Në histori çdo ngjarje apo figurë, duhet gjykuar dhe vlerësuar mbi bazën e kriterit Kombëtarë, sa dhe si kontriboi e ndihmoi ai me veprimtarinë e vet në realizimin e interesave Kombëtare, në përparimin e zhvillimin e vendit e popullit. Jashtë këtij vështrimi nuk ka e s’mund të ketë objektivitet e vërtetësi historike.
Gjykuar e vlerësuar në bazë të këtyre parimeve Kombëtare, figura dhe vepra e Kristaq Capos përbëjnë një faqe lavdie në historinë e LANÇ, ndaj hynë dhe mbetet në historinë e kujtesën Kombëtare Shqiptare, si pjesë përbërëse e krenarisë dhe vetëdijes Kombëtare. Kristaq Capo i përket atij brezi intelektualësh madje elitarë në themel të karakterit, bindjeve, kishte të rrënjosur idealin Kombëtarë dhe punonte për realizimin e tij. Pikërisht kjo është arsyeja që e bëri atë një nga figurat më të rëndësishme të LANÇ të Qarkut të Beratit , ku në saj të vendosmërisë dhe karakterit të palëkundur ai fitoi besimin, respektin e simpatinë e bashkëqytetarëve të vet, të cilët i dhanë vendin e liderit e të drejtuesit të luftës së tyre.
Kush ishte Kristaq Capo
Lindi më 17 qershor 1911 në lagjen Kala të Qytetit të Beratit, nga një familje patriotike e ardhur në Berat më 1856 nga qyteti Mecova e Sulit. Ngaqë i jati i vdiq herët për rritjen dhe edukimin e Kristaqit u kujdes e ëma Fotinia si dhe kushëriri Thoma Capo, ruajtësi i kodikëve, që e nisi Kristaqin për studime në Korfuz. Në pushimet e verës kur erdhi mori një të ftohtë dhe e jëma nuk e lejoi të shkonte, por e regjistroi në shkollën e H.Fultz, të cilën e mbaroi me rezultate shumë të mira. Mbasi nuk po gjente punë u regjistrua në kursin 1 vjeçar në Elbasan. I zellshëm, nxënës me interesa të gjera, përvetësoi dhe disa gjuhë të huaja. Më 26 prill 1931 caktohet mësues në Pustec e pastaj në Pojan të Korçës, në Shulin, në Kuç, Belortaj etj…
Kalvari i transferimeve vazhdon gjatë në gjithë zonat e shqipërisë Jugë-Lindore, në Tomoricë, Skrapar-Përmet, Tepelenë-Gjirokastër dhe më në fund në Kalanë e Beratit. Në 16 fshatra për 12 vjet si arsimtar.
Në Korçë ai ra në kontakt me inspektorin e arsimit Myftar Spaho, që aderonte në grupin Komunist të Korçës, i cili u lidh dhe bashkëpunonte me të. Aty u brymos me idetë përparimtare, të cilat i përhapi kudo ku punoi.
Nga sa kujtojnë bashkëkohësit e tij, ai mbante lidhje me Jordan Misjen, Mustafa Metohitin, Themo Vasin, Memo Metën, Ali Demin e intelektualë të tjerë që asokohe punonin e jetonin në zonën afër tij.
Por le të kthehemi në periudhën e Luftës LANÇ veçanërisht kur Kristaqi transferohet në Kalanë e Beratit si arsimtarë. Aktivitetin e tij revolucionar ai e zhvilloi jo vetëm në qytetin e Beratit, por në gjithë qarkun. Më 4 shkurt të 1942 krijohet e para celulë partie, ku shumë shpejt Kristaqi mori drejtimin e saj, kjo celulë zhvilloi një aktivitet jo vetëm brenda në qytet, por dhe në gjithë qarkun! Ajo ngriti njësitë guerile që të merrnin gjak në vetull. Këtë njësi e drejtonte vet Kristaqi. Aksionet më të bujshme edhe në shkallë vendi ishin, rëmbimi i skaptilografit, nga zyra e fashos (tregon Nusret Meqemeja) dhe pjesë- pjesë u çua në bodrumin e Kristaq Capos në Kola. Ishte një organizim i përkryer kjo ndodhi më 20 dhjetor 1942.
Organizimi i demostratës më të madhe që kishte pas Berati më 28 Nëntor 1942 me një pjesëmarrje të paparë. Rrëmbimi i armëve nga depot e Uznovës. Vënia e zjarrit parrullës në malin e Goricës me drita “Duçe kemi me fitue” e realizuar nga vetë Kristaqi dhe Andre Shyti më 27 tetor 1942.
Eleminimi i drejtorit të Bankës “Di –Napoli “ Primo Mekini Zv drejtor i SIMIT – Italian për Shqipërinë e Jugut. Detyrën e për ta mbajtur 4 minuta më tepër si nxënësi i Kristaqit në Pojan të Korçës, që punonte në këtë Bankë. Atentati u krye nga Tafil Skëndo i veshur si oficer italian në zyrën e drejtorit më 15 maj ora 12 :05 të vitit 1943.
Është e çuditshme se si Kristaqi, për t’u lidhur më tepër me familjet beratase, mësoi nga Doktor Kol Dyshniku i afërmi i tij, përdorimin e inxheksioneve. Në Kala krijoi me përgjegjëse Goni Çakaresten robaqepsi një ambjent ku vajzat e Kalasë mësonin se si të përvetësonin zanatin si dhe me to zhvillohesh punë agjitative, disa prej tyre dolën edhe partizane.
Si pas porosisë së Komitetit Qëndrorë më 20 mars të vitit 1943 u krijua Organizata e Informacionit. Ndërsa në Berat zyra e Informacionit ku si përgjegjës u ngarkua Sekretari Organizativ Kristaq Capo, i cili me anën e grupeve informative grumbullonte të dhëna mbi armikun, zbulonte dhe asgjësonte spiunët, që ishin vënë në shërbim të Okupatorit etj…
Shtëpia e Capove ishte nga baza e parë ku Qarkori provizor do të bënte mbledhjen e tij të parë. Ajo ka pritur e strehuar për një kohë të gjatë të deleguarin e K.Qëndror Gjin Markun, Alqi Kondin, Nako Spiron, Hajdar Dushin, Spiro Bakallin, Xhoxhi Robon, Ramiz Alinë 14 ditë, Kareman Yllin, Ramiz Aranitasin, Sotir Manushin e shumë e shumë të tjerë…
Po këtu Kristaqi pas një stazhi prej 5 muajsh më 24.12. 1942 do të pranonte në parti 3 vajza trimëresha si Margarita Tutulani, Argjiro Leka, Urani Mullisi (Kudraz).
Mbas vrasjes së drejtorit të bankës, në Berat filluan arrestime të shumta. Kristaqi lajmëroi disa nga shokët dhe shoqet për një mbledhje në afërsi të Bogës dhe prej aty do të hidheshin në rresht partizane në Skrapar. Por çndodhi duke pritur përgjegjësen e gruas Dituri Protopapën, e lajmëruar dhe ajo nuk po vinte, dërgon me një biçikletë Ramiz Alinë për ta marrë. Nuk kaloi as 50 minuta dhe Ramizi, nuk po dukesh, Kristaqi vendosi të nisej edhe pa ata të dy.
Në këtë kohë u dukën dy motor çikleta dhe një makinë me ushtar italian. Ata bënë rrethimin dhe në përpjekje u kapën, armë nuk kishin dhe u përleshën me ta trup më trup. Mbas arrestimit i çuan në burgun e Beratit dhe mbas disa orëve i nisën në Porto-Romano në Durrës.
Mbas torturash çnjerëzore më 2 Korrik të 1943 katër prej tyre i pushkatuan pranë murit të Kalasë së Tepelenës. Kristaqi dhe shokët e tij nuk u gjunjëzuan, por me zërin kumbues thirri Rroftë Shqipëria e lirë, poshtë bisha fashiste, ne do fitojmë.
I pavdekshëm kujtimi i tyre
Pasardhës Veteran
Jani Capo