Xhema tregon për kohën kur punonte për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës

150
Sigal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në zyrën e tij shqiptaro-amerikanin Xhim Xhema, të cilin e ka falënderuar për gjithë kontributin e tij për çështjen e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Rama tha se Xhim Xhema është shqiptar i madh i cili punoi ndër vite për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

‘‘Ne e kemi nderuar duke e vendosur emrin e njërës nga rrugët kryesore të Prishtinës, me emrin e Xhim Xhema”.

Ndërsa Xhema tregoi kohën kur punonte për ta sensibilizuar çështjen e Kosovës, ku kishte takuar ish-senatorin Bob Doll, i cili e kishte pyetur, çka dëshiron të bëjë për ju.

Sipas Xhemës kërkesa e tij ishte që Kosova duhet të çlirohet.

Xhema tha se këta ia premtoi senatori Doll, që kur u çlirua Kosova, senatori amerikan i kishte thënë në shqip, “Kosova Republikë”, tha Xhema.