Bashkim Qeli: Operiacioni i Berlinit, 300 mijë ushtarë, 250 tanke, 300 gryka zjarri, fitore e madhe e aleatëve

1177
Sigal

Grupimi kryesor përbëhej nga 300 000  oficerë e ushtarë, 300 gryka zjarri  dhe 250 tanke.

OPERACIONI  I  BERLINIT 16  prill –  8 maj   1945, fitore e madhe e aleatëve 

Hitleri truparmatave: Berlini do të mbetet gjerman, askush se pushton dot atë

Pas dështimeve të operacioneve  të Komandës së Lartë gjermane, për të pushtuar Moskën, Stalingradin dhe dështimi i planit “ Çitadela” të Hitlerit në  betejën e  Kurskut, u krijuan kushtet për Ushtrinë e Kuqe, për të kaluar në kundërmësymje të përgjithshme në drejtim të perëndimit. Si rezultati i këtyre operacioneve mësymëse, ajo arriti një fitore shumë të madhe, ndaj forcave gjermane e satelite,  të cilat pësuan humbje  shumë të mëdha, dështuan të gjitha përpjekjet e tyre, për të mbajtur kryeurën në rajonet e Orjollit dhe Karkovit. Me përfundimin e betejës së Kurskut, që ishte ngjarja më e kryesore e fushatës së verë –vjeshtës, të periudhës së dytë të Luftës së Madhe Patriotike të BS, shënoi edhe humbjen e nismës strategjike nga Komanda e Lartë Gjermane. Në fillim të vitit 1945 komanda gjermane kishte përqendruar në frontin sovjeto -gjerman 204 divizione, ndërsa në frontin perëndimor rreth 70 divizione. Megjithatë, Ushtria e Kuqe, gjatë mësymjes së dimrit 1944-1945, arriti fitore të bujshme të cilat ndikuan në uljen e moralit të ushtrisë gjermane dhe në disfatën përfundimtare të nazizmit gjerman. Beteja  Berlinit, ishte operacioni përfundimtari Luftës së Dytë Botërore në Europë, që zë një vend të veçantë. Në këtë operacion gjetën zgjidhjen përfundimtare çështjet, si ushtarake dhe ato politike, me të cilat lidheshin ngushtë ndërtimi i pasluftës i vendeve të shkatërruara gjatë luftës, si dhe i  Gjermanisë,  vendi  dhe roli i saj në jetën politike të Europës.  Rezultatet e mëdha që arritën forcat sovjetike, gjatë mësymjes së dimrit , mundësuan që forcat e Ushtrisë Kuqe të dalin në afërsi të Berlinit, duke krijuar kushte për mësymjen në rajonet qendrore të Gjermanisë. Sukseset e Ushtrisë Kuqe lehtësuan dhe u krijuan kushte të favorshme edhe ushtrive anglo-amerikane, për të zhvilluar luftimet mësymëse  në perëndim të Gjermanisë.

Thirrja e Hitlerit

Komanda e Lartë Gjermane,  pasi dështoi për realizimin e planit “Barabarosa”, për pushtimin e Bashkimit Sovjetik, filloi  tërheqjen e planëzuar të  Gruparmatave në drejtim të perëndimit. Ndërkohë, për të përballuar mësymjen e fuqishme të të Ushtrisë së Kuqe, morri masa për mbrojtjen e Berlinit, për këtë ajo,  forcat dhe mjetet kryesore i përqendroi në lumenjtë Oder dhe Najse. Beteja për mbrojtjen e Berlinit, po planëzohej nga Komanda e Lartë gjermane, si beteja vendimtare e Frontit të Lindjes. Për t’i ngritur moralin forcave gjermane që tërhiqeshin, Hitleri i drejtoi një thirrje forcave të gruparmatave, ku thuhej: “ Ne e parashikuam këtë goditje dhe u kemi kundërvënë një front të fuqishëm. Armikun e pret një forcë kolosale artilerie. Humbjet tona po plotësohen me një numër formacionesh të reja dhe të shumta, që do të përforcojnë frontin. Berlini do të mbetet gjerman.”1) Mbrojtja e drejtimeve kryesore strategjike të Frontit të Lindjes iu ngarkua tri grupimeve të armatave gjermane. Grupi armatave “ Vislla” organizoi mbrojtjen gjatë lumit Oder, duke mbuluar drejtimet për në Berlin nga lindja dhe verilindja. Grupimi armatave “Qendra” do të mbyllte drejtimin e jugut, për të mbrojtur  nga verilindja  Saksonin dhe rajonet industrial të  Çekosllovakisë. Grupimi armatave të “Jugut,” do të mbronin drejtimin me Austrinë dhe drejtimin juglindor të Çekosllavakisë. Grupimi forcave për mbrojtjen e Berlinit, përbëhej nga 90 divizione  prej tyre 14 tankiste, 10 të motorizura, si dhe shumë brigada e regjimente autonome dhe 200 batalione “ Flokshturm”.2)

Numri i përgjithshëm i forcave ishte 1 000.000 trupa, 10 400 gryka  zjarri artileri e mortaja, 1500 tanke e AVL dhe 3300 avion. Në 1 km/ front kishte 66 gryka zjarri dhe 17 tanke. Rezervat strategjike gjermani  i kishte përqendruar në verilindje e juglindje të Berlinit, 30 km larg vijës së frontit,  me qëllim që të t’i manovronte me shpejtësi për të kundërvepruar në drejtimin e  kërcënuar. Një divizion mbronte mesatarisht një brez 9 km të gjerë, ndërsa në drejtimin  kryesor do ta kishte 7 km të gjerë. Komanda gjermane kujdes të veçantë i kishte kushtuar, ndërtimit të një mbrojtje të fuqishme, të skalionuar në thellësi me disa breza. Ndërtimin e mbrojtjes e ndihmonte shumë dhe karakteri i terrenit ndërmjet lumit Oder dhe Berlinit. Kjo zonë mbulohej nga pyje, që ndihmoni në organizimin e një mbrojtje të fuqishme.

Mbrojtja e Berlinit

Mbrojtja e Berlinit përbëhej nga vija e mbrojtjes Oder – Najse dhe rajoni i fortifikuar i Berlinit. Vija Oder-Najse kishte një thellësi 20 – 40 km dhe përbëhej nga tre breza “ Brezi i parë ishte brezi kryesor, vija e parë kalonte gjatë bregut perëndimor të Oderit  dhe Najsit, ishte 5-10 km dhe përbëhej nga 2-3 pozicione, të gjitha qendrat e banuara ishin kthyer në pikëmbështetje të fuqishëme; Brezi dytë i mbrojtjes i ndërtuar në një thellësi 10 -20 km nga vija e parë  përbëhej  nga tre vija dhe shumë pikëmbështetje. Brezi i tretë i mbrojtjes 20 – 40 km larg vijës së parë përbëhej nga nyje të forta e të qëndrueshme. Të gjitha këto breza mbuloheshin një sistem të gjerë pengesash xheniere dendësia arrinte 2000 mina për 1 km/front. Rajoni i fortifikuar i Berlinit përbëhej nga tre breza  qarkor mbrojtjeje ( i jashtmi, i brendshmi dhe ai i qytetit). I gjithë qyteti i Berlinit ishte ndarë në nëntë sektor mbrojtjeje, të përbëra nga shumë nyje të fortifikuara, në çdo rrugë ishin ngritur barrikada. Për të luftuar kundër tankeve sovjetik kishin parashikuar të përdornin  edhe  artilerinë kundërajrore. Thellësia e mbrojtjes duke përfshirë edhe Berlinin arrinte 100 km,  ndërsa në disa drejtime 40 – 80 km e thellë.

Një ndër operacionet mësymës strategjik

Operacioni i Berlinit, është një ndër operacionet mësymës strategjik, që shënoi përfundimin e Luftë së Madhe Patriotike të Bashkimit Sovjetik, që u zhvillua nga 16 prilli deri në 8 maj 1945. Në pranverën e viti 1945 në territorin e Gjermanisë  naziste kryen veprime  luftarake 4 shtete të mëdha  Bashkimi Sovjetik, Anglia, Amerika dhe Franca.  Plani i operacioni të Berlinit, nga Komanda e Lartë e Ushtrisë Kuqe, u përcaktua që në nëntor 1944 dhe saktësimi i tij u bë gjatë zhvillimit të operacioneve të Vislla – Oderit të Prusisë Lindore. Gjatë përpilimit të këtij plani u morën parasysh edhe veprimet aleate, të cilat në prill të vitit 1945 dolën në front të gjerë në bregun e lumit Rin . Qëllim i këtij operacioni ishte  rrethimi, asgjësimi dhe shpartallimi i forcave të armatosura gjermane e satelite dhe përfundimi luftës.

Në bazë të këtij plani, Komanda e Përgjithshme Sovjetike hartoi idenë e saj, që parashikonte, me forcat e Fronteve të 1 bjellorus, Frontit 1 ukrainas në bashkëveprim me Frontin e 2 bjellorus, të shpërthenin mbrojtjen gjermane në vijën Oder – Najse, duke zhvilluar mësymjen në thellësi, të coptonte pjesë – pjesë grupimin armik dhe të rrethoheshin  e të asgjësoheshin veç e veç. Komanda e Përgjithshme Sovjetike për realizimin e këtij operacioni ngarkoi  trupat e Fronteve 1,2, Bjelloruse dhe Frontit 1 ukrainas. Forcat e e A1,2 polake. Për realizimin e kësaj ideje, morën pjesë 162 divizione këmbësorie e kavalerie, 21 korpuse tankiste e të mekanizuara dhe 4 armata ajrore.  Gjithsej 2 500 000 trupa, mbi 42 000 gryka zjarri artileri e mortaja,  6250 tanke dhe AVL dhe 7500 avion. Duke krijuar një raport forcash, në njerëz  2.5 me 1, në artileri 2 me 1, në tanke e AVL 4 me 1 dhe në avion 3 me 1, në të mirë të forcave sovjetike. Komanda e Përgjithshme Sovjetike,  i kushtoi kujdes të veçant, që operacioni të zhvillohej më temp të lartë dhe të përfundonte brenda 12 – 15 ditëve. Në varësi nga kjo ide fronteve ju vunë këto detyra luftarake.

Fronti 1 bjellorus,  goditjen kryesore do ta jepte me forcat e 5 armatave gjitharmëshe  dhe 2 tankiste, nga kryeura e Kystrinit me detyrë të pushtonte Berlinin dhe të dilte në lumin Elba. Për të siguruar grupimin goditës nga  veriu dhe jugu.

Fronti i 1  ukrainas, goditje kryesore do ta jepte, me forcat e 5 armatave gjitharmëshe dhe 2 tankiste, nga rajoni Trebel në drejtim të Shtettinit, të asgjësonte forcat gjermane në rajonin e Kotbusit dhe në jugë të Berlinit, të kapte vijën Belitz, Vittenberg, gjatë lumit Elba deri në Drezden, duke bashkëvepruar me forcat e Frontit 1 bjellorus të pushtonte Berlinin. Fronti 2 bjellorus goditjen kryesore do të jepte me forcat e 3 armatave gjitharmëshe  dhe të 2 korpuseve tankiste dhe 1 të motorizuar,  nga rajoni në veri të Shvedit në drejtim të Shtrelitc me detyre të kalonte lumin Oder të asgjësonte grupimin gjerman të Shtettinit dhe të kapte vijën  Ankallam, Vittenberg. Operacioni për Frontin e 1 bjellorus dhe atë 1 Ukrainës filloi më 16 prill kurse për Frontin e 2 bjellorus më 20 prill. Për të zbatuar planin e Komandës së Përgjithshme, komandat e fronteve morën vendimet përkatëse. Në vendimet e komandave të fronteve, del se ato i përgjigjeshin  idesë së Komandës së Përgjithshme, të cilat siguronin vijimësinë operacionit mësymës për asgjesimin  e forcave gjermane e satelite dhe pushtimin e Berlinit.

Në operacionin e Berlinit, gjeti zbatim të plotë përdorimi masiv i artilerisë.

Në Frontin 1 bjellorus u përdorën 200 gryka zjarri për 1 km front. Kjo  mundësoi që përgatitja me artileri të zgjaste, nga 30 minuta  në  Frontin 1 bjellorus  deri 145 minuta në frontin e 1 ukrainas, thellësia e neutralizimit  të forcave armike ishte deri 10 – 12 km. Operacioni mësymës sipas planit të Komandës së Përgjithshme Sovjetike, do të fillonte në agim të datës 16 prill1945. Gjatë periudhës përgatitore u bë riorganizimi dhe rigrupimi i formacioneve të grupimeve, duke i furnizuar me rezerva të mëdha si në armatim e municione dhe në materiale. Dy ditë më parë komandat e fronteve bënë zbulimin me luftim me batalione të përparuara.  Ja si thotë Zhukovi në kujtimet tij për fillimin e operacionit : – “ Gjatë përgatitjes së operacionit, të gjithë mendonim se ç’duhet të bënim tjetër për të mposhtur e trullosur armikun. Kështu lindi ideja e sulmit natën me përdorimin e projektorëve. U vendos që të sulmonim dy orë para agimit. Njëqind e dyzet projektorët  kundërajror duhej të ndriçonin pa pritur pozicionet dhe objektivat e sulmit” 1)

Në  ora 03 oo të 16 prillit filloi përgatitja më artileri dhe në përfundimin e saj u ndezën të gjithë projektorët. Dritat e fuqishme të projektorëve e verboi armikun, gjë që ndikoi në suksesin e sulmit të këmbësorisë e të tankeve të mbështetura fuqimisht nga aviacioni gjuajtës e bombardues. Me kalimin në sulm forcat e  Frontit 1 bjellorus, përparuan me shpejtësi dhe dolën në pozicionin e tretë të brezit kryesor të mbrojtjes gjermane. Luftime të ashpra u zhvilluan në lartësitë Zelejev. Megjithatë forcat sovjetike shpërthyen brezin e dytë të   mbrojtjes dhe përparuan në thellësin 6 deri 13 km. Më 18 prill përparuan duke shpërthyer dy pozicione mbas brezit të dytë dhe në fund të datës 19 prill, përparuan edhe 9-12 km të tjera e shpërthyen brezin e tretë të vijës mbrojtëse të Oderit.

Fronti 1 ukrainas më ora 04. 15  minuta të 16 prillit kaloi në sulm nën mbështetjen e fuqishme të artilerisë dhe aviacionit, kaluan me luftim lumin Najes, po atë ditë shpërthyen brezin e mbrojtjes gjermane dhe u pykëzuan 1.5 – 2 km në brezin e dytë. Ditën e dytë forcat e Frontit 1 ukrainas në bashkëveprim me A 13 GJA  dhe A 5 Gardës nën mbështetje armatave tankiste shpërthyen brezin e dytë të forcave gjermane, duke i detyruar gjermanët të tërhiqeshin në brigjet e lumit Shpreje. Komanda e Frontit 1 Ukrainës me urdhër të Komandës së Përgjithshme, urdhëroi A 3 T të gradës, që natën e 18 prillit të kalonte  me luftim lumin Shpreje të përparonte në thellësi dhe më 21 prill të dilte në rrethinat e Berlinit. Në fund të 18 prillit  A 3, 13 GJA dhe A 4 T e gradës kaluan me luftim në ecje lumin Shpreje dhe kapën kryeurën me gjerësi 10 km dhe thellësi 5 km. Pas  pushtimit të brezit të tretë, u krijuan kushtet për rrethimin e Berlinit.

Pas shpërthimit të vijës mbrojtëse Oder – Najse, forcat e Fronteve 1 bjellorus dhe i 1  Ukrainës zhvilluan mësymjen në drejtim të Berlinit. Fronti 1 ukrainas, A3GjA dhe A 4 T e gardës prej datës 19 e 20 prill përparuan 95 km dhe dolën afërsi të Berlinit nga jugu. Me 21 prill K 79 i A 3 GJA u pykëzua në rrethinat verilindore të Berlinit. Më 22 prill të gjitha armatat e Frontit 1 bjellorus filluan luftime brenda në qytet. Në këtë ditë u bë e mundur të izolohej grupimi i madh gjerman nga juglindja. Komanda gjermane duke parë gjendjen e krijuar urdhëroi A 12 Fushore të shkëpuste frontin me amerikanët dhe bashkohej me A 9 për të goditur trupat sovjetike që po rrethonin Berlinin.

Në këto kushte Komanda e Përgjithshme Sovjetike natën e 23 prillit, urdhëroi që brenda 24 prillit të përfundonte rrethimi grupimit gjerman në juglindje të Berlinit dhe të mos lejohej futja e tij në qytet nga perëndimi. Për këtë Fronti 1 bjellorus futi në luftim skalionet e dyta, të cilat në fund të ditës përparuan 20 – 25 km, me këtë veprim ju hoq mundësia A9 Fushore gjermane  të bashkohej me grupimin e Berlinit. Më 24 prill forcat e Frontit 1 bjellorus  dhe atij të 1 të Ukrainës u bashkuan në juglindje të Berlinit. Kështu që u rrethuan forcat e grupimit gjerman të Frankfurt – Gubenit. Më 25 prill forcat e këtyre fronteve u bashkuan në perëndim të Berlinit duke mbyllur unazën e rrethimit për forcat e Berlinit. Po në këtë datë forcat e A5 të gardës u takuan në rajonin e Torgua me trupat e A1 amerikane. Gjatë këtyre ditëve forcat e F 2 bjellorus bllokuan trupat e A3T gjermane duke mos e lejuar të jepte kundërgoditje nga veriu kundër trupave sovjetike që kishin rrethuar Berlinin. Komanda e Përgjithshme Sovjetike, urdhëroi forcat që kishin rrethuar grupimet e forcave gjermane në rajoni Frankfurt –Guben dhe në Berlin, të vazhdonin mësymje për copëtimin dhe asgjësimin e këtyre forcave dhe të pushtonin Kryeqytetin gjerman. Në përbërje të grupimit gjerman të Frankfrut – Gubenit ishin 15 divizione të A9F A4T me një efektiv prej 200 000 oficer e ushtarë, më shumë se 2000 gryka zjarri artileri e mortaja, 300 tanke e AVL.

Për asgjësimin e grupimit  në Frankfurt – Gubenit 

Për asgjësimin e grupimit  në Frankfurt – Gubenit  detyra ju ngarkua 6 AGJ , A3,4 T gardiste, dhe A2 Ajrore. Asgjësimi i këtij grupimi u bë me goditje drejtqëndrore. Luftimet vazhduan nga 26 prilli deri 1 maj. Gjatë kësaj kohe pësoi disfatë edhe grupimi gjerman, që tentoi të godiste në krahë dhe shpinë F1 ukrainas. Luftimet u zhvilluan shumë të ashpra rrugë më rrugë, në drejtim të qendrës së Berlinit, duke zbatuar parimet e luftës në qendra të banuara. Vëmendje ju kushtua marrjes së masave mbrojtëse në vijat e kapur, duke ndërtuar në to pengesa xheniere, që nuk lejuan manovrat e trupave gjermane. Artileria hapte zjarr me qitje direkte. A2 Ajrore gjatë kësaj kohe bëri mbi 2000 fluturime mbi Berlin. Gjatë luftimeve këtij grupimi ju asgjësua 60 000 forca dhe 120 000 u kapën robër.

Asgjësimi i grupimit të Berlinit vazhdoi deri ne 2 maj. Garnizoni i tij përbëhej nga 300 000  oficerë e ushtarë, 300 gryka zjarri  dhe 250 tanke. Për asgjësimin e këtij grupimi u caktuan 4 AGJA, 2 AT të Frontit 2 bjellorus, 2 AT të F1 bjellorus dhe 2 AT të F 1 ukrainas. Që në ditët e para luftimet morën karakter të ashpër. Mësymja vazhdonte me reparte e nënreparte të vogla me drejtime . Kjo mënyre luftimi ju siguroi forcave sovjetike temp të lartë mësymjeje për në qendër të Berlinit. Peshën kryesore të luftimeve e mbajtën detashmentet e sulmit të përforcuar me tanke, xhenier, artileri kundërtanke dhe flakhedhësa. Të gjitha këto mundësuan kushte lehtësuese për forcat sovjetike për asgjësimin e armikut brenda në qytet. Luftimet në Berlin u zhvilluan shumë të ashpra, ditën e natë pandërprere, ditën luftonin forcat e skalionit të parë, natën futeshin në luftim forca e skalionit të dytë. Ja si thotë Zhukovi :- “ Çdo sulm i këmbësorisë dhe i tankeve shoqërohej me goditje masive të artilerisë dhe aviacionit, në të gjithë sektorët e frontit 11 mijë topa të kalibrave të ndryshëm hapnin zjarr njëkohësisht  në një hark kohor të caktuar.”1) Si rrjedhojë e goditje drejtqëndrore, grupimi gjerman u copëtua në tre pjesë. Më 27 prill u pykëzuan në thellësi në qendër të Berlinit.  Të gjitha përpjekjet e komandës gjermanë për të ndihmuar garnizonin  e Berlinit dështuan. Më 29 prill forcat sovjetik filluan sulmin për Rajhstagun dhe më 30 prill e pushtuan atë. Ja si thotë Zhukovi :-“ Në orën 21 e 50 minuta të 30 prillit rreshteri M. A. Jegorov dhe rreshteri i ri M. V. Kantarija, morën flamurin e kuq që  u dorëzoi Këshilli Ushtarak i armatës dhe vendosën në kupolën kryesore të Rajshtagut.” Grupimi gjerman u nda në disa pjesë dhe humbën lidhjet me njeri tjetrin. Më 2 maj komanda gjermane njoftoi kapitullimin e garnizonit të Berlinit.  Marrja e Berlinit shënoi njëkohësisht edhe disfatën e plotë ushtarake të Gjermanisë hitleriane. Pas pushtimit  të Berlinit forcat e F1 bjellorus, dolën në brigjet e lumit Elba.  Lufta për Berlinin ishte për jetë a vdekje. Më në fund, kryesorja, për hir të së drejtës, që populli sovjetik vuajti aq shumë, ishte shpartallimi i plotë i Gjermanisë naziste, ishte triumfi i çështjes së drejt të popullit sovjetik  për çlirimin e vendit të tij.

BASHKIM    QELI, studiues