Bashkim Qeli: Operacioni “Barbarossa” dhe ideja e “Luftës Rrufe”

616
Sigal

Ideja e “Luftës Rrufe”, duke u bazuar në përvojnë e fituar nga lufta për pushtimin e Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Francës  

OPERACIONI “BARBAROSSA” 1941 – 22 QERSHOR – 2021

                        (80- vjetori i agresionit kundër Bashkimit Sovjetik)

BASHKIM   QELI

Studiues

Dihet se Lufta e Dytë Botërore, filloi si një luftë midis dy blloqeve  kryesore  imperialiste, dhe ishte rrjedhim kontradiktave të pashmangshme të sistemit botëror kapitalist. Por kjo luftë ndryshonte nga Lufta e Parë Botërore, për një sërë faktorësh vendimtar; pari ajo filloi në kushtet kur kapitalizmi nuk përfaqësonte më një sistem të vetëm ekonomik botëror, kur ekzistonte  shteti i parë socialist, i cili u bë epiqendra e forcave  antifashiste e antiimperialiste në botë; së dyti në këtë luftë, u ngritën kundër fuqive agresive edhe popujt, që ranë viktima të pushtimit fashist. Nga ana e këtyre popujve, lufta mori që në fillim karakter të drejtë, çlirimtar antifashist. Dështimi i qarqeve reaksionare të perëndimit, pas nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë  midis Rusisë dhe Gjermanisë më 1939, bëri të mundur evitimin dhe shtyrjen, për një farë kohe agresionin hitlerian kundër Bashkimit Sovjetik. Kjo i dha mundësi shtetit sovjetik të merrte masa për mbrojtjen e vendit. Pas 22 Qershorit 1941, hyrja e në luftë e Bashkimit Sovjetik, përforcoi karakterin antifashist të luftës së popujve, kundër bllokut fashist dhe krijoi mundësitë, për formimin e një koalicioni të fuqishëm antifashist. Megjithatë forcat e reaksionit anglo-amerikan, pavarësisht nga konjukturat politike të momentit, që impononin aleancë antifashiste, nuk hoqën dorë nga qëndrimi armiqësor ndaj shtetit sovjetik. Futja e Bashkimit Sovjetik në luftë kundër Gjermanisë fashiste, vuri përballë dy sisteme diametralisht të kundërt; sistemin shoqëror shtetëror socialist dhe atë kapitalist, si dhe vuri në provë dy metoda lufte që ndryshonin njëra nga tjetra.  Arti Ushtarak Sovjetik, tregoi në këtë luftë  epërsinë e plotë  mbi artin ushtarak të Gjermanisë  fashiste. Peshën kryesore të Luftës së Dytë Botërore e mbajtën popujt e Bashkimit Sovjetik nën udhëheqien e PK-së me në krye  J.V.STALIN.

Gjermania naziste ndërrmori një sërë veprimesh luftarake duke pushtuar Austrinë, Çekinë, Francën, Poloninë dhe Rumaninë e Bullgarinë, doli në kufij me Bashkimin Sovjetik. Dhe ja si thotë J.V. Ribentrop në Kujtimet e tij: -“Me përjashtim të Spanjës, që kishte hedhur poshtë propozimin tonë dhe disa shtete neutrale si, Zvicra, Suedia, dhe Portugalia, më 1940-1941, krejt Evropa ishte nën sundimin e Boshtit.”(fq. 215-216) Gjermania naziste, duke shfrytëzuar pasuritë natyrore dhe resurset njerëzore të  këtyre vendeve, filloi përgatitjet për luftën me shtetin sovjetik, duke prishur traktatin e miqësisë dhe të mossulmimit ndaj njëri tjetrit. Shteti sovjetik duke kuptuar synimet e Hitlerit,  bëri lidhje të ngushta me Anglinë në vitin 1940, më 1941 përfundoi një traktat miqësie me Jugosllavinë dhe u afrua me SHBA. J.V.Ribentrop thotë: -“Ka dy mënyra për të shpjeguar qëndrimin armiqësor ndaj nesh, të Bashkimit Sovjetik. Ose lëshimet e bëra  ndaj BRSS-së nga Anglia e Amerika ishin vendimtare për një orientim të tillë.”(f.220) Lufta e shpallur më 22 Qershor 1941, i dha përfundimisht fund  traktatit të miqësisë dhe të mossulmimit ruso-gjerman, që e kishin zbatuar që nga 1939. Me Japoninë si anëtare e Boshtit Romë-Berlin-Tokio, shteti sovjetik kishte bërë një pakt mossulmimi. J.V.Ribentrop thotë: -“Në atë kohë Matsuoka (Ministri Jashtëm i Japonisë) më kishte venë në dijeni se, i kishte propozuar Moskës një pakt mossulmimi.”(f.221)

Sulmi kundër Bashkimit Sovjetik dhe pushtimet në Lindje, përbënin kursin themelor  të politikës dhe të strategjisë të Gjermanisë fashiste, për të sunduar botën. Bashkimi Sovjetik përbënte pengesën kryesore për zbatimin e politkës grabitqare së gjermanisë naziste për pushtuar botën. Pushtimi i shtetit sovjetik me rezervat e mëdha natyrore e materiale do të fuqizonte ushtrinë gjermane ushtarakisht dhe ekonomikisht; duke pushtuar territoin e Bashkimit Sovjetik, nazistët gjerman mendonin se do të përkraheshin nga kapitali monopolist i SHBA-së, Anglisë dhe Francës, duke e propaganduar sulmin kundër tij, si luftë kundër komunizmit, duke synuar maskimin e qëllimit të vërtetë , pushtimin e robërimin e popujve dhe sundimin e botës, duke i dhënë përparësi racës Ariane. E cila duhej të sundonte botën.

Për të realizuar këtë ide, Gjermania naziste, krijoi kushte të favorshme për sulmin kundër Bashkimit Sovjetik me formimin e bllokut të shteteve evropiane të përbëra nga Italia fashiste, Rumania, Hungaria, Finlanda dhe  Bullgaria, ndërsa Spanja, Turqia, dhe Suedia ngelën formalisht shtete asnjëanëse.  Shtabi i Përgjithshëm gjerman në verën e viti 1940, hartoi planin e sulmit kundër Bashkimi Sovjetik, të emërtuar “Plani Barbarossa”. Në qendër të planit qëndronte ideja e “Luftës Rrufe”, duke u bazuar në përvojën e fituar nga lufta për pushtimin e Polonisë, Çekisë, Austrisë dhe Francës. Komanda gjermane, parashikonte se forcat kryesore të Ushtrisë Kuqe ishin vendosur në kufirin perëndimor, me një thellësi deri në Dnjepër dhe në Dvinën Perëndimore. Prandaj plani i shtabit gjerman, për pushtimin e Bashkimit Sovjetik, nisej nga ideja se fitorja, që do arrihej  në këtë zonë, do të ishte e njëllojtë dhe vlefshme me fitoren kundër gjithë Ushtrisë Kuqe dhe pushtimin e të gjithë territorit të shteti sovjetik, sepse ata mendonin se pas kësaj zone do të mbeteshin rreth 50 divizione, të cilat nuk mund të bënin ndonjë qëndresë dhe të përballonin forcat e shumat gjermane, me një epërsi të madhe në forca dhe në mjete.

Komanda e Lartë,  Shabi  i Përgjithshëm i forcave toksore, i forcave ushtarako- ajrore dhe flotës luftarake detare të Gjermanisë fashiste, filluan përgatitjet e gjithanëshme u morën masat e nevojshme, për të sulmuar Bashkimin Sovjetik si: u bë riorganizimi dhe kompletimi i trupave, u organizua një zbulim i gjithanshëm në front dhe prapavijë të forcave sovjetike, u morën masa për përgatitjen e rajoneve të nisjes, u bë përhapja strategjike e forcave dhe mjeteve  në të gjithë frontin e mësymjes, u bë sigurimi material-teknikt i forcave, u bë maskimi i forcave në vijën e nisjes duke bërë afrimin me fshehtësi si dhe përqëndrimi i forcave në drejtimin e goditjes kryesore.

Të gjitha këto masa, kishin për qëllim të siguronin befasinë e goditjes dhe dhënien e një goditje të fuqishme në momentin e parë, më anën e përqendrimi masiv të forcave dhe mjeteve të blinduara nën mbulimin e aviacionit, duke shpërthyer mbrojtjen sovjetike dhe përparimin me shpejtësi, në thellësi të territorit sovjetik, me detyrë të rrethonin dhe asgjesonin forcat sovjetike në front dhe të vazhdonin mësymjen në thellësinë operative, duke kapur qendrat e mëdha e të rëndësishme politike, ekonomike e strategjike të Bashkimit Sovjetik, si Leningradi, pellgu Donecit, Moska, dhe rajonin qendror industrial dhe në të pastajmen, të vazhdonin mësymjen për të kapur vijën Arhangelks – Vollga, me një thellësi 2000 km., duke përfunduar “Fushatën e Lindjes”.

Komanda e Lartë gjermane, më 18 dhjetor të vitit 1940, miratoi Direktivë nr. 21 (Planin “Barbarossa”), për të sulmuar Bashkimin  Sovjetik. Sipas Planit parashikohej asgjesimi i Uashtrisë së Kuqe me anën e një sulmi të fuqishëm e të befasishëm,  në një fushatë të vetme e të shpejtë. Me kujdes të veçantë ishte planizuar etapa  e parë  e fushatës ku parashikohej që të shpërthehet dhe të coptohet fronti i forcave kryesore të Ushtrisë  Kuqe, të përqëndruar në pjesën Perëndimore të Rusisë, me goditje të befasishme, të shpejta dhe të thella të grupimeve të fuqishme të lëvizshme në veri dhe në jug të kënetave të Pripjatit dhe duke e shfrytëzuar këtë shpërthim, të rrethohen e asgjësohen grupimet e coptuar të ushtrisë ruse. Për zbatimin e këtij plani parashikohej kryerja e mësymjes së tri grupimeve goditëse në tre drejtime strategjike. Grupimi  Verior, i përqëndruar në Prusinë Lindore do të jepte goditjen në drejtimin Pskov – Leningrad;  Grupimi Qendror i përqëndruar në rajonin e Varshavës, do të jepte goditjen në drejtimin Mnisk – Smolensk – Moskë; ndërsa  Grupimi Jugor, i përqëndruar në rajonin e Lublinit, do të jepte goditjen në drejtimin Zhitomir – Kiev. Komanda parashikonte që të jepte goditje ndihmuese në drejtimet nga territori i Finlandës, në drejtim të Leningradit dhe Murmanskut dhe nga territori i Rumanisë, në drejtimin Mogliev – Podolskit dhe gjatë bregut të Deti të Zi.

Pushtimin e Bashkimit Sovjetik, komanda hitleriane mendonte ta kryente për 3 – 4 muaj, dhe në nëtor 1941, Hitleri do të bëntë paradën e trupave pushtuese në Sheshin e Kuq në Moskë (parada u bë më 7 nëntor në Moskë, por nga Ushtria e Kuqe, ku trupat sovjetike të ardhur nga thellësia pasi parakalonin në Sheshin e Kuq, shkonin drejt në vijën e fontit). Duke pasur bindjen e plotë në fitoren e shpejtë të kësaj fushate, Komanda gjermane hartoi në vija të gjera edhe prespektivën e zgjerimit të mëtejshëm të agresionit. Duke u mbështetur edhe në resurset e mëdha të zëna  në Bashkmin Sovjetik të zhvillohej mësymja kundër zotërimeve britanike në Azi dhe në Detin Mesdhe. Për zbatimin e planit famëkeq “Barbarossa”, komanda gjermano – fashiste, përqendroi në kufijtë e shtetit sovjetik gjithsej 190 divizione, prej tyre 153 divizione gjermane, (prej tyre 33 të blinduar e motorizuar), 29 divizione dhe 16 brigada të aleatëve të Gjermanisë, (prej tyre 16 divizione e 3 brigada finlandeze, 13 divizione e 3 brigada rumune dhe 4 brigada hungareze).

Numri i përgjithshëm i trupave gjermane për të sulmuar BS, ishin 4 milion e 400 mijë trupa  dhe me gjithë aleatët, arriti 5 milionë oficerë e ushtarë, 50 mijë gryka zjarri, 3410 tanke dhe 5 mijë avionë. Të gjitha këto forca krijuan tre gruparmata, një armatë gjermane dhe dy finlandeze. Më 22 Qershor 1941  u përhapën në rendim luftimi, përgjatë kufirit sovjetik që nga Balltiku deri në Karpatë. Në Finlandën Veriore u përhap armata gjermane “ Norvegjia” ( 4 divizione gjermane dhe 2 finlandeze) me detyrë të mësynin në drejtimet Murmansk, Kandalashk dhe Uhtinsk. Në juglindje të Finlandës u përhapën armatatfinlandeze “ Karelia” dhe “ Juglindja” me detyrë që në bashkëveprim me gruparmatën “ Veriu” të pushtonin Leningradin.

Gruparmata e “ Veriut”  e përbërë nga A 16,18 GjA dhe grupimi 4 tankist (gjithsej 29 DK dhe 6  tankiste), u përhapën në Prusinë Lindore në një front 230 km, me detyrë të jepnin goditjen kryesore me A4T dhe me krahët e brendshëm të AGjA nga rajoni i Talinit në drejtim të Daugavpolis, Pskovë të asgjësonte forcat sovjetike në vendet balltike dhe në bashkëveprim me forcat e Gruparmatës “Qendra” të pushtonin Leningradin dhe Kronshtadin  e mbështeste Flota e 1 Ajrore me 1070 avion. Grupaarmata e “Qendrës” e përbërë nga A4,9 GjA dhe Grupimi 2,3 tankist, gjithësej 51 divizione, prej të cilëve 15 tankiste, u përhap në një front 550 km, nga Godapi deri në  Vllodava, përbëntë grupimin kryesor goditëse  të ushtrisë gjermano-fashiste, me detyre të shpërthente frontin e ushtrisë sovjetik në Brest dhe në perëndim të Gordonos të vazhdonte mësymjen në drejtime bashkëqëndrore për në Minsk me detyrë të rrethonin  e asgjesonin  trupat sovjetik në Bjellorusi dhe më pas në Pollosk, Smolensk dhe në bashkëveprim me  Gruparmatën ”Veriu” të pushtonin Leningradin. Ky grupim mbështetej nga  Flota e 2 Ajrore me 1680 avionë. Gruparmata “Jugu” e përbërë nga Armata e 6, 11,17, GjA gjermane, Grupimi 1 tankist, A3, 4 GjA rumune, dhe korpusi hungarez, gjithsej 57 divizione, prej tyre 9 tankiste dhe 13  brigada u përhapën në një front 780 km, të gjërë nga lumi Pripjat deri në derdhjen e Danubit, me detyrë të asgjësonin trupat sovjetike në Ukrainën perëndimore dhe grupimi goditës (A6 Gja dhe grupimin tankist) të përparonin në drejtim të Kievit, të dilte në lumin Dnjepër. Ku armata tankiste në bashkëveprim me A17GjA të manovronin për të mos lejuar tërheqjen e forave sovjetike, dhe më pas të vazhdonin mësymjen në drejtimin Lvov, Ternopol, Bjerdiçev, kurse A11GjA të jepte goditjen në drejtim Moglijev – Podolskij, Zhmerinka duke krahmarrë nga jugu trupat sovjetike në Ukrainë. Më pas,me kalmin e lumit Dnjepër, Gruparmata e ”Jugu” të vazhdonte mësymjen në drejtim të Donbasit. Gruparmata mbështetej nga Flota 4 Ajrore sëbashku me forcat ajrore rumune me 1300 avionë.

Në rezervë komanda gjermano-fashiste  mbajti  24 divizione prej tyre 3 të blinduar. Rezerva u vendos në prapavijë të gruparmatave me detyrë, që të ishin gati për t’u futur në luftim për të marrë Moskën. Rendimi operativ i luftimit ishte në një skalion me një rezërvë strategjike. Dhe gruparamatat ndërtimin operativ e bënë në një skalion, me një rezervë. Çdo gruparmatë në drejtimin e goditjes kryesore përqëndroi forca të shumta. Operacionet e para të gruparmatave u planizuan në thellësinë 200 – 400 km. Gjërësia e brezave të mësymjes ishte 300 – 400 km. Suksesi i operacionit “ Barabarossa” do të sigurohej nga goditje e fuqishme të zjarrit të artilerisë dhe mbështetjes me aviacion. Aviacioni mori për detyrë, që para përgatitjes me artileri dhe gjatë saj, të neutralizonte aviacionin sovjetik në aerodromet dhe të siguronte epërsinë në ajër. Përhapja e forcave strategjike në front sovjetik, u bë me qëllim për të siguruar befasinë e afrimit e përqëndrimit të forcave në kufijtë e BS-së. Ai u bë sipas një plani të siguruar edhe me mashtrimin e trupave sovjetike, sikur Gjermania do të sulmonte Anglinë dhe jo Bashkimin Sovjetik.

Më 22 Qershor 1941 në agim, ushtria gjermano – fashiste kaloi në mësymje të përgjithshme në të gjithë frontin që nga Balltiku deri në Detin e Zi. Si rrjedhim i operacioneve mësymëse të zhvilluara gjatë muajve korrik –nëntor, duke pasur një epërsi në forca dhe në mjete, mundën të përparonin deri 300 – 350 km në drejtim të lindjes dhe iu afruan Moskës 25 – 30 km. Megjithatë, komanda gjermane nuk ia arriti qëllimit, për arsye se Ushtria e Kuqe, gjatë muajve të  parë të agresionit, me luftime shumë të ashpra u shkaktoi trupave fashiste, humbje të konsiderueshme në forca dhe në mjete, i gjakosi dhe i raskapiti ato, duke mos u dhënë mundësi të vazhdonin mësymjen e mëtejshme dhe të ndalonin në  vijat e mbërritura. Ndërkohë, ajo fitoi kohën e nevojshme dhe afroi rezervat strategjike nga thellësia, duke mundësuar krijimin e një fronti të pashkëputur mbrojtje, në brezin e mbrojtjes së  Mozhajskut, duke ulur tempin e mësymjes së gjermanëve me anën e kundërgoditjeve të fuqishme, ndaljen e mësymjes, marrja nismës operative nga forcat sovjetike  dhe krijimin e kushteve për kundërmësymje të forcave të Ushtrisë Kuqe. Ndalja në dyert e Moskës të trupave gjermano – fashiste mundësoi dështimin e planit të Hitlerit për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Ndalja dhe shpartallimi  i ushtrisë hitleriane në dyert e Moskës, theu mitin e pathyeshmërisë së ushtrisë gjermano-fashiste dhe shënoi kthesën  rrënjësore në vijimësinë e Luftës së Dytë Botërore, duke shkatërruar përfundimisht Planin e “Luftës Rrufe” kundër Bashkimit Sovjetik. Lufta e popujve sovjetikë u bë shpresë për popujt e robëruar nga pushtuesit nazi-fashistë. Më 9 maj 1945, ushtria gjermane, kapitulloi pa kushte.