Zhvillimet e fundit në Veri, NATO dërgon sërish trupa shtesë në Kosovë

96
Sigal

Duket se situata në Veri të Kosovës ende vijon të jetë e tensionuar. Ditën e sotme NATO ka se në Kosovë kanë filluar të arrijnë trupat përforcuese, pasi përleshjet e dhunshme me protestuesit në Zveçan më 29 maj lanë 30 ushtarë të KFOR-it të lënduar.

“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Turqisë do ta përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO-ja.

Në këtë deklaratë thuhet se këta trupa përforcues do të qëndrojnë në Kosovë për “aq sa të ketë nevojë” dhe se edhe një batalion tjetër është vënë në gatishmëri të lartë për dislokim në Kosovë në rast nevoje.

Më 29 maj, situata është përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it.