Av. Kujtim CAKRANI:Si e rrëmbeu Fan Noli thesarin e shtetit kur u largua nga Shqipëria

736

 “Kujtimet e një firmëtari” të Hajredin bej Cakranit hedhin dritë që nga kërkesa për hua tek Lidhja e Kombeve e deri në largimin e qeverisë Noli

Sigal

 Qeveritë shqiptare në kohra kanë pasur mangësi jo vetëm në qeverisje, por dhe administrim, që nga ajo e para në histori dhe në vazhdimësi duke abuzuar me gjithçka, sidomos thesarin shtetëror tundues për klika që nuk vinin nga pasuria. Kjo dukuri evidente në kohëra ka mbërritur deri në kohët tona moderne, pasi me historinë shqiptarët nuk nxjerrin mësime, madje as nuk e lexojnë në shumicën e tyre. Në këtë pasazh kemi një të dhënë mjaft interesante marrë nga libri “Kujtimet e një firmëtari” të Hajredin bej Cakranit dhe të vëllait ministër i parë i thesarit në qeverinë Vlora, të cilat hedhin dritë mbi çdo aspekt që kishte të bënte me paranë, që nga kërkesa për hua tek Lidhja e Kombeve e deri në largimin e qeverisë Noli në fund të vitit 1924, ku edhe kjo administratë nuk harroi ta merrte me vete thesarin shtetëror. Në këto kujtime del qartësisht se rrëmbimi i thesarit shtetëror nga administrata e Nolit është e parashikuar dhe me duke harruar se qeveritë janë të përkohshme në një shtet, por ethet e pushtetit bëjnë këto, qofshin këto figura të letrave, me arsye të errur para tundimit të parasë.

 Lexojmë nga kujtimet e firmëtarit! 

“Si s’mbeti tjatër gjë dhe nisnë t’a quajnë me qejf guvernë revolucionare, ahere Peshkopi që s’kish nga t’ia mbante, një të vajtur më Lidhjen e Kombeve për të marrë ndonjë parà borxh. Dhe si j’u mbush mëndja që ishte vërtetë po ai që bëri ç’mos e n’a futi aty nja dy a tri vitra më parë, ata do e shikojin nashti më dritë të syrit e ç’do nxirr ky nga goja. Unë e kam parë Peshkopin Nolë si njeri sa i shtruarë, aq dhe i ç’kathët, sa muhabetçi e me shakara, aq të gjallë e të vendosurë, po dhe shkronjëtor i hollë, thosh Bektash Beu. Po ai që vajti për të lypur më Geneve dhe me ato që bëri më prapa, s’më mbushet mëndja edhe sot se ishte urata që i bëri këto! Ata me të parë ç’ishte guverna revolucionare, j’a thanë atças ç’kishin për t’i thënë. Gouvernement usurpe (qeveri e uzurpuar) nuk u prishin nga mëndë t’a njohnë a t’a linin si qeveri, se kartërat të tëra thoshin që ky i kish të gjitha më dorë e mund t’a kthejë e të bëjë ç’do gjë atças e të bëhet Yljanofë! (Lenini) Pa t’a ndihën ata me parà s’kish bërë vaki, ndaj ata të Lidhjes së Kombeve i treguan derën, gjë që nuk e prit më dynja ky! Kështu bënë t’i hipën edhe këtij ato të shqipëtarit dhe t’u mbante atyre një fjalim që s’e kish shkuar në mënd ndonjëherë, jo t’a thosh! Si hallexhi që ish e që kish vajtur për të lypur, se kërkohet thuhet kur i ke gjysmat, ç’nuk j’u tha! Se ju gënjeni gjith’ dynjanë, u kanë zënë defterët merimanga, e hani buknë kotë, se gjithë dita losni e bëni vetëm les bulles de savon! (flluska sapuni) Ca dihet, do u kenë shkelur synë njëri-jatrit e do kenë përpjekur pëllëmbët, ca do i kenë thënë bravo, ca të tjerë do kenë përdredhur buztë! E në fund peshkopi Nolë iku si i madh që ishte bërë për vete, pa për ata i vogël e i rënë nga kali edhe për atë la chose qui fait l’extraordinaire. (Gjë që e bën të jashtzakonshëm)        -Deri këtu nuk ka gjë të keqe se helbetè, ai si ç’erdhi nga ata të Vatrës edhe ikën prapë, po i ziu vatan ç’kusur ka? Apo i mban kurrizi t’a provojnë të gjithë, i thosha tim vëllai Bektash Beut. Edhe ai thosh se këtë punë të pamëndë mund t’ja vishje ndonjë shqipëtari gdhë, po jo atij! Nuk më besohet se atë e njoh mirë, ai bëri atë që nuk mundej nga asnjë e u futmë më Lidhje të Kombeve!  Edhe Ismail Beu nja tri-katër vjet e njohu mirë Shqipërinë, po nuk e njohu mirë shqipëtartë e u besoi, pa që ç’do njeri që leu mëndjen e tij pëlqeu, ndaj u bënë ato që u bënë! Edhe Peshkopi Nolë një lloj nja katër vjet kish dhe ai, sa erdhi më krye edhe ky nuk i njih’ shqipëtartë mirë. E si i bëri rrëmullë vetë, ata filluan të haen më njëri-jatrin se j’u dukë qeveria mall i tyrej. Gjithnjë e kam thënë, po.  Kështu peshkopi Nolë bëri të njëtën gjë si shqipëtar që ishte u muar me mëndje shqipëtarësh. Se shkolla që kish nukë i hyri më punë ngaqë nuk po thosh ndonjë llaf Zoti dhe s’do mënd, asnjë gjë të vërtetë. Pasi u hëngër për parà më Lidhje të Kombeve, se ku gjeti një tregtar, një nga Durrësi më duket a boshnjak dhe me që ai kish qënë te rustë j’a shpije në mëndje dhe këtij, me që Lidhja vetëm ata nuk i donte, jo ti qaste brënda. Mund t’a kenë vënë rustë Peshkop, po jo të bënte vaki të vente më atë vënd që s’qasej njeri më dynja, pa le të lidhej e t’a njohin ata të partë më gjithë dynjanë! Ata ishin që vranë vetë Ylanofë (Leninin), po t’i binte dhe këtu rustë kjo ish e pa dëgjuarë, si do që mileti s’e prishi terezinë fare nga që dhe nuk e dinin se ç’bën vaki! Bektashi për këtë u bë bishë dhe kur erdhi me Sulo Benë (Cakrani) tek unë ishte bërë tym! Pa më tha se i kish bërë një letër uratës ku i thosh se e kish gabim këtë e atë dhe e qorton për këto që ka bërë. Dhe e mbyllte se vatanë e kemi tok e s’mund të bësh ç’të të dojë qejfi! Po unë j’a preva: -Po ç’i ke shkruar t’a dimë, se mos n’a urdhëron për drekë urata më këtë kohë dhe s’dimë qysh t’ja nisim?!

E prisja që t’a ndiste, po im vëlla tha çere vrarë: -Të tëra j’a kam shkruar, po që t’a shpiesh punën gjer këtu një Zot i Madh n’a marrtë hak, po unë hazër xhevap ja këtheva: -Po të ish se beson në Zot urata nuk do t’a firmoste që të vrisnin njers, se me ç’dimë Zoti e ndalon! Po që nukë beson për inat të vjerrës vajti të flërë me mollonanë! Nevej vajtmë më një kohë të ligë në Tiranë në konak të guvernës, që si e kish ëmrin kishte aq ushtarakë më avlli, sa aha, thashë! Këta me rrobe liri të batalionit Bashkimi, me çisme, feste, rripa, dyfekë e kobure, n’a shikojin me cep të syrit nga që nuk n’a njohnë si të rinj e prit të thoshim emërin te dera.  Po i thosha t’im vëllai se këta janë si ata që shohim të Musolinë, vetëm bojën e festen e kanë tjatër, pa po atças u përpoqmë pa hyrë me Luigj Gurakuqnë që po dilte e si na pa na tha: -Po ju këtu, u ka ardhur ndonjë kartë dhe qeshi me mustaqet vesh më vesh. I dhamë dornë dhe im vëlla Bektashi i tha se erdhmë kot të pjekim imzot Nolnë, pa nevej s’kemi paturë ndonjë herë hall, zoti Luigj, ti e di! Dhe ai që ishte shëndoshur, si qeshi erdh’ me ne gjer më zyrë të uratës, se ai po llafosej me këta kumandantë që i bëri ministra atças e që kishin mbushur nashti koridorët.  Si duall’ ata, urata u ngrit dhe kur n’a pa vuri buzën më gas, se njëqind vjet e kuptojë pse ishim aty! Edhe kur u ulëm me të filloi i pari me një si përrallë, po që ishte me njërin kur i bijin ujë të ftohtë thosh bobo se më ftove, i bijën të ngrohtë, më dogje e i flit derës të dëgjojë penxherja. Si nukë n’a erdh’ për të qeshurë, si do që zënë e ka të shtruarë, tamëm për përrallë, urata qeshi vetë si nëpër dhëmbë ashtu si ç’e bën gjithnjë dhe Bektash Beu i tha: -Mirë që u bë si punë e lopës ajo te Lidhja e Kombeve, vous avez vous-même fait des merveilles, (ju vetë e bëtë mrekullinë),vetë e rrëzuat, po kjo me rustë ç’është, që s’duan as veten, as ata të tyret që kanë mbi kokë e që e di zotrote i vranë, jo më do duan nevej? Këtë herë urata e vir’ buznë më gas atças pa lloisur, gjë që dëftente se kish rënë më rehat dhe bën ç’të dojë me ata ushtarakë që kish vërdallë, po që bëri të më hipnë ato të miat: -Uratë, i thashë, e mban mënd kur erdh’ Princi dhe ti këndoje meshën, sa ne mbetmë të çuditurë dhe thamë:-Ata të Vatrës janë atdhetarë, që andej e prunë e dorëmbarë të bëhemi si ata! Dihet që na vajti vaj, po nuk e kish fajin mesha jote! Po nashti zotrote që je më krye, si të duket ky vëndë, se si në qishë s’ma do mëndja se ja u thua dot më llafet! Po ai me atë të qeshurën përbrënda, sa që ca llafe i dalin me të qeshurë, më tha: -Bej, e vërtetë që nja katër vjetë këtu më bënë të dij’ sa katërqind!

Po jo se e bëra nga inati i atyrej të Lidhjes që tallen më miletnë, po këtë plan e kishim qëkurë dhe u kthye nga im vëlla. Zoti Bektash e di se ka qënë dhe në më të shumën e gjërave e kish zët Zogollnë më shumë nga ne! Bektashi desh të flit, po unë i preva llafnë. -Po është se me këtë mëndje ke ardhur që ahere, pse nuk e bëtë zotrote tok me ata të Vatrës provë më Amerikë këto që po thoni e bëni këtu?! Po ai prapë buzagas tha: -Se andej janë përpara dhe e kanë kaluar këtë vakt Bej ndaj, po unë nuk e lashë të fliste! -Jo uratë, jo, t’a them unë! Po t’a shkosh nëpër mënd e jo t’a bësh, të përcjellin me një taborr xhandarë e një gazetarë më karrige elektrike dhe ëndërra të mbaron po me karrige! -Imzot Nolë, po është se duhet të të ndihëm n’a ke hazër, u hodh Bektash Beu, po jo më atë mëndje që s’ta do dynjaja! Se mbetemi nevej si peshku pa ujë përsi, pa ti kërcet e ikën prapë te Vatra dhe e paguajmë si gjithnjë e kemi paguar! -Zoti Bektash, të kam mik të mirë ndaj ti më kupton kaq shumë, po nuk do! Se jemi më kohë të keqe dhe s’kam çitur punën akoma me këta që i vejin prapa Zogollit. Dhe të dëgjojin më zyrë të kryeministrit këto llafe, nuk t’a përtojnë ata ushtarakë që pe, janë hazër dhe më e pakta e sheh veten në burg, te kazermatë e reja! Se atje kanë vajtur me kohë ca e ca që i njeh dhe ti e që i kemi pasur tok më parlamentë! -I pafsh hairin uratë kësajë guverne, se po bëhem evgjit nashti! Kemi qënë që kur leu djelli më të tjera guverna e s’i mbajtëm dot, po ti si njeri i Zotit që je mbase të ndih’ ai t’ja dalësh e të bësh ato që ke shkrojturë! Për ne as mos e shko nëpër mënd, se ke që nesër këtu një kaza të tërë!

Barjam Domosdova (pseudonimi letrar i Nolit) s’ta kishim borxh këtë, i tundi kokën Bektashi. Po u habiç që urata qeshi përbrënda, pastaj prapë llafetë i duall me të qeshurë: -Po ti ku e di zoti Bektash dhe si do që u çudit, se pushojë dot gaznë. -M’a ke thënë vetë qëkur imzot kur llafoseshim më parlament tok kaq herë! Po sot s’mban mënd helbete, se ke halle të tjera më të mëdha, po patrie n’est pas la poésie (Atdheu nuk është poezi) dhe urata duke ujdisurë ata pak flokë mbi ballë ndënji në mes të odës duke n’a parë. Se ç’u llois që s’po n’a thosh dotë një llaf, po as ne nuk j’a thamë dhe duallmë nga dera në koridorin plot me këta sejmenë tërë kapardisje. Kur për dreq nga një zyrë aty del Kasëm Qafëzezi, shtrënguar me rripa e kobure dhe si n’a pa në mëdyshje atças, u derdh për nga zyra e Peshkopit Nolë.  Më kohë të plakut (pseudonimi Ismail Qemalit) Mehmet Pashë Dërralla, që ishte mon ministre en chef, (ministri im dhe shef) n’a e dha më krye të xhandërmarisë së atyrej anëvet të lëftojë me grekër dhe ky i ra të jetë më krah të Xhelal Skraparit a më thellë Jugës. Po dhe më Luftë të Vlorës e muartën për mëndje a për luftë, se e pashë më shtab te Qazim Agai (Koculi), pa nashti bënte vaki t’i thosh uratës se ishte hazër për të n’a hedhur hekurat që pa dalë nevej. Pa Amet Benë me të tijtë i kishin dënuarë si gjithënjë kur kishe ikur, me vdekje! Po mirë, ai emër ç’qe, apo më këto që j’a dini njëri-jatrit dhe e kish harruar fare i ziu uratë, po im vëlla ma kthehu: -Kur bënim muhabetë e i flit për shkronjëtorë të vjetër, m’i dëfteu e m’i këndoi ca vjersha të tijë. Po më fund kishin këtë ëmër e llagap se e dallojin e ky po ishte njeri i Perëndisë, pa është i thekur për këto! -Po vjershëra kini bërë më parlament ju, se ti u hëngre me Abdi Benë (Toptani) më kohë të plakut që varda vjershëra se s’ka ç’bën! -Të thashë, ai e jo unë! Unë sa i këndoja kur s’kishim punë. -Dëgjove Bektash Bej, që duhen tri ymre të merreç me ty, dëgjova thuaj!Dëmi ishte bërë me paratë dhe rusët kishin filluar punë në Shqipëri që të përhapnin bolshevizmën. Parlamenti bëri asokohe punën më të mirë se kur erdhi njeri si ambasador i tyrej, i thanë se të ka ftuar në Shqipëri guverna dhe po iku ajo, ç’do gjë anullohet.Nga mesi dhjetorit gazetat flisnin se sërbtë nuk e pështesin Amet Benë e jo t’a ndihën për të hyrë më Shqipëri! Pa dhe kur i pyet përfaqësonjësi i inglisëvet e shtynë më tej se nevej i kemi urdhëruar fuqitë që ruajin kufinë të mos dalë këmbë njeriu nga nevej, pa këta e kanë mes tyrej! Kjo gjë dëftonte se sa hollë e kish tjerrë Amet Beu, që si ai llafi të bëhem dhe një herë nuse, pa di unë si nusëroj! Po këtë radhë nuk do lij’ këmbë njeriu që do t’i dil’ para! Pa ata që e përzunë, nuk e dijin as vetë ç’i priste, po atças mu kujtua ajo që më tha Amet Beu më Tiranë kur po haej me Elez Isufnë, se nuk ka më prapa! Po thoshin që ka ngritur Matin më këmbë e do t’i bjerë guvernës revolucionare se kjo nuk është e ligjëshme, nuk e njohin Mbretëritë dhe se këjo dëften demek që po bënte një punë të drejtë e për këtë hapi llaf më vëndë. Kjo do qe e vërtetë sikur koha të mos n’a dëftente që kështu e ndezin më ç’do senè shqipëtartë, se nuk i kihet! Dhe e duan me luftë atë të nëmur pushtet! -Po këta ku janë, thashë, që i dolën krahë uratës dhe nashti s’bëjin një sahat luftë?! Të mbrojin atë guvernë revolucionare të paktën, se e fëlliqën dhe ndernë e ëmërit më ata batalione që bëj pusi e vrit njerst! Pa po ata që s’dojin të hidh’ hekuratë këta dhe i shetisin pazarit me njëzet sejmenë! Këta do bëjin me se s’bën reformë, nga njëra anë përngrehnë dhe tallnë miletnë e shkretë e nga ana tjatër duke i tallur dhe këta të tjertë, që ne do e ç’kulim më rrënjë feudalizmën. Kështu i bëri hasmë të tërë, sa dhe im vëlla Bektashi që e kish pasur mik uratën u vreros me këtë methodhë, që dukej e kish marrë nga rustë a sovjetët! Ata të tërë si e nisnë e bitisnë e më Vlorë e mbajtën frymën, kur Amet Beu ish futur në Veri. Pa po dhe mileti s’e vrau mëndjen fare, se si i la ashtu i gjeti ky që po vinte. Në mos më keq se e ndritën këta me gjeneraltë e koloneltë më karrige të ministrivet e nashti si e kanë bërë në jetë, do ikin tok a do ndahen, po atje ku e nisnë. Im vëlla Bektashi tha se do vente më Vlorë mos i takonte e t’u thoshte faleminderit, po këtë herë as i thashë gjysmë gjëje se plasa me të! -Ata nashti që po ikin vrasin njëri-jatrin, jo të tjerët, se do u vijë dhe keq! Pa dhe do t’u kërkojë hesap njeri, po ai erdhi nga Vlora pa gojë, si do që nuk i kish pjekur dot këta të mëdhenjtë.  Kishin bërë një mbledhje aty, po nuk ishte vetëm kjo që e çuditi t’im vëlla, ngaqë ai aty tek thesari e ka hallnë. Pa unë e dija që kështu do ngjaste ndaj e kishja kokën të ftohtë. Kish pjekur Qazim Aganë (Koculi) dhe Seit Qemalnë e ata e kishin fjalosur se kishin ndarë paratë e shtetit a të guvernës. Që nga koloneltë Tatëzatë e me radhë nga njëzët mijë fraga ar dhe kur mori vetëm maqina e kryeministrit nja tre a katërqint franga ar, po ajo mizëri njers që u ishin qepur prapa? Pa si të dhëmbshur që qenë u kishin dhënë dhe financave të tjera me Tiranë, me Durrës, Shkodër, Dibër, Elbasan, Përmet, Kavajë e nuk kanë të numëruar. -Pse ti mejtoje se do t’ja lijin Amet Beut gjithë atë farë paraje qindra mijë franga ar, se ai është burrë më i mirë se këta! Kur t’a kam thënë unë më ke qesëndisur, po im vëlla akoma ishte i turullosur. -Kush e kish firmosur kartën e pyeta, po ai s’e kish marrë veten akoma dhe tha, ministri dè, zoti Luigj atças! Dhe për ekzekutimin vunë zëvëndësin Stavro Vinjanë, pa u kërkuarë çertifikatë e asgjë nëpunësve! -Hajt, se u vajti kjo dita që leu Krishti me fat e parà, i thashë me të qeshur. Dhe vërtet kjo punë u pa se këta që mirreshin me ushtrinë, duket nuk ishin aty të tërë. Ndaj kur muartëm vesh më vonë Kasëm Qafëzezi, si nuk i kish zënë dot më Vlorë, kish vajtur, ishte rrahur, bërë dhunë e lënë nam me Luigj Gurakuqnë në mes të Italisë. Them unë për parà, se vatanë e lanë prapa me gjithë halle! Ai që u firmosi ato qindra mijë franga ar e u rrah me ushtaraktë për këtë, që dihet pse ishin më atë Qeveri, s’i kishin mbeturë më para në xhep, pa urata si i hollë që ish sa më larg tha, dhe e mbajti frymën andej nga Vjena!