Zelensky para parlamentit norvegjez: Evropa duhet të mbyllë portet për anijet ruse

Norvegjia dhe pjesa tjetër e Evropës duhet të mbyllin portet e tyre për anijet ruse, i tha presidenti ukrainas parlamentit norvegjez.

“Bashkimi Evropian, dhe unë shpresoj se Norvegjia, duhet të vendosë ndalimin e anijeve ruse për të përdorur portet evropiane për momentin, ndërkohë që ato po bllokojnë portet tona,” u tha Zelenskyy ligjvënësve përmes lidhjes video nga Ukraina.

Sigal

Ai shtoi se Ukraina dhe Norvegjia, furnizuesi i dytë më i madh i Evropës me gaz pas Rusisë, kishin filluar bisedimet për furnizimin me pesë miliardë metra kub gaz për dimrin e ardhshëm.

“Ju mund të jepni një kontribut vendimtar për sigurinë energjetike të Evropës duke ofruar burimet e nevojshme si për vendet e Bashkimit Evropian ashtu edhe për Ukrainën,” tha ai.