Zjarr dhe revoltë/ Franca në “karantinë” pas tre ditësh trazira! Kufizime në trafik, policia ‘blindon’ rrugët

48
Sigal

Emmanuel Macron u kthye me nxitim në Paris pas Samitit për të marrë pjesë në një takim mbi menaxhimin e krizës që ka shpërthyer në Francë dhe ciklit dramatik të dhunës dhe trazirave pothuajse në të gjithë vendin, pas vrasjes së një emigranti 17-vjeçar nga policia të martën.

Vetëm në trazirat e mbrëmshme u plagosën 250 policë, u bënë vandalizëm dhe shkatërrim dhe u arrestuan rreth 800 persona, shumica e tyre të mitur nga 14 deri në 18 vjeç.

Presidenti francez bëri thirrje për zbatimin e masave emergjente për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ditëve të mëparshme, ndërsa qeveria e Bourne po përgatitet të vendosë policinë e blinduar në rrugët e qyteteve të mëdha për të kufizuar aksionin e protestuesve.

Tregues i zemërimit popullor është se qyteti Denin në kufirin francez me Belgjikën është shkatërruar tre të katërtat, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Qeveria franceze u kërkoi sot prefektëve dhe guvernatorëve rajonalë, autobusëve të transportit publik dhe tramvajeve të ndalojnë qarkullimin nëpër Francë nga ora 21:00 me orën lokale.

Më herët sot, pas dy ditësh kaosi, qyteti i Marsejës njoftoi ndalimin e tubimeve publike, ndërsa transporti publik do të ndalojë së punuari në orën 19:00.

Qeveria u kërkoi gjithashtu të gjithë të interesuarve që të “zbatojnë sistematikisht urdhrat që ndalojnë shitjen dhe transportin” e fishekzjarreve, kanaçeve të benzinës dhe produkteve të tjera të ndezshme dhe kimike.

Aktorët politikë, kryesisht nga e djathta ekstreme, kanë kërkuar që shumë zona të shpallen në gjendje të jashtëzakonshme dhe të merren masa represive, si shtetrrethimi gjatë natës.