Zonja e parë e Ukrainës: Rusët po përpiqen të na asgjësojnë plotësisht

138
Sigal

Zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska duke folur rreth luftës së vazhdueshme në vendin e saj tha ditën e sotme se forcat ruse donin të kryenin gjenocid dhe asgjësonin ukrainasit.

Zelenska tha se veprimet e forcave të Kremlinit në Ukrainë çuan drejtpërdrejt në përfundimin se Rusia po përpiqej të shkatërronte vendin.

“Ajo që trupat ruse po bëjnë në Ukrainë çon drejtpërdrejt në përfundimin se rusët po përpiqen të asgjësojnë plotësisht ukrainasit.

Ky është qëllimi i tyre i vërtetë, po jam e bindur se rusët duan të na shkatërrojnë. Ata duan të bëjnë gjenocid.

Dhe nuk ka rëndësi se çfarë thonë ata, sepse fjalët e tyre nuk përputhen me veprat e tyre”, tha Zelenska gjatë një intervistë për mediat polake.