Zbulohet një varr masiv në Serbi, me shqiptarë të vrarë gjatë luftës

221
Sigal

Mbetjet njerëzore që besohet të jenë trupat e dhjetëra shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës 1998-99 në Kosovë janë gjetur brenda Serbisë. Më shumë se dy dekada pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, kërkimi për viktimat mbetet një pengesë kryesore për përmirësimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas kreut të Komisionit të Serbisë për Personat e Zhdukur, Veljko Odalovic, mendohet se mund të jenë rreth 17 trupa. Më shumë se 13,000 njerëz besohet të kenë vdekur gjatë luftës në Kosovë. Luftimet përfunduan në 1999 pas sulmeve ajrore të NATO-s kundër Jugosllavisë.

Shumica e viktimave ishin shqiptarë etnikë dhe ende janë qindra të zhdukur. Ky është varri masiv më i madh nga lufta i gjetur deri më tani, me trupat e më shumë se 800 shqiptarëve të Kosovës, u gjet në 2001 në një kompleks policie afër Beogradit.