I maskuar dhe me pistoletë lodër, publikohet momenti kur autori përleshet me klientin në pikën e këmbimit valutor, e godet dhe i merr paratë!

23
Sigal

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 20:10, në Kombinat, një person i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor, dhe më pas është larguar. Në pamje shihet kur autori përleshet me klientin të cilin e ka goditur me armë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Deri më tani policia ende nuk ka arritur të identifikojë autorin i cili nëpërmjet një pistolete lodër, mori shumën e parave dhe është larguar.

Në pamundësi për të identifikuar autorin, autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve duke ofruar një shpërblim prej 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.