Zbrazën automatikun drejt policisë, arrestohen 5 vëllezërit shqiptarë

86
Sigal

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur një ditë më parë në Prishtinë, ku 5 vëllezër kanë qëlluar me armë drejt Policisë.

Kjo e fundit ka dalë me një njoftim zyrtar, ku ka sqaruar dinamikën e ngjarjes, dhe ka bërë me dije se 5 vëllezëit kanë rënë në pranga.

Polica njofton se mbërriti në shtëpinë e pesë vëllezërve, të cilëve nuk u bëhet i ditur identiteti, pas disa raportimeve se në shtëpinë e këtyre të fundit po kryhej një vjedhje dhe ka patur të shtëna me armë.

Më pas, ata kanë qëlluar drejt forcave policore për arsye të paqarta, shkruajnë mediet kosovare.

Sipas njoftimit të Policisë së Prishtinës, në vendngjarje u konfiskuan dy armë automatike tip ‘AK-47, një mitraloz dhe 71 copë fishekë.

Më tej, me vendim të prokurorit, policia ka kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

‘Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë të dyshuar vëllezër nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja’, bën me dije policia.