Zëdhënësi i Pentagonit: Trupat ruse janë shumë afër qendrës së Mariupol, synojnë civilët

200
Sigal

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, thotë se forcat ushtarake ruse janë shumë, shumë afër me qendrën e qytetit të Mariupolit të sulmuar nga ajri.

Në një konferencë për gazetarët në Pentagon, Kirby akuzoi Rusinë se synon civilët, ndërtesat e banimit dhe spitalet.

Kirby tha gjithashtu se në “një moment të përshtatshëm” SHBA do të shqyrtojë mësimet e nxjerra nga lufta dhe rolin e tyre në mbështetjen e forcave ukrainase.

“Shtetet e Bashkuara do të hedhin një vështrim në atë që kemi mësuar duke parë se si Rusia ka vepruar keq dhe se si kanë performuar ukrainasit.

Ne të gjithë duam të mësojmë nga gjërat siç i shohim dhe do të mësojmë nga sjelljet tona këtu, përpjekjet tona për të ndihmuar Ukrainën do vazhdojnë.”-tha ai.