“Amerikanët do mbajnë maskë deri në vitin 2022”, Fauci sqaron: Nuk dua të tremb njerëzit, por…

162
Sigal

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive, dr. Anthony Fauci, tha përsëri se amerikanët do të duhet të mbajnë maska deri në vitin 2022, dhe megjithëse mund të ketë përhapje shumë më të vogël të koronavirusit, njerëzit duhet të jenë të përgatitur për mundësinë e një tjetri shtimi  rastesh.

Këtë deklaratë Fauci e bëri të dielën, ndërsa pas reagimeve, tha sot se ky është një parashikim, duke parë të gjithë situatën.

“Kur thash se mund t’i përdorim maskat deri në vitin 2022, nuk thash se absolutisht do t’i kemi. Po them se është mjaft e mundshme që nëse shkojmë vërtet në vjeshtë dhe dimër me këtë shkallë të infektimit, pavarësisht nga fakti se shumë njerëz janë vaksinuar, ka shumë të ngjarë të jemi më mirë atëherë sesa tani, por është e mundshme që në komunitet do të ketë mjaft virus dhe kjo do të bëjë të mbajmë maska në rrethana të caktuara”,- tha ai.

“Nuk po përpiqesha të trembja njerëzit. Unë jam duke thënë se ne duhet të jemi të përgatitur”,- shtoi mjeku amerikan.