Lecce e Spezia e mbyllin në “paqe”, barazimi “përjashton” nga Serie A skuadrën e Cremonese

86
Sigal

Gjithçka është mbyllur në barazimin e bardhë 0 me 0, në sfidën e orës 12:30, të javës së 36-të të Kampionatit italian të Serie A, mes Lecce e Spezia, sfidë që rezultoi të ishte “fatale” për një ekip tjetër të elitës italiane.

Pika e siguruar në këtë ndeshje i dha përfundimisht “goditjen e fundit” skuadrës së Cremonese, e cila nga sezoni e ardhshëm do të rikthehet në Kategorinë e Dytë të futbollit italian e njohur ndryshe si Serie B.

Cremonese ka arritur të grumbullojë deri në këtë pikë të sezonit vetëm 24 pikë, 7 më pak se Spezia dhe 9 më pak se skuadra e Lecce, e teksa kanë mbetur vetëm 2 javë nga mbarimi në mënyrë zyrtare të Serie A, “matematika” ia mohon skuadrës nga jugut i Italisë “mbijetesën”.