Zbulohen në Finlandë rastet e para të kovidit mutant

229
Sigal

Finlanda është bërë e fundit pas një vargu të gjatë vendesh që kanë zbuluar llojet e reja mutante të variantit Covid-19, pasi autoritetet finlandeze raportuan dy individë të testuar pozitivë për variantin VUI-202012/01 të parë të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa një person tjetër u gjet të ketë kontraktuar variantin më të rrallë të Afrikës së Jugut. Dy pacientët e parë u zbuluan se kishin udhëtuar kohët e fundit në MB, por mbetet e paqartë se ku u mor lloji afrikan.

Lajmi vjen në të njëjtën ditë, 28 Dhjetor, se Koreja e Jugut njoftoi tre raste të variantit të ri Covid-19, që mendohet të jenë deri në 70 përqind më infektuese sesa lloji origjinal i virusit. Zyrtarët konfirmuan se mutacioni i ri u soll nga tre persona që udhëtuan nga Londra më 22 dhjetor.

Pas lajmit, autoritetet finlandeze kanë kërkuar që kushdo që ka udhëtuar nga Britania që nga 7 dhjetori të testohet për koronavirus sa më shpejt të jetë e mundur.