Zjarr i madh në Valencia, merr flakë ndërtesa 14-katëshe (VIDEO)

22
Sigal

VALENCIA – Një zjarr i madh ka rënë në një ndërtesë 14-katëshe në qytetin e Valencias, ku disa ekipe zjarrfikësish po tentojnë që të shuajnë flakët që kanë rënë në një ndërtesë 14-katëshe.

Shërbimi i Emergjencave në Valencia njoftoi se në vendngjarje janë dërguar me dhjetëra zjarrfikëse dhe automjete të tjera ndihme. Ndërtesa ndodhet në qarkun “Campanar”. Autoritetet kanë thënë se zjarri ka rënë në katin e katërt të pallatit.

Qytetarëve iu është kërkuar që të qëndrojnë larg flakëve, pasi mund të jenë të rrezikshme për jetën e tyre. Zjarri ka djegur 5 kate të ndërtesës shumëkatëshe. Në rrjetet sociale u shpërndanë edhe pamjet e zjarrit të madh.

Autoritetet e Spanjës premtuan se do të nisin hetimet për flakët që ranë mbi ndërtesën gjigande.