Pas trazirave me Wagnerin, Putini rrit pagat ushtarake me 10.5%

51
Sigal

Qeveria ruse do të rrisë me 10.5% pagat e atyre që shërbejnë në ushtri duke filluar nga 1 tetori, sipas dekretit përkatës të publikuar sot në faqen e qeverisë.

Vendimi vjen disa ditë pas rebelimit të grupit mercenar Wagner, i cili për një kohë të shkurtër mori kontrollin e qytetit të Rostov- on-Don në Rusinë jugore, ndërsa njerëzit e tij marshuan drejt Moskës, për të cilin tha se i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin ishte një protestë kundër paaftësisë dhe korrupsioni që mbizotëron në radhët e oficerëve të lartë.