Kursimi i energjisë në ndriçimin urban / Hapet tenderi për vendosjen e standardeve

404
Sigal

Agjencia për Eficencën e Energjisë synon përmirësimin e eficencës dhe reduktimin e konsumit të energjisë, në ndriçimin urban dhe rrugor në të gjithë vendin. Ky dikaster ka hapur një tender me vlerë 12.5 mln lekë me qëllim realizmin e studimit mbi standardet e ndriçimit urban dhe rrugor, në funksion edhe të plotësimit të kushteve të paketës Klima – Energjia 20/20/20 të Bashkimit Europian, që kërkon reduktimin e konsumit dhe efikasitetit të energjisë. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit publik, Agjencia e Eficencës i referohet një studimi të fundit të kryer nga Komisioni Europian, i cili ka treguar se rreth 30% deri në 50% të energjisë elektrike të përdorur për ndriçim mund të kursehet duke investuar në sisteme të ndriçimit me eficencë të lartë të energjisë. Po ashtu, theksohet se në shumë raste, investime të tilla nuk janë vetëm fitimprurëse dhe të qëndrueshme, por gjithashtu përmirësojnë cilësinë e ndriçimit.

Megjithatë, në dokumente thuhet se ndriçimi urban është një çështje e përbërë nga disa aspekte të ekuilibruara: standardet, kërkesat minimale, vlerësimi i qytetit, struktura dhe përbërja e mjedisit urban dhe rikualifikimi i hapësirave urbane. Për këto arsye, është i nevojshëm studimi i standardeve, normave dhe praktikave më të mira europiane, në mënyrë që për të gjitha projektet dhe zbatimet e punimeve që kanë lidhje me ndriçimin në rrugët kombëtare, ato në zonat e urbanizuara si dhe në ndriçimin urban të qyteteve, t’i përmbahet dhe të zbatojë këto norma, për një ndriçim eficent dhe me sa më pak ndotje dhe emetime të CO2.

Presidenti Meta: Çështja e Detit? Askush mos guxojë të shkelë Kushtetutën dhe autoritetin e deleguar nga populli