Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë

49
Sigal

Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një person i maskuar, dhe me bluzë të kuqe me anë të kërcënimit të një arme në dorë ka marrë një shumë parash.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.