Bashkim Qeli: Urdhëri i Hitlerit dhe beteja e përgjakshme e Kurskut

1313
Sigal

Ky operacion filloi me urdhrin e Hitlerit nr. 6 15.04.1943, dhe u emërtua “Çitadela”

BETEJA  PWRGJAKSHME E KURSKUT  5    Korrik  -23 Gusht   1043

Në këtë betejë forcave gjermane ju asgjësuan 30 divizione të zgjedhura prej tyre 7 të blinduar

Gjermanët humbën mbi 500 000 të vrarë e të plagosur, 1500 tanke, 3000 gryka zjarri artileri e mortaja dhe 3700 avion.

– Në këtë operacion u angazhuan rreth 70 % e divizioneve tankiste dhe mbi 65 % e aviacionit gjerman

– Për një ditë luftimi gjermanët humbën mbi 400 tanke, mbi  10 000 të vrarë e të plagosur

Kundërmësymja e suksesshme e Ushtrisë Kuqe në Stalingrad, ishte një arritje shumë e madhe e artit ushtarak stalinian. Ky operacion e shkallës strategjike i forcave sovjetike mundësoi rrethimin dhe asgjësimin e grupimit kryesor të forcave gjermane që kishin depërtuar drejt Vollgës, u zhvillua me forcat e tre fonteve. Ky operacion kundërmësymës i realizuar me sukses, mundësoi kushtet për kalimin në mësymje të përgjithshme, të forcave të Ushtrisë Kuqe, në dimrin e viteve 1942 – 1943.  Përparimi i trupave sovjetike, gjatë mësymjes dimërore, mundësoi krijimin e  harkut  të Kurskut, i cili krijoji pozicione të favorshme dhe me rëndësi strategjike për trupat sovjetike, për të vazhduar operacionin mësymës në drejtim të Ukrainës dhe të Bjellorusisë. Beteja e Kurskut, është një ndër betejat e mëdha të Luftës së Dytë Botërore, të zhvilluara nga populli sovjetik dhe Ushtria e Kuqe, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me në krye J. V. Stalin. Ajo zgjati nga 5 korriku deri në 23 gusht të vitit 1943 dhe përbëhet nga disa operacione mbrojtëse dhe mësymëse.

Operacioni mbrojtës

 

Operacioni mbrojtës u zhvillua prej 5 deri më 23 korrik të vitit 1943. Ky operacion, si rrjedhojë e mbrojtjes pozicionale dhe aktive me anën e kundërgoditjeve të fuqishme, bëri të mundur të dështonte plani i komandës gjermane, për të rimarrë nismën strategjike që kishte humbur, që nga muaji nëntor 1942 dhe së bashku më të dështoi edhe plani i operacionit mësymës “ Çitadela”. Operacioni Kundërmësymës u zhvillua, prej 12 korrikut deri më 23 gusht të vitit 1943. Forcat e Ushtrisë Kuqe pasi përballuan me sukses, kundërmësymjen e trupave gjermane , me anën e kundërgodijve të  fuqishme krijuan kushte të favorshme, për kaluar në kundërmësymje, me qëllim që vazhdonte mësymjen në drejtim të perëndimit. Humbjet e mëdha të ushtrisë gjermane në Betejën e ‘Stalingradit” dhe gjatë mësymjes dimërore të vitit 1942 – 1943, e dobësuan shumë ushtrinë gjermane dhe mundësuan në uljen e fuqisë goditëse të saj, duke e vënë atë përpara katastrofës. Komanda gjermane, me qëllim që të përmirësonte gjendjen e të parandalonte shpartallimin e plotë të saj   dhe për të rimarrë nismën strategjike të humbur, vendosi që gjatë verës të vitit 1943 të ndërmerre një operacion  mësymës në frontin sovjeto – gjerman dhe të kthente ecurinë e luftës në të mirë të saj. Për të mënjanuar këtë kryeurë të trupave sovjetike dhe për të rimarrë nismën strategjike që kishte humbur, komanda gjermane duke parë pozitat e favorshme të forcave të veta në Kursk, vendosi dhe planëzoi operacioni mësymës strategjik. Ky operacion me urdhrin e Hitlerit nr. 6 15.04.1943, u emërtua “Çitadela.” Duke parë pozitat e favorshme të forcave në harkun e krijuar në Kursk, komanda gjermane, hartoi lanin e mësymjes me këtë ide : – duke dhenë goditje të fuqishme nga veriu në drejtimin Orjolll – Kursk dhe në drejtimin jugor Bjellgorod – Kursk, më qëllim të rrethonin e asgjësonin forcat sovjetike të fronteve të “Qendror” dhe i “Voronezhit”, që mbroheshin në harkun e Kurskut, dhe në pastajmen duke dhënë goditje të fuqishme në prapavijat e Frontit “Jugperëndimor” në drejtimin juglindor për në Donbas dhe atë verilindor për të shpinmarrë Moskën  për të dalë në prapavijat e grupimit Qendror të Ushtrisë së Kuqe. Me anën e kësaj mësymje, komanda gjermane donte të ngrinte prestigjin  e ushtrisë saj.

Në këtë operacion…

Në këtë operacion u angazhuan rreth 70 % e divizioneve tankiste dhe mbi 65 % e aviacionit gjerman. Në përbërje të grupimit kryesor goditje merrnin mbi 50 divizione të zgjedhur të ushtrisë gjermane 16 prej tyre tankiste e të motorizuar dhe shumë detashmente qëbënin pjesë në Gruparmatën “Qendra”, A 4 Tankiste, Grupimi Operativ “Kempf”, Grup armata e “Jugut”  dhe 20 divizione që vepronin në krah të grupimit sulmues. Këto forca do të mbështeteshin nga Flota 4, 6 Ajrore. Gjithsej 196 divizione gjermane, 52 divizione  e 8 brigada satelite, që përbënin 42 divizione më shumë se në kohën që sulmuan Bashkimin Sovjetik. Me efektiv 900 000 forca, 19 000 gryka zjarri, artileri e mortaja, 2700 tanke  dhe mbi 1860 avion. Përparësi, në këtë operacion mësymës, merrnin mjetet e blinduara  dhe të motorizuara, prandaj edhe komanda gjermane, shpresën  për fitore e kishin varur në përdorimin e tankeve të rinj ”Tigër” e “Panter”, artilerinë vetëlëvizëse “ Ferdinand” dhe avionin  gjuajtës “ Folke – Fulf- 190 A” dhe Heinkel-129”.

Komanda e Përgjithshme Sovjetike

Komanda e Përgjithshme Sovjetike më J. V. Stalinin në krye, pas sukseseve të arritura në dimrin e vitit `942 -19 43, urdhëroi forcat e fronteve të përforconin vijat e zëna, dhe të përgatiteshin për vazhduar mësymjen në drejtim të perëndimit. Pasi zbuluan qëllimin  dhe idenë komandës gjermane , vendosën që veprimet luftarake gjatë verës së vitit 1943, ta fillonin në mbrojtje strategjike në drejtim të Kurskut, por jo i detyruar por me paramendim. Pikërisht ku u duke edhe gjenialiteti i Stalinit ,i cili megjithëse kishte nismën strategjike në dore, vendosi të kalonin në mbrojtje, të përkohshme e të parapërgatitur në pykëzimin e Kurskut, më qëllim  që  të thyheshin goditjet e fuqishme të grupimeve gjermane.  Në idenë e tij parashikonte të organizonte një mbrojtje pozicionale të qëndrueshme, aktive kundër tanke dhe të  thellë. Me detyrë të përballonte dhe ta gjakoste, ta rraskapiste dhe të konsumonte grupimin kryesor goditës të forcave gjermane, me anën kundërgoditjeve të fuqishme t”i detyronte ata të hiqnin dorë nga mësymja dhe të krijonte kushte të favorshme për të kaluar në mësymje  përgjithshme strategjike.

Mbrojtja në drejtimin e Kurskut u planizua të kryhej në një brez 546 km të gjerë me forcat e dy fronteve, të atij “Qendror” për të përballuar goditjen nga drejtimi  i Orjelit dhe Fronti i  “Voronezhit” nga drejtimi i Bjellogorod – Harkov. Këto dy fronte kishin 1.300 000 trupa, 19 000 gryka zjarri artileri dhe mortaja, mbi 3500 tanke  dhe AVL dhe 2650 avion. Në thellësi të mbrojtjes ishin përqendruar rezervat strategjike të Frontit të “Stepës” të përbëra nga ( A27,47,53 GJA, A5T e gardës, A5 Ajrore, K 5,10 T autonom, K1 Mek. Gardës, K 3, 5, 7 Kavalerisë. Duke krijuar një raport në forca dhe në mjete në dobi të Ushtrisë Kuqe, gjë që u mundësonte atyre që të organizonin një mbrojtje të fuqishme e të qëndrueshme, të thyenin mësymjen e forcave gjermane dhe të krijonin kushte për të kaluar në mësymje. Shpartallimi i grupimit gjerman në Bjellogorod – Harkov ju ngarkua forcave të Frontit të  “Vorornezhit” e atij të “Stepes”, ndërsa grupimit gjerman në drejtim të Orjollit iu ngarkua forcave të krahut të djathtë të Frontit “Qëndror”të “Brjanskut” dhe të krahut të majtë të Frontit “Perëndimor”. Drejtimi I operacionit dhe I bashkëveprimit midis fronteve iu ngarkua, përfaqësuesit të Komandës së Përgjithshme G. K . Zhukov. Ja si thotë :- “ Në 30 qershor më telefonoi J.V. Stalini. Ai më tha që unë të qëndroja në drejtimin e Orjollit për të bashkërenduar veprimet e Frontit “Qendror”, të “Brjanskut”  dhe të atij “Perëndimor”1) Në themeltë organizmit të mbrojtjes ishte ideja e skalionimit të thellë të rendimit operativ të fronteve e ndërthurur me pengesa të shumëllojshme xheniere. Rëndësi ju kushtua mbrojtjes kundër tanke. Në Frontin “Qendror”  e të “Voronezhit” u ndërtuan  5-6 breza mbrojtjeje, prej tyre dy në zonën taktike ( 15-20 km), një në zonën e armatës ( 25-35 km) dhe tre në atë të fronteve ( mbi 40 -45 km), krahas tyre u krijua një brez mbrojtje në thellësi i RKP e Frontit të “Stepës”. Në bregun e majtë të lumit  Don u përgatit vija e mbrojtjes strategjike duke arritur nje thellësi 250 – 300km. Zona taktike e mbrojtjes kishte një thellësi 15-20 km, përbëhej nga 2-3 pozicione dhe çdo pozicion kishte 2-3 tanke të lidhur me njëri tjetrin me hendeklidhje, thellësia e pozicionit arrinte 1,5 – 2 km. Brezi kryesor i dyti,  ishte i përforcuar së tepërmi. Mbrojtja e Kurskut u përgatit si mbrojtje kundër tanke dhe bazën e saj e përbënin nyjet kundër tanke. Thellësia e rajonit kundër tank  arrinte 30 -35 km. Kushti vendimtar që përcaktoi organizimin e një mbrojtje të qëndrueshme, ishte përqendrimi masiv i forcave dhe i mjeteve në drejtim të goditjes kryesore të grupimeve gjermane.

Zbulimi i Ushtrisë Kuqe

Zbulim i Ushtrisë Kuqe përcaktoi se forcat gjermane do të kalonin në sulm Brenda datë 6 korrik, më pas u saktësua se mësymja do të fillonte në agim të  5 korrikut. Në momentin që do të fillonte sulmi, forcat e fronteve bënë një kundër përgatitje të fuqishme kundër forcave gjermane, në rajonet e përqendrimit duke shkaktuar humbje të konsiderueshme në forca e mjete, duke e detyruar ata që ta fillonin mësymjen më 2-3 orë më vonë. Që në ditën e parë gjermanët futën në luftim, forcat kryesore  të mbështetura nga 500 tanke e AVL.

  1. – G.K. Zhukov, “ Kujtime dhe Meditime” bot. 1995, vol 2. f 193.

Në ditën e dytë ata e rritën fuqinë goditës në drejtim të Ollhovatkës. Komanda e frontit “Qendror” po në këtë ditë dhe një kundërgoditje të fuqishme me forcat e A 2,13 T dhe K19T nën mbështetjen e A 1,6 Ajrore, gjë që mundësoi në ndalimin e mësymjes së forcave gjermane. Komanda gjermane gjatë datës 8 e 9 korrik vijuan sulmet në drejtim te Ollhovatkës I cli dështoi. Duke i dështuar sulmi në drejtim të Ollhovatkës dha një goditje në drejtim të Ponirit por nuk patën sukses. Më 10 korrik mësymja e forcave gjermane në drejtim të Frontit “Qendror” ndali përfundimisht dhe më11 korrik kaluan në mbrojtje. Pas 7 ditë luftimesh gjermanët pykëzuan vetëm 10 – 12 km në mbrojtje e Ushtrisë Kuqe. Frontet e realizuan detyrën pa ndërhyrjen e forcave të RKP. Veprime mësymëse u kryen edhe në jug të pykëzimit të Kurskut në drejtim të Frontit të “Voronezhit. Mësymja u krye në dy drejtime  në atë të Obojanit dhe të Koroças.  Që në ditët e para gjermanët futën në luftim mbi 700 tanke të mbështetura fuqimisht nga aviacioni. Më 9 korrik patën sukses në drejtim të Frontit të “Voronezhit” në rajoni Obojandhe Koroças dhe për rrjedhojë gjermanët i zhvendosën forcat kryesore në drejtim të Prohorovkës me qëllim që të krah merrte Kurskun nga juglindja. Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë së Kuqe pasi zbuloi planet e gjermane, bëri një kundër përgatitje të fuqishme mbi grupimin e pykëzuar duke I shkaktuar humbje të mëdha në forca dhe mjete. Fronit “Voronezhit u përforcua me forcat e RKP ( A5T e gardës, 2 KT Armata ajrore  gardës). Në 12 korrik në rajonin e Prohorovkës u zhvillua beteja ndeshëse më e padëgjuar në historinë e luftrave,  midis tankeve të forcave sovjetike me ato gjermane ku morën pjesë 1200 tanke nga të dy palët Në përplasjen midis tankut T- 34 dhe tankut “Tigër” gjerman, ku tanku T-34 është mbi tankun “Tigër” gjerman. Ajo ruhet edhe sot. Për një ditë luftimi gjermanët humbën mbi 400 tanke, mbi  10 000 të vrarë e të plagosur. Veprimet luftarake u zhvilluan edhe në jug ë të Kurskut, ku trupat gjermane pësuan humbje të mëdha. Më 13-15 korrik forcat gjermane, si rrjedhojë e kundërgoditjeve të fuqishme t forcave sovjetik u detyruan të kalojnë në mbrojtje. Më 15 korrik ato filluan tërheqjen nga pozicionet e zëna. Ndërsa forcat e Fronteve të “Voronezhit” dhe të “stepës” kaluan në ndjekje të forcave që tërhiqeshin.  Më 12 korrik për forcat e Ushtrisë Kuqe, fillon etapa e kundërmësymjes, në këtë datë forcat e krahut të majtë të Frontit “Perëndimor ”( A15 GJA dhe A11G) nën mbështetjen e A1Ajroredhe forcat e e Frontit të “Brjanskut” ( A 3, 61, 63GJA) nën mbështetjen e A15 Ajrore, dhanë goditje të fuqishme kundër A2T, e A9 K) që mbroheshin në rajonin e Orjollit.  Më 15 korrik  kaluan në kundër mësymje forcat e krahut të djathtë  të Frontit “Qendror”, duke e goditur grupimin armik në krahun e majtë në Orjooll. Forcat gjermane bënë të gjitha përpjekjet për ta ndalur kundërmësymjen e Ushtrisë Kuqe, por nuk ia arritën qëllimit. Komanda  e Përgjithshme e Ushtrisë Kuqe për të rritur fuqinë goditëse, futi në luftim rezervat e saj. Forcat e Frontit të “Brjanskut” çliruan Vollohovin dhe më 5 gusht u bashkuan me krahët  e Frontit “Perëndimor” dhe “Qendror” çliruan Orjollin. Po në këtë ditë forcat e Frontit të “Stepës” çliruan Bjellgorodin. Më 18 gusht forcat e Ushtrisë Kuqe vazhduan mësymjen në drejtim të perëndimit dhe shtynë vijën e luftime 150 km. Në operacioni për çlirimin e Orjollit I cili zgjati 37 ditë forcave gjermane ju asgjësuan 15 divizione. Ndërkohë që forcat partizane në prapavijë të gjermanëve I dendësuan sulmet kundër armikut duke I vëne ata ndërmjet dy zjarreve. Kundërmësymja e Fronteve të “Voronezhit” dhe I “Stepës” në drejtim të Bjellgorod – Harkov, filloi më agim të 3 gushtit nën mbështetje e fuqishme të artilerisë ë dhe aviacionit. Më 11 gusht forcat e frontit të “Voronezhit”, të “Stepës”, në bashkëveprim me krahun e djathë të Frontit të “Jugperëndimor” përparua rreth 100 km dhe kapën vijën- Boromolja – Ahtekes e Kotelevës. Forcate A1T ndërprenë rrugën hekurudhore Harkov – Polltava, duke u future në Harkovë nga perëndimi e për rrjedhojë, më 22 gusht gjermanët u detyruan të largohen nga Harkovi. Më  12 : 00  të 23 gushtit u çlirua Harkovin duke I shkaktuar humbje të mëdha gjermanëve rreth 15 divizione. Forcat e Ushtrisë Kuqe përparuan në një thellësi 150 deri 300km, duke krijuar kushte të favorshme për të dalë në Ukrainë e në lumin Dënjepër.

Rëndësia e betejës

Fitorja e  Ushtrisë Kuqe në betejën e Kurskut pati një rëndësi të madhe politike e ushtarake, sepse ajo vulosi përfundimisht shkatërrimin e makinës ushtarake hitleriane. Në këtë betejë forcave gjermane ju asgjësuan 30 divizione të zgjedhura prej tyre 7 të blinduar të cilat humbën 75% të efektivit. Gjermanët humbën mbi 500 000 të vrarë e të plagosur, 1500 tanke, 3000 gryka zjarri artileri e mortaja dhe 3700 avion. Në këtë betejë morën pjesë nga të dy palët 4.000.000 forca, mbi 69 000 gryka zjarri artileri e mortaja, 13 200 tanke e AVL dhe mbi 12000 avion. Dëndësis e forcave të Ushtrisë Kuqe ishte 1 divizion për 1.5 km front, 200-300 gryka zjarri e mbi 70 tanke për km front. Në betejën e Kurskut Ushtria e Kuqe, mori përfundimisht nismën startegjike, duke krijuar kushte të favorshme për të kaluar në mësymje të përgjithshme në drejtim të perëndimit. Ndërsa ushtria gjermane hoqi dorë nga mësymja dhe kaloi në mbrojtje në të gjithë teatrin e veprimeve luftarake që zhvilloheshin në Luftën e Dytë Botërore. Ushtria e Kuqe fitoi përvojë për përdorimin  masiv të forcave e mjeteve në drejtimet vendimtare. Disfata e madhe e forcave gjermane e satelite në Kurskut, bëri kthesën rrënjësore në ecurinë e Luftë së Dytë Botërore,