Paralajmërim nga autoritetet tajlandeze: ‘Në ujë po qarkullon një virus vdekjeprurës’

501
Sigal

Zyrtarët e shëndetësisë në Tajlandë kanë lëshuar një paralajmërim për leptospirozën, e cila mund të shkaktojë një sëmundje vdekjeprurëse përmes të cilës njerëzit mund të kolliten duke vjellë gjak dhe më pas të gjejnë vdekjen e menjëhershme.

Pushuesit britanikë janë paralajmëruar rreth një bakteri vdekjeprurëse në formë kaçile që po përhapet në të gjithë Tajlandën, gjë që mund të shkaktojë këtë sëmundje e cila mund të marrë edhe jetën e një njeriu, shkruan, Mirror.

Zyrtarët Tajlandezë kanë dëgjuar për këta krimba se jetojnë në vende të lagështa kryesisht në ujë, e pellgje dhe mund të hyjnë lehtësisht në trupin e njeriut.

Besohet se virusi përhapet përmes urinës së kafshëve dhe po dëshmohet të jetë veçanërisht i rrezikshëm gjatë sezonit aktual të shiut në Tajlandë.

Turistëve iu është kërkuar të kenë kujdes dhe të mos ecin zbathur në rrugë.