Zvicër/ Motoçiklisti ‘fluturon’ me 146 km/h

394
Sigal

Policia kantonale në Aargau pas një kontrolli në rrugë konstatoi një “çmenduri” të vërtetë në rrugët e Zvicrës.

Në Würenlingerstrasse, pranë Tegerfelden, ku shpejtësia maksimale është 80 km/h, një i ri 21-vjeçar po udhëtonte me motor me 146 km/h duke kaluar shpejtësinë e lejuar me 66 km/h.

Autoritetet zvicerane morën masa të rrepta ndaj motoçiklistit duke i bllokuar të riut përkohësisht patentën e qarkullimit, ndërsa po pyetet për veprimin e kryer.