stenda e veçante për të, me foto e të dhëna për veprën e tij, por tanimë dhoma muze mbas gjithë këtyre viteve të demokracisë, jo vetëm që ka mbetur e varfër,  por dhe është dëmtuar, se tek ne gjithçka duhej të fillonte nga zero, dhe ato që ishin bërë duheshin hequr si “vepra të komunizmit”. Mëkat!

Për Viktor Eftimiun ka shkruar me respekt edhe Mitrush Kuteli.

Nga shkrimtarët që shkruajnë në një gjuhë të huaj, është edhe Viktor Eftimiu i Boboshticës, thekson Kuteli duke shtuar: “Vonë e mësoi rumanishten, sepse vonë ka dalë nga fshati për në dhe të huaj, po kaq thellë e kaqë pastër sa s’ka se qysh të dallohet se kjo është gjuhë e mësuar. Që të gjitha veprat e tij të tërheqin me bukurinë e shprehjes e cila nuk mban erën e rëndë të asfaltit të qytetit, po erën e plisit, të dheut rumun. Gjuha e Viktor Eftimiut është gjuha autoktone rumune, e gjallë, e plotë, pa gabime. Kjo është sipas mendimit tonë, cilësia kryesore këtij shkrimtari, njëkohësisht poet, dramaturg, movelist, romancier, eseist… Si poet ka shkruar, midis të tjerave, “Poemat e vetmisë”, që të lënë në shpirt një trishtim pa krye e pa anë…. Një gjë që duhet shtuar këtu është se në në brumosjen e veprës rumune të shkrimtarit boboshtar, hyn mjaft tul shqiptar. Me temë shqiptare është shkrojtur romani “Risto Dardha, Smail Dëndusha, Katalina e shumë të tjera”.