Zhgënjimi pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale, Clinton: Doja të mos të dilja më nga shtëpia dhe vetëm të lexoja

438
Sigal

Hillary Clinton ka zbuluar
zhgënjimin e saj për humbjen në zgjedhje përballë Donald Trump në daljen e parë
të saj publike pas një jave.

Kandidatja demokrate
tha se ajo donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos
dilte më kurrë.

Por në një fjalim
gjatë një eventi për bamirësi për fëmijët ajo u kërkoi të pranishmëve të
luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

Clinton fitoi me votë
popullore por ajo u mund me votë elektorale.

“Tani do ta pranoj që
të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së
Fëmijëve.

Audienca e ngritur në
këmbë, brohoriste emrin e Hillary-t kur ajo hipi mbi podium. Ish-kandidatja
demokrate përdori zërin e saj për t’u përpjekur për të ndihmuar në ndryshim dhe
largimit të ndjenjës së zhgënjimit tek mbështetësit e saj.