‘Zemra’ e parë artificiale miratohet për shitje në Francë

229
Sigal

Kompania franceze Carmat SA, ka marrë miratimin për zemrën e parë artificiale.

Carmat ka aplikuar për marrjen e markës CE, ekuivalente e Bashkimit Europian me miratimin që jep FDA-ja amerikane, dhjetë vjet më parë, dhe aprovimi u dha këtë javë.

Aktualisht, pajisja synon të jetë vetëm një “urë” për transplantimin e zemrës për njerëzit që kanë probleme kardiake të pakthyeshme dhe nuk synon të jetë një zemër zëvendësuese e përhershme.

Llogaritet që Carmat mund ta shesë produktin me vlerë 700 euro deri në 2030.

Lexo edhe :  Covid-21 / Konspiracionisti paralajmëron shpërthimin e një virusi të ri që do të shkaktojë….

Sipas agjencisë Bloomberg, projekti nisi në vitin 1993 ndërsa kërkimi dhe zhvillimi është kryer nga kompania e raketave Matra, e cila më pas u bë pjesë e kompanisë së prodhimit të aeroplanëve Airbus, aktualisht aksioneri më i madh i Carmat. Ka qenë kirurgu dhe shpikësi i valvulave të zemrës Alain Carpentier ai që i propozoi kompanisë franceze Jean-Luc Lagardere zhvillimin e një zemre artificiale në 1993.

Pajisja në fjalë mund të shërbejë për t’u zgjatur jetën shumë njerëzve që vuajnë nga insuficienca e zemrës në fazën përfundimtare, fazë në të cilën nuk u përgjigjet trajtimeve mjekësore.

Lexo edhe :  Paralajmërimi i konspiracionistit : Kujdes me vaksinat / 90% e moshave mbi 65 vjeç që vaksinohen do të vdesin

Aktualisht ka miliona pacientë që janë në këtë gjendje dhe vdesin për shkak se ka një numër të vogël të dhuruesve të zemrës.