Shkrumbohet makina gjatë natës në Vlorë, dyshimet e para

53

Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në një njoftim për mediat Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Më tej mësohet se zjarrvënia dyshohet e qëllimshme dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Makina është djegur në lagjen “10 Korriku”, pranë ish-shkollës së marinës, ka marrë flakë automjeti i parkuar tip BMË në pronësi të shtetases B.B, i cili është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme”, shkruan Policia në njoftim.